Nga Uran Krasniqi
Sot është një ditë e zakonshme, një e martë e rëndomtë, por fare lehtë mund të ndodhë që kjo ditë e martë të jetë historike për futbollin e Kosovës dhe të qëndrojë gjithmonë në kujtimet tona.
Sot kampioni i Evropës në kategorinë U21, Gjermania, së bashku me shumë lojtarë që luajnë në ekipet e para të Bundesligës, zbret në Mitrovicë në stadiumin “Adem Jashari” për t’u ndeshur me Kosovën U21. Janë nivel më i lartë, vijnë si favorit, por megjithatë janë njerëz sikur lojtarët tanë. Ndeshjen e parë në Gjermani e kanë fituar me vështirësi vetëm 1-0.
Një fitore e Kosovës do të kishte shumë të mira: mbetje në lojë në garën kualifikuese, rritje e kredibilitetit të Kosovës pasi ka mposhtur kampionin dhe hapje e perspektivës për lojtarë të caktuar që të luajnë në Bundesligë pasi ndeshjet e Gjermanisë i ndjekin edhe skautët e klubeve gjermane.
Forca Kosova U21!
Gjithashtu suksese Përfaqësueses së Kosovës A, që sot luan miqësore me Burkina Fason!
P.S. Në fotografi një moment i ndeshjes së parë Gjermani U21 – Kosovë U21.