Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Takimi me ministrat Cakaj, Xhaçka dhe Gjonaj/ Ja zotimet e ambasadores amerikane për Shqipërinë

Nga Ejona 0

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka takuar ditën e sotme 3 ministra të qeverisë, të cilëve u ka shprehur angazhimin e SHBA për zbatimin e reformës në drejtësi.

Në takimin me Ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jashtme Gent Cakaj, Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e saj për kontributet e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe mbështetjen e saj në misionet e përbashkëta.

Ambasada amerikane njofton se ambasadorja premton mbështetje të vazhdueshme në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara zhvilloi sot takime prezantuese me Ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jashtme Gent Cakaj, Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Gjatë takimeve, Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe mbështetjen e saj të rëndësishme në misionet tona të përbashkëta. Ambasadorja gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara në ndihmë teknike për zbatimin e reformës në drejtësi dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, bën me dije ambasada amerikane.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej