Tashmë, në këto ditë të zeza që po kalon njerëzimi, më në fund mbërriti një lajm i mirë. Pikërisht, në vigjilje të festës së bektashinjve, mësohet se është vendosur paqja pas pesë vjetësh mes doktorit dhe Fevziut. Pesë vjet idhnim që sosën. Tani, njerëzimi pret që shkrirja e akujve të ngjajë dhe në studion e “Opinion”.
Kjo paqe është ogur dhe për konflikte të tjera nëpër botë si ftohja mes Theresa May dhe Vladimir Putin, apo takimi që pritet mes Donald Trump dhe Kim Jong-Un. Në Tiranë krushqit u shkrinë, duke ju çelur udhën personaliteteve të tjera botërore që të gjejnë mirëkuptim. Njerëzimi ka shumë nevojë për paqe. Ky mund të jetë mesazhi i kësaj kokëpjekje të shumëpritur që qysh sot hyri në histori.