Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Skënderbeu, nën hetim se po “tmerron” Europën

Nga 27-shi 0

Drejtuesit e Skënderbeut duhet të bëjnë shumë më tepër për të hedhur poshtë akuzat e UEFA-s, institucionit që drejton futbollin në Kontinent dhe që ka hapur një hetim për trukim të mundshëm të disa ndeshjeve, kryesisht ato të Europa League. Ndërkohë që presidenti Takaj po vazhdon të kujdeset për të mbajtur të pacënuar brenda vendit reputacionit e kampionit të Shqipërisë, madje duke bërë publike edhe letra kortezie, si ajo e presidentit të ri të FIFA-s, Xhani Infantino, me rastin e shpalljes së skuadrës gjashtë herë kampione e një vendi. Por numri 1 i klubit korçar e ka shfrenuar fantazinë, kur ka deklaruar (me ironi, ose kështu e ka ndjerë), që klubi i tij po sulmohet pasi është bërë shumë i madh.

SKENDERBEU KAMPION I SHQIPERISE - /r/n/r/nSKENDERBEU CHAMPION OF ALBANIA -

Hetimin për rezultate të paracaktuara e ka hapur UEFA dhe nëse Skënderbeu është bërë rrezik potencial për Realin, Barcelonën, Bajernin, apo Juven, atëherë Takaj ka shumë të drejtë të ndjehet i persekutuar. Ndërsa në seancën dëgjimore në Zvicër, presidenti i Skënderbeut ka thënë se ndjehet i pastër dhe gjithçka po bëhet për të njollosur klubin e TIJ, madje me prova që nuk janë të faktuara. Dhe në fund gjithçka e ka cilësuar qesharake. Por tani duhet të pritet vendimi final dhe pas vlerësimit të provave dhe fjalës emocionuese të Takajt do të vendosë një institucion që herë-herë edhe të mëdhenjtë e vërtetë i ul me këmbë në tokë.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej