• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Taulant Balla, “yesman”-i kryetarëve të PS

18:15 | 20/03/2016
në Shqiperi
4
Kryetari i PS Edi Rama dhe deputeti Taulant Balla gjate Asamblese se Kombetare te Partise Socialiste, ku eshte diskutuar rreth punes se qeverisjes se majte ne keto dy vite./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during the National Assembly of the Socialist Party.

Kryetari i PS Edi Rama dhe deputeti Taulant Balla gjate Asamblese se Kombetare te Partise Socialiste, ku eshte diskutuar rreth punes se qeverisjes se majte ne keto dy vite./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during the National Assembly of the Socialist Party.

Nga mbajtës i dosjes së Nanos tek i plotfuqishmi i Rilindjes

Të ngjisësh shkallët e karrierës në politikë është e vështirë, ndonjëherë është çështje prejardhjeje familjare, ndonjëherë çështje lidhjesh të forta dhe ndonjëherë ka të bëjë me aftësitë për të shfrytëzuar mundësinë, për t’u përshtatur dhe për të shërbyer atyre që duhet dhe kur duhet.

Lexo edhe

Policët e rrëmbyer në Kosovë dërgohen në Beograd/ Ja çfarë raporton gazetari –

Garancia për Edi Ramën, Vuçiçin dhe Sorosin është Trepça e Kosovës! –

Skandali, zbulohen lidhjet mes Amant Josifit dhe Olsi Ramës –

 

tao nano parlamentKy i fundit është rasti tipik i ngjitjes në karrierë të Taulant Ballës, një të riu që sapo kishte mbaruar studimet në Rumani dhe jetonte në shtëpi me qira me djem të tjerë në Tiranë, në përpjekje për të ndërtuar jetën në kryeqytet.

Gjetja e punës në nivel dytësor në selinë e Partisë Socialiste do të ishte për çudi përpjekja më e madhe që ai bëri, pasi falë kësaj pune që shumë të rinj mund ta kishin refuzuar, ai u ngrit me shpejtësi deri në majën e kupolës së pushtetit, i bindur, punëtor dhe “yesman”. Taulanti ra drejt e në sy të shefit të tij, në atë kohë Fatmir Xhafa që drejtonte zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë në PS, i cili ia rekomandoi “të riun e shkathët” mikut të tij Arben Malaj, në atë kohë ministër.

RAMA PAS TAKIMIT ME METEN - /r/n/r/nRAMA AFTER THE MEETING WITH META -

Por, pa kaluar as disa muaj dhe fjala për të do t’i shkonte në vesh Fatos Nanos, kryeministër, i cili e mori në stafin e tij, për t’u bërë më tej deputet dhe për t’u ndarë nga hija e Nanos…jo drejt lirisë, por në një hije tjetër, atë të Edi Ramës.

Në 2009  Rama i dha Librazhdin, një bastion i palëkundur i socialistëve në vite. Dy vjet më pas, në 2011 Taulanti humbi Bashkinë e Librazhdit. Ishte i vetmi deputet që nuk u ndëshkua nga rezultatet negative në zgjedhje. Në 2013-n kandidoi në vendet e para të Qarkut Elbasan dhe pas pushtetit mori rolin e “Komisionerit të Punësimit”. Rol për të cilin ka shumë thashetheme apo thënë ndryshe legjenda urbane sikur Taulanti përfiton miliona lekë duke shitur vendet e punës në emër të Rilindjes. Fakt është që ai në publik mbahet për sqimën në të veshur me luks dhe bën jetë të shtrenjtë.

Deputeti i PS, Taulant Balla, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ligjin per dekriminalizimin, i cili pritet te miratohet diten e sotme. /r/n/r/nLawmaker, Taulant Balla, during a parliamentary session.

Shpesh është bërë objekt sulmesh të ashpra nga qytetarët në rrjete sociale. Janë shfaqur në media por kryesisht në rrjetet sociale, fotografi ku tregohen aksesorë të shtëpive të mëdha të modës. Në fund të fundit, Taulant Balla është vetëm një deputet dhe si i tillë ka një pagë mujore modeste.  Jo vetëm Taulanti shfaqet me këtë luks, por edhe deputetë të tjerë të Kuvendit, apo ministra e zyrtarë të tjerë.

Sot, Taulant Balla, është zëri i PS-së në Kuvend, në grupin parlamentar, në emisione televizive. Eshtë kthyer në një farë “padroni” i zonës së Librazhdit e Elbasanit si i ngjashmi i tij në Jug, Koço Kokëdhima.

Balla është vetëm deputet i zonës, ai është edhe kryetar Bashkie, edhe kryetar dege i partisë, edhe drejtor drejtorie, që vendos kush dhe ku do të punësohet, edhe shef i klubit të futbollit, të cilit ja bëri uniformat mavi.

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Taulant Balla, duke dale nga selia e Partise Socialiste, pas nje takimi me aleatet, ku kane diskutuar ne lidhje me koalicionet e mundshme per zgjedhjet locale te 21 qershorit./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Taulant Balla, after a meeting with allies, in which they discussed about possible coalitions for the local elections of 21 June.

Taulanti është sot ai që del në anën tjetër të llogores, kur flet Ben Blushi. Jo, sepse Taulant Balla përfaqëson ndonjë histori, grup apo vlera brenda Partisë Socialiste (nëse ai nesër s’do të jetë më deputet askush nuk do të kujtohet për të), por sepse është i gatshmi i përhershëm për t’u bërë masha e shefit të radhës dhe për kapur thëngjinjtë, me të cilët Rama do të godasë kundërshtarët.

Ndoshta Rama do të preferonte që t’i kthente përgjigje kundërshtarit të tij me gojën e Gramoz Ruçit, por vetëm Taulanti mund të marrë guximin ta sulmojë Blushin për shkrimin e një libri, duke sjellë ndërmend skenat e deklasimit që i bënte Enver Hoxha kundërshtarëve të tij.

Ish Kryeministri, Fatos Nano, Ben Blushi dhe Taulant Balla, gjate ceremonise te organizuar per 9 Majin, Diten e Evropes, ne hotel Rogner.

Ja çfarë thoshte Balla pas incidentit me Blushin në Elbasan, ku simpatizantët e partisë e sulmuan fizikisht kur hyri në sallë:

“Kam menduar se Blushi e kishte të vështirë të rikthehej në Elbasan, pasi e shpalli Qazim Sejdinin një kandidat të vdekur dhe populli i Elbasanit e votoi Qazimin me afro 70 përqind të votave…”

Ai madje edhe justifikoi sulmin e militantëve të partisë duke shtuar:

“Shumë njerëz në këtë sallë janë “të armatosur” me inat të justifikuar ndaj një deputeti që ju mori votën dhe i la në harresë”.  Deputetet e PS, Fatmir Xhafa dhe Taulant Balla, gjate nje mbledhje te Keshillit te Mandateve dhe Rregullores, ku eshte diskutuar per ligjin e dekriminalizimit./r/n/r/nLawmakers, Fatmir Xhafa and Taulant Balla, during a meeting of the Council of Mandates and Regulations.

Ka gjasa të kujtohen ndonjëherë për djaloshin që morën si ndihmës, por u bë më i fortë se ata, Arben Malaj, sot larg PS-së pas një përplasje me Ramën, Fatmir Xhafa, që mban një profil të ulët në debatet e partisë. E vërteta është se Balla sot është i fuqishëm në Partinë Socialiste në pushtet, për aq kohë sa ka krahët e ngrohtë nga shefi i tij,  ndërsa edhe zyrtarisht ka arritur të ngjitet në majë duke marrë postin e zëvenës kryetarit të grupit parlamentar socialist.

Ku i dihet nesër ministër me kostum e kollaro….për t’u treguar ish-shokëve, me të cilët ndante shtëpinë me qira se rruga e politikës është më e shpejta për të vënë katandi, anipse mund të mos jetë më e ndershmja.

Ish-kryeministri Fatos Nano dhe deputeti i PS, Taulant Balla, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte votuar per ndryshimin e rregullores se Kuvendit, ne lidhje me dekretet per emerimet ne institucionet e pavarura.

Etiketa: Arben MalajBashkia e LibrazhditFatmir XhafaFatos NanoKongresi i PSQarku i ElbasanitTaulant Ballayesman

Të Lidhura

Policët e rrëmbyer në Kosovë dërgohen në Beograd/ Ja çfarë raporton gazetari –

Policët e rrëmbyer në Kosovë dërgohen në Beograd/ Ja çfarë raporton gazetari –

nga 27
16:16 | 14/06/2023
0

Gazetari Idro Seferi ka thënë se sipas informacioneve jozyrtare tre policët e Kosovës që u arrestuan nga policia serbe janë...

Ja pse është në favor të Serbisë –

Garancia për Edi Ramën, Vuçiçin dhe Sorosin është Trepça e Kosovës! –

nga 27
16:02 | 14/06/2023
0

Nga Enver Bytyçi Kryeministri Edi Rama anuloi dje mbledhjen e përbashkët të dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës....

Skandali, zbulohen lidhjet mes Amant Josifit dhe Olsi Ramës –

Skandali, zbulohen lidhjet mes Amant Josifit dhe Olsi Ramës –

nga 27
09:41 | 06/04/2023
0

Të shumtë ishin shtetasit spanjollë dhe jo vetëm, që ranë pre e skemave të mashtrimit nga Call Ceneter-at që operonin...

Aksident në Elbasan, makina përplas dy fëmijë –

Aksident në Elbasan, makina përplas dy fëmijë –

nga 27
21:16 | 04/04/2023
0

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Elbasan, ku makina tip ‘Opel’ që drejtohej nga një...

Para
“Çmendi” fansat me Twerk, Enca merr komentet që nuk i priste (VIDEO)

Kategoria Superiore/ Prepotenca e të mëdhenjve

Comments 4

  1. Agimi says:
    8 vjet më parë

    Taulanti eshte çun tamam,ka dit të jete ne vendin e duhur ,ne momentin e duhur,çun me 5 gjuhë të huaja,LIBRAZHDJOT-KAMPION,Hallall ja boft zoti.

    Përgjigjiuni
  2. Agimi Balliu says:
    8 vjet më parë

    Çun kampion, Librazhdjot 100/ ,jo legen si Blushi qe do karrike

    Përgjigjiuni
  3. Librazhdjoti-Kandavi says:
    8 vjet më parë

    Balla eshte njish ,çun kampion rrespekt per Ballën.

    Përgjigjiuni
  4. Librazhdjoti-Kandavi says:
    8 vjet më parë

    Gjithë lugina e Shkumbinit kanë rrespekt për Tolen. Ballen.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kullat, mjetet e lehta për të siguruar status quo-në –

Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –

18:22 | 27/09/2023
Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

18:11 | 27/09/2023
Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

13:25 | 27/09/2023
Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –
  • Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –
  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com