Tabaku nxjerr raportin e KLSH, inceneratorët pa leje mjedisore, Ish-drejtori i AKM: Nuk kam dijeni – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku nxjerr raportin e KLSH, inceneratorët pa leje mjedisore, Ish-drejtori i AKM: Nuk kam dijeni

20:10 | 16/02/2022
në Shqiperi
0

Teksa po jepte dëshminë e tij, ish-Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Edison Konomi, kryetarja e komisionit Jorida Tabaku, publikoi shkeljet e konstatuara nga KLSH në lidhje me inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit ku mungon leja mjedisore. Ish-Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Edison Konomi, mohoi të jetë në dijeni të një fakti të tillë.

Pjesë nga Komisioni Hetimor: 

Jorida Tabaku: Ju keni qenë i përfshirë në këtë sektor për një kohë të gjatë dhe besoj se ju ka ardhur një raport i KLSH-së në lidhje me disa shqetësime që lidhen me vlerësimin me ndikim në mjedis në mënyrë të veçantë për të tre inceneratorët por në mënyrë specifike për Inceneratorin e Tiranës.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Edison Konomi: Nuk kemi pasur në dijeninë time në dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Në dijeninë time jo, nuk mbaj mend të ketë pasur.

Jorida Tabaku: Nuk ju thotë asgjë fakti që KLSH thotë që a janë kryer konsultimet publike gjatë periudhës së planifikimit të impaktit. A ka marrë autoriteti mendimin e banorëve të zonës ku do të ndërtohej impianti i djegies por njëkohësisht depozitimin e hirit gjatë procedurës së shqyrtimit të dokumentacionit. A kanë dhënë drejtoritë rajonale një mendim pozitiv apo negativ. Ka një sërë sugjerimesh që lidhen me pjesën tuaj por në mënyrë të veçantë për pjesën mjedisore. A ka pajisur Agjencia Kombëtare e Mjedisit me deklaratë mjedisore projektin për ndërtimin e inceneratorit? Procesi thotë KLSH nuk është transparent gjë që konstatohet edhe nga refuzimi i firmës nga ana e banorëve pjesëmarrës në dëgjesat publike. Një sërë shkeljesh të cilat lidhen me dhënien e lejeve mjedisore për të cilat është përgjegjës institucioni juaj. Nuk keni asnjë dijeni për këtë raport?

Edison Konomi: Unë në dijeninë time, megjithëse duhet t’i drejtoheni Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, në dijeninë time nuk ka ndonjë raport të protokolluar pranë kësaj Agjencie.

Jorida Tabaku: Atëherë, shpresa me numër 18/11/2018 ku i përcillet Edison Konomi, drejtori i Përgjithshëm Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Edison Konomi: Nuk më kujtohet. Ju po flisni për një letër…

Jorida Tabaku: KLSH i ka nisur z. Edison Konomi një projekt raport në datën 18/11/2018 ku ka analizuar një sërë shkeljesh së Agjencisë së tij. Dua ti kujtoj të gjithë qytetarët që agjencia e z. Edison Konomi është përgjegjëse për dhënien shumë të rëndësishme lejesh mjedisore, shumë të rëndësishme në këtë proces. Dua t’i kujtoj z. Konomi që në tre dosjet që ne kemi administruar nuk ka leje mjedisore, për Inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranën. Lejet mjedisore janë marrë në shkelje.

Etiketa: AKMDrejtoriinceneratorëtJorida TabakuKLSHmjedisorRaporti

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Pushtim rus? Zelensky: Nuk kemi frikë. Mbroni tokën tuaj!

Pushtim rus? Zelensky: Nuk kemi frikë. Mbroni tokën tuaj!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026
E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com