SVR: Kush nuk merr azil në Evropë, t’i jepet leja e punës! Pse s’bëhet? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SVR: Kush nuk merr azil në Evropë, t’i jepet leja e punës! Pse s’bëhet?

10:21 | 21/11/2019
në Bota, Kryesore
0

Kush nuk merr azil, duhet të ketë të drejtën e punës legale, thuhet në një studim. Në Evropë kjo ka vetëm pjesërisht sukses. Çdo vit në vendet e BE futen ilegalisht me mijëra njerëz. Si duhet të zgjidhet statusi i tyre?

Nga Deutsche Welle

Nevoja ka për punonjës sanitarë, pastrues apo punëtorë në ndërtimtari. Migrantët legalë pa kualifikime mund të punojnë në fusha të ndryshme. Por kjo nuk po ndodh pothuajse në Gjermani dhe në vendet e tjera evropiane, thuhet në studimin  “Rrugët legale drejt Evropës”, të kryer nga Këshilli i Fondacionit për Integrim dhe Migrim (SVR). Në studim janë hulumtuar rrugët legale të ardhjes në Gjermani, Spanjë, Itali, Francë dhe Suedi.

Read more

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

Në pritje të autoriteteve -refugjatë në Gjermani

Në fokus të studimit janë shanset për ardhjen në këto vende të punëtorëve me kualifikime të ulta apo të mesme nga vendet e Afrikës, në të cilat nuk ka luftë, pra për migrantët, të cilët nuk kanë të drejtë azili. “Pyetja jonë është: A ka alternativa legale për këta njerëz që të punojnë në Evropë dhe të kryejnë ndonjë përgatitje profesionale, në vend të ardhjes së fuqisë ilegale punëtore?”, thotë Karoline Popp, bashkautore e studimit. Përgjigja më e shkurtër është: Vetëm në raste të posaçme.

Puna sezonale

Një nga këto raste është puna sezonale. Përderisa Gjermania për shembull më së shumti rekruton fuqi punëtore sezonale nga vendet e tjera të BE, në Francë, Spanjë dhe Itali vijnë punëtorë nga vendet e treta. Vitin e kaluar vetëm në Spanjë ka pasur rreth 14.000 punëtorë sezonalë nga vendet e treta.

Në Itali ky numër ka qenë zyrtarisht mbi 5500. Por mendohet, se shifra është shumë më e lartë, sepse Italia angazhon punëtorë  – sipas kontigjenteve. Në vend të përdorimit të kësaj procedure legale, punëmarrësit shpesh angazhojnë edhe migrantë ilegalë – ndonëse nuk kanë dokumente legale për punë. Në këtë mënyrë humbet një nga mundësitë e pakta për punësim legal të migrantëve.

Politika e dështuar

Jashtë kohës së punës sezonale ka shumë pak mundësi për punësime të migrantëve në këto vende. Studimi ofron edhe shkaqet pse: “Ka shumë shkaqe pse migrimi legal është i arsyeshëm. Por nuk dihet pse kjo rrugë nuk po ndiqet”, thotë Popp. Vendet duhet të jenë shumë më transparetne lidhur me fuqinë punëtore që ju duhet. Kjo mund të ndihmojë në plotësimin e nevojave të tregut të punës.

Një nga qëllimet duhet të jetë analizimi i fuqisë punëtore që gjendet në vend, para se të kërkohen punëtorë nga vendet e origjinës së tyre. Ekspertët thonë, se këtu ka nevojë për një bashkëveprim mes vendeve dhe një analizë më të thellë të nevojave në treg.

Lufta kundër migrimeve ilegale

Migrimi legal ka përparësi shumë më të mëdha nga ardhja ilegale. Kryetarja e ardhshme e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen ka paralajmëruar mundësinë e ndryshimeve dhe reformën e fushës së migrimeve legale. Që në vitin 2016 është vendosur në kuadër të kornizave për partneritete në çështjen e migrantëve, që të hartohen masat me prioritet. Por nuk dihet, nëse ardhja legale vërtet e ka zvogëluar numrin e migrantëve ilegalë në këto vende, thuhet në Studimin SVR.

Kampi i refugjateve ne Bosnje

Disa të dhëna dëshmojnë efektet pozitive – si për shembull masat që ka marrë Gjermania për ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas ardhjes masive ilegale të shumë njerëzve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në periudhën 2014 – 2015, ndonëse ishte e qartë, se ata nuk kanë shanse për azil, Gjermania ka vendosur që të hartojë një varg masash për ardhje legale. Një prej masave ishte futja e këtyre vendeve në listën e vendeve të sigurta të origjinës dhe hapja e mundësisë për punësime legale të shtetasve të këtyre vendeve. Në analizat e para thuhet se këto masa vërtet kanë dhënë rezultate. Kjo ka rezultuar me rritjen e numrit të ardhjeve legale dhe zvogëlimin e ardhjeve ilegale.

Rrugët e ndryshme – rezultati i njëjtë

Gjermania ka marrë shembull nga Suedia, për të hartuar masat për migrantët nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Në dallim nga vendet e tjera të përfshira në këtë studim, Suedia tek çështja e migrantëve orientohet tek nevojat e tregut. Në Suedi mund të vijë secili – nëse Suedia ka nevojë për të. Kushti është kontrata e punës. Punëdhënësit janë pra ata, të cilët vendosin, se kush mund të futet në tregun suedez të punës.

Gjermania, Spanja, Italia dhe Franca kanë përdorur kritere të tjera. Kontigjente, studime të tregut të punës dhe marrëveshje bilaterale më vendet e treta kanë vendosur se për çfarë migrantësh legalë ka nevojë. Por studimi në të gjitha këto raste vjen tek konkludimi: “Në shumicën e vendeve i jepet më shumë përparësi fuqisë së kualifikuar punëtore ndaj asaj me kualifikime të mesme.” Por janë pikërisht njerëzit me kualifikime më të ulëta, ata të cilët kërkojnë më shpesh një perspektivë më të mirë përmes migrimeve ilegale.

Etiketa: azil në EvropëFrancegjermaniItaliKampi i refugjateve ne Bosnjerefugjatë në GjermaniSpanjevendet e BE

Të Lidhura

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

nga 27
11:44 | 03/04/2026
0

Një qendër fizioterapeutike ishte kthyer në një ‘fole prostitucioni’ në Tiranë. Për pasojë është arrestuar një 40-vjeçare (pronarja e qendrës)...

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

nga 27
11:29 | 03/04/2026
0

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet gjyqi në themel për Erion Veliajn, i cili ndodhet në burg që prej shkurtit...

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

nga 27
11:20 | 03/04/2026
0

Metamorfoze e plote e ministrave te Rames pasi daljes se djeshme ku kundershtonin njoftimin e Ambasades Amerikane mbi ekzistencen e...

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

nga 27
11:06 | 03/04/2026
0

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë këtë të premte për shembjen e objektit të fundit që pengonte hapjen...

Para
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përfundon jashtë rruge

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përfundon jashtë rruge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

11:44 | 03/04/2026
E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

11:29 | 03/04/2026
Policia ka shtuar masat e sigurisë –

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

11:20 | 03/04/2026
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

11:06 | 03/04/2026
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –

10:46 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –
  • E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –
  • Policia ka shtuar masat e sigurisë –
  • Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –
  • Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –
  • Procesi bie ndesh me Konventën Europiane –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –
  • E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com