Skandal në ILD/ Anëtarja e KED i jep pikët maksimale shefit të burrit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandal në ILD/ Anëtarja e KED i jep pikët maksimale shefit të burrit

20:35 | 08/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Besar Likmeta

Pikëzimi i kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë – një nga institucionet e reja që pritet të konstituohet në janar, ka ngritur dyshime se gara në Këshillin e Emërimeve në Drejtësisë mund të jetë ndikuar nga interesa private, për shkak të konflikt në dukje të interesit të një prej anëtarëve të Këshillit me kandidatin favorit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e miratoi listën përfundimtare të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë më 23 janar. Në krye të listës u rendit Avokatit i Shtetit, Artur Metani me 89.6 pikë, i ndjekur nga prokurori Sokol Stojani me 89 pikë dhe pas tyre tre kandidatët e tjerë: Joana Asimi Sorraj, Eris Hysi dhe Lindita Troja.

Read more

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

Në mbledhjen e Këshillit morën pjesë 5 anëtarë, përfshirë kryetarin Ardian Dvorani, si dhe anëtarët Fatjona Memçaj, Margarita Buhali, Vitore Tusha dhe Eriol Roshi. Ish- prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku mungoi ‘për arsye’ personale, ndërsa gjyqtari Fatri Islamaj ishte shkarkuar pak javë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Dy kandidatët kryesorë për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, Metani dhe Stojani kanë marrë vlerësime të larta nga anëtarët e Këshillit, si për meritat profesionale ashtu edhe për ato morale dhe organizative. Megjithatë, ka qenë vlerësimi i lartë me 96 pikë i anëtares Fatjona Memçaj që e ka ngritur Artur Metanin në krye të listës, duke i dhënë një avantazh minimal ndaj rivalit të tij kryesor.

Votimi i Memçajt ka ngritur dyshime mes komunitetit të juristëve – jo për shkak të cilësive profesionale dhe morale të zotit Metani, por më shumë për faktin se ky i fundit është epror i bashkëshortit të zonjës Memçaj në Avokaturën e Shtetit, i zgjedhur në këtë institucion pas emërimit të Metanit si Avokat i Shtetit.

E kontaktuar nga BIRN, zonja Memçaj deklaroi se ligji nuk e lejonte të komentonte mbi procedurën e pikëzimit të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zgjidhet me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë 9-vjeçare, pa të drejtë rizgjedhjeje. Ai nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.

Renditja në krye e Metanit u pasua gjithashtu polemika për shkak të pozicionit të tij si këshilltar juridik në Presidencë përgjatë viteve 2002-2012 –një pozicion që konsiderohet politik dhe sipas disa prej anëtarëve të Këshillit, i ndalon kandidatët për t’u zgjedhur në institucionet e reja të drejtësisë.

Kandidatura e Metanit nxiti edhe akuza nga Partia Demokratike, e cila e cilësoi atë anti-kushtetuese si përpjekje të kryeministrit Rama për të kapur drejtësinë.

“KED nën drejtimin e dyshes besnike Edi Rama Dvorani – Arta Marku, e gatshme për të plotësuar urdhrat e shefit të tyre Kryeministër, misioni i të cilit është të kapë çdo qelizë të organeve të reja të drejtësisë”, thuhet në deklaratën e Sekretarit të PD-së për Çështjet Ligjore Çlirim Gjata në gusht të këtij viti, menjëherë pas lejimit të kandidimit të Metanit.

Vendimi i zbardhur i KED për të lejuar Metanin të kandidojë tregon se edhe vetë Këshilli nuk ishte unanim.  Pesë anëtarë, përfshi kryetarin e KED Ardian Dvorani, anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, anëtarët Fatjona Memçaj, Fatri Islamaj dhe Eriol Roshi, arsyetuan se pozicioni që Metani kishte pasur në administratën publike nuk ishte politik.

Ndryshe nga ç’pretendoi PD, ish-kryeprokurorja Arta Marku dhe gjyqtarja Margarita Buhali në pakicë arsyetuan se Metanit i ndalohej kandidimi.

Sipas rregullores për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, konflikti i interesit përfshin të gjitha rastet që parashikohen nga ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe dispozitat e ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesit”.

Përveç punësimit të bashkëshortit në Avokaturën e Shtetit, znj. Memçaj gjithashtu ka punuar së bashku me z. Metani në Presidencë nga viti 2008 deri në vitin 2012, ku ajo ka mbajtur pozicionin e Drejtores Juridike dhe kandidati për Inspektor të Lartë të Drejtësisë atë të Këshilltarit Juridik të Presidentit.

Ky nuk është rasti i parë, kur zonja Memçaj përballet me një rast të dyshuar konflikti interesi në Këshill. Më herët në maj 2019, ajo u tërhoq nga shqyrtimi i kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, për shkak të një marrëdhënie të afërt krushqie me kandidaten Ardita Alsula.

Në rastin e kunatës së saj, Memçaj njoftoi kryetarin e Këshillit për konfliktin e interesit dhe kërkoi të heqë dorë nga shqyrtimi i kandidaturave- kërkesë e miratuar kjo me vendim të kryetarit të KED.

Ndërkohë, BIRN ka mësuar se në rastin e kandidaturës së Artur Metanit, i cili është dhe punëdhënësi dhe eprori i bashkëshortit të saj, znj. Memçaj nuk e ka njoftuar zotin Dvorani, duke mos e konsideruar konflikt interesi marrëdhënien e bashkëshortit të saj me kreun e Avokaturës së Shtetit.

Nëse marrëdhënia prej vartësi e bashkëshortit të zonjës Memçaj me eprorin e tij, Artur Metani përbën apo jo konflikt interesi sipas dispozitave ligjore, ha debat juridik.

Megjithatë, i qartë është fakti se promovimi i zotit Metani në krye të institucionit më të ri Kushtetues që ka për qëllim hetimin e shkeljeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, nën hijen e dyshimeve për një konflikt në dukje midis detyrës publike dhe interesave private, mund të cënojë besimin e publikut tek drejtësia.

/BIRN/

Etiketa: Ardian DvoraniAvokaturën e Shtetitedi ramaEriol RoshiFatjona MemçajFatri IslamajInspektor të Lartë të DrejtësisëKED

Të Lidhura

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

nga 27
19:26 | 05/06/2026
0

Konspiracionisti Alfred Çako ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare në bulevard, ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Para
Gurë makinës së publicistit/ Reagon Fatos Lubonja: Sulm e fyerje për qëndrimet e mia si gazetar. Policia me version të rremë

Ja kush mendohet të ketë sulmuar makinën e Lubonjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026
Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com