Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Taulant Xhaka: Nuk do ja kursejë shkelmat Granitit

Nga 27-shi 0

Taulant Xhaka nuk do ta kursejë të vëllain, Granitin, kur të përballet me të në ndeshjen e Europianit me Zvicrën.

Por, sipas Taulantit Graniti ka për të kënduar himnin kombëtar, sepse atë e ka mësuar qysh i vogël në familje.

DITA E KATERT E STERVITJES SE KOMBETARES - Sokol Cikalleshi, gjate nje seance stervitore, prane fshatit Bad Waltersdorf ne Austri, ku eshte vendosur ekipi Kombetar Shqiptar i futbollit, i akomoduar ne resortin Thermal & Golf Hotel Bad Waltersdorf, per fazen pergatitore per Euro 2016 qe do te zhvillohen ne France.	/r/n/r/nALBANIAN PLAYERS IN TRAINING SESSION - Sokol Cikalleshi, during a training session, near the village Bad Waltersdorf, where the Albanian National Soccer team is accommodated at the resort, Thermal & Golf Hotel Bad Waltersdorf in Austria during the preparations for the France Euro 2016.

“Himni? Babai im ma ka mësuar. Gjithashtu e kam mësuar në shkollën shqipe për 4 vjet. Himnin e dimë të gjithë si familje, edhe Graniti. Graniti brenda vetes do ta këndojë himnin? Besoj që edhe Graniti përpara ndeshjes do ta këndojë himnin shqiptar brenda vetes. Ai ka gjak shqiptari”, ka thënë Taulant Xhaka.

Një tjetër lajm i mirë vjen nga Kombëtarja shqiptare. Portierët e saj, Berisha, Shehi dhe Hoxha janë në formë të shkëlqyer, ndaj të paktën flemë të qetë që rojtarët tanë i kanë shtrënguar saraçineskat e portës tonë.

Ndërkohë, seancat stërvitore vazhdojnë me intesitet, kurse Memushaj e ka braktisur për pak Kombëtaren. Vlonjati është rikthyer në Pescara, ku skuadra e tij luan ndeshjet e play off për të kaluar në Serinë A.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej