Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Tahiri: Opozita të lërë bojkotin, të vijë në tryezën e reformës zgjedhore

Nga Klodiana 0

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri theksoi se ata që janë të ngujuar në çadër nuk duan drejtësi, që deri dje ishin në pushtet.

Ministri i Brendshëm ka folur nga Apollonia ku i është përgjigjur kërkesës së PD-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme me pjesëmarrjen në tryezën e reformës zgjedhore.

Është bunkeri i atyre që nuk duan drejtësi, bunkeri i ish pushtetëarve të tjerë, ish ministrave të tjerë që sot duan prapë pushtet. Ne kemi vetëm një ofertë, që nuk është e jona po e shqiptarëve. Tryeza për reformën në sistemin e drejtësisë, aty ose bashkohemi ose ndahemi. Ose duam Shqipëri më të drejtë ose nuk lejojmë të kthehemi pas. Ajo është e vetmja tryezë që garanton cc’lloj Shqipërie duam. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kusht i domosdoshëm që me të drejtë mund ta kërkojë kushdo. Po ka një tryezë ku trajtohet kjo ccështje, është tryeza e reformës së sistemit zgjedhor. Ajo është një tryezë ku opozita mund të vijë, të lërë mënjanë bojkotin dhe të bjerë dakord. Po në asnjë vend të botës demokratike mund të ccohet ish qeveria dhe të thohet dua të jem prapë në pushtet. Kjo nuk lejohet”, Tahiri.

“Kjo është arsyeja pse sot përballen dy botë, ne dhe shumica e shqiptarëve, mbi të gjitha të rinjtë që duan Shqipëri më të drejtë, me që të gjitha bazohen te reforma e drejtësië dhe ata që janë përballë dhe që sot janë ngujuar në një ccadër dhe nuk duan shtet, nuk duan drejtësi, nuk duan reformën në drejtësi po atë që lanë, një Shqipëri të shkatërruar dhe sunduar nga padrejtësia. Deri dje në pushtet, sot bërtasin me të madhe duam të vijmë prapë në pushtet. Deri dje dhe sot ata do vazhdojnë të refuzojnë reformën në drejtësi. E vetmja gjë që duan është ta shtyjën e të mos bëhet kurrë reforma në drejtësi, gjyqtarët dhe prokurorët të mos kalojnë kurrë vettingun”, tha Tahiri.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej