Te “313” ke Shullazin, do takoheni pa u fshehur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Te “313” ke Shullazin, do takoheni pa u fshehur

09:32 | 20/10/2017
në Uncategorized
0

Nga Flamur Vezaj 

Qaj mo qaj se ke punuar për këtë ditë!
Kur i mbushi syt me lot, ngela për një moment. Fërkova sytë se thashë mos lotoj edhe unë apo nuk po shoh mirë e më bëjnë sytë sikur ti po lotoje! Po jo ishe ti, po po ishe ai ish-ministri qe i bëri “zap” krimit!

Ai ish-ministri trup vogël me kostume firmato (që e ndërronte në çdo dalje për media dhe ndërkohë nuk kishte lekë për të pagu gjobën) që ecte mes policëve trima e trup mëdhenj e sidomos në ato konferencat ku në sfond kishte trupat RENEA apo ata të FNSH-së, e që lëshonte hingëllima kundër shkelësve të ligjit duke i kërcënuar se do i bënte namin, çfarë stonimiiii!

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

M’u kujtua ai ish-ministri, i cili që në ditën e parë, hoqi me një të rënë të lapsit 32 drejtues policie duke i cilësuar të paaftë apo edhe njerëz politike dhe në asnjë moment nuk i mendoi FËMIJET e atyre se si ndiheshin që babin ua nxori në rrugë! M’u kujtua Zagani që qëndroi në burg dhe bashkë me vajzat u detyrua të ikte nga sytë këmbët!

Para syve më dolën agjentët e operacionales së Policisë së Shtetit që i përdori sipas dëshirës duke i përndjekë e vëzhgu me orë të tëra deputetë, e në veçanti ata të LSI-së, zyrtarë të ndryshëm apo edhe ndaj vartësve të tij që nuk ka lënë provokim pa u bërë! M’u kujtua ai inxhinieri IT-së që nuk kishte lënë njeri pa përgjuar me lejen e “shefit” dhe që bënte shoë me trëndafila nëpër Gjykatë!

Mu kujtua ai ish-ministri që me një sms në ËhatsApp të shkarkonte e gradonte në detyrë në Polici por edhe si roje të parcelave të hashashit! Mu kujtuan ata prokurorët e gjyqtarët që nuk linte konferencë për media pa i përgojuar e deri te dërgimi i fletërrufeve tek Presidenti!

Mu kujtua ai ish-ministri me kapele NY e bluzë FBI që u bënte guidë deputetëve nëpër parcelat e hashashit duke “kontrolluar” edhe cilesinë e saj pas kamerave, ai ish-ministri që shikonte median dhe kritikuesit e tij si njerez që ia donin të keqen këtij vendi dhe nuk la status FB pa lexuar e ankuar te pronarët ku punonin ata gazetarë….e shumë kujtime të tjera e sidomos ajo parullla e falenderimit në ikje për veshjen me uniforma të falme.

U zhgënjeva për të 10000-tën herë me ty, se edhe duke u mbytur me varkën tënde të bërë shoshë nga “plumbat” e armiqve të tu, ti nxore luanin nga gjoksi dhe fillove të qaje! Po pse qan mo se edhe në paraburgim do kesh shokë të mirë që i njeh prej vitesh!

Po të derguan te “302” ke ish-kolegun Mark Frroku dhe do të respektojë se është nga veriu dhe ia do zakoni të trajtojë mirë!

Po të dërguan te “313” nuk do të mungojë asgjë, ke Emiljano Shullazin aty që i ka të gjitha e do ndihesh rehat. Pastaj nuk thua shyqyr, të erdhi dita perseri që të flasësh me atë pa u fshehur fare se boll u takuat cepave e flisje me telefonin e “tjerëve” që mbaje në makinë!
Kështu që mos qaj, provoje edhe ti njëherë burgun që të kujtosh kohën kur blije cigare me copa dhe haje fara në cep të pallateve të lagjes.

Pastaj ku i dihet se ndoshta burgu të merr për të mirë si dikur Fatos Nanon e bëhesh kryeministër! Ore, ty po nuk ta mbajti fare dhe nuk e duron burgun ke edhe një mundësi tjeter, se ai ligji që ke votu edhe ti në Kuvend (që s’e ke lexuar atë kohë e do e mësosh tani) ka një pike ku thotë se “mund të bashkëpunosh” e të nxjerrësh shokët.

Se ne e dimë që ti vetëm s’i ke bërë të gjitha, ti kishe një garanci nga Kryeministri jot që të hodhi si leckë, se nuk je aq trim ti bëje pa lejen e tij! Po ai është mësuar me ia hedh fajin të tjëreve sepse ai nuk dinte se çfarë bëje ti me kushërinjtë që njëherë i mohon e njëherë i pohon, se ishte i zënë me komentet në FB dhe nuk ka përgjegjësi ai për ministrat. Por ti po fole, ndoshta edhe reflekton ai dhe i thotë A.Llallës të të lërë rehat përsëri.

Se Llalla nuk ndez vetë asnjëherë, se ka vite që i janë lagur kandelat! Pastaj ti me Llallen sikur ishit shokë e drekonit shpesh apo italianët ia plasën bombën në dorë atij e nuk të mbante më se boll dy vjet u bënë! Per dy vjet ke marrë mjaft “dhurata” nga Habilajt e ke lekë për të pagu shpenzimet e gjyqit! Ore se tani u kujtova, ai ish-shefi jot tha të bëhet drejtësia, po nga kush mo nga ata që ju keni 4 vjet që i shani dhe çuditërisht tani po i besoni! Hajde rrumpallë hajde. Gjithsesi mos u mërzit se ditë të mira do të vijnë edhe për ty.

Etiketa: burgeedi ramafëmijëtFNSHiljano shullaziRENEASaimir Tahiri

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Shikimi që tronditi botën dhe i dha fotografit çmimin Pulitzer, mësoni historinë e vajzës

Shikimi që tronditi botën dhe i dha fotografit çmimin Pulitzer, mësoni historinë e vajzës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com