Kjo e hënë nuk do të jetë as ditë mësimi dhe as pushimi për studentët shqiptarë. Ata do të jenë sërish në protestë sot.
Studentët e Universiteteve do të bashkohen në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit, ku nis dhe zyrtarisht protesta.
“Jo negociata, vetëm plotësim të kushteve! Dhjetori i dytë vazhdon!”, thuhet në njoftimin e Bashkimit Kombëtar Studentor të shpërndarë të dielën.
Ndryshe nga ditët e tjera, veç pankartave studentët janë ftuar të marrin dhe nga një libër me vete.
Ndërkohë Rama ka ftuar në dialog studentët në orën 11:00, live në facebook.
https://www.facebook.com/thurje/videos/324612448131037/