• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sirianëve duhet t’u hapim dyert

10:27 | 28/02/2016
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Kërkojmë që të çajmë kufinjtë e Europës, kurse për vete do i mbyllim ata. Ndryshe nga sa mendohej Edi Rama, kryeministër i vendit është shprehur në një intervistë për Sokol Ballën se nuk ka pse të bëjmë një zgjedhje të ndryshme nga zgjedhja që kanë bërë vendet e tjera të korridorit. Ai ka thënë shkoqur se kufiri nuk do të hapet për refugjatët sirianë. Rama shkon më tej, tek thotë se nuk ka arsye ta bëjmë këtë gjë, sepse Shqipëria nuk ka as kushte, as fuqi dhe as delirin që të shpëtojë botën. Sipas tij Serbia e mbyll kufirin, Maqedonia e mbyll, pse u dashkan të vijnë tek ne?

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Duhet pranuar që është hera e parë që një kryeministër shqiptar del kundër vullnetit europian për një çështje kaq madhore. Madje, Rama shfaqet pragmatist. Ai e thotë shkoqur që nuk kemi përse t’i hapim derte vetes, derisa të tjerët po i vënë kyçin derës. Në rregull, politikisht Edi Rama ka bërë një zgjedhje, të cilën mund ta kundërshtojnë më së shumti të majtët, të cilët i bie të besojnë tek vlerat e solidaritetit njerëzor. Mund të ketë nga ata që thonë që është zgjedhje antieuropianiste, meqë trysnia e BE-së është e madhe, por kemi të bëjmë me një zgjedhje populiste. Me siguri shumica dërrmuese mund të thotë sa hap e mbyll sytë që mirë bën Edi Rama, aq më tepër që ajo puna e muxhahedinëve nuk është përcjellë fort këndshëm, megjithë thirrjen patetike të Pandit.

Por, sipas meje shqiptarët nuk duhet t’i mbyllin dyert. Ne jemi një popull emigrant, një popull që deri në vitet 2000 e cilësonim të njëjtë fjalën “refugjat” dhe “emigrant”. Ne jemi një popull që vuajmë nga miti i Uliksit, nuk kemi ndjenjur kurrë në një vend dhe përherë kemi trokitur në dyert e botës. Shqiptarët janë ata të lajmeve “profugi albanesi”. Vetë Edi Rama ka qenë refugjat, e ka rrëfyer madje historinë e kequshqyerjes në kampin francez, shkak i asaj fotos me tasin e makaronave.

Në vitin 1999 treçereku i shqiptarëve të Kosovës u kthyen në refugjatë. Shumë vështirë e patën në kufi ata që zgjodhën fjala vjen Maqedoninë, trenat e tyre të vuajtjes janë përshkruar në mënyrë ngjethëse nga Antonio Russo apo Baton Haxhiu. Si mund të sillemi kështu pas kaq pak vjetësh me sirianët? Ata i ka zënë një hall, për të cilin nuk kanë kurrfarë faji. Ne na zuri njësoj, kur rrëmbyem anijet.

Tash në 2016 janë me mijëra ata që kërkojnë azil në Gjermani e gjetkë. Kosova kërkon me forcë liberalizimin e vizave, pra kërkon të çajë kufinjtë, kurse ne kërkojmë t’i mbyllim.

Ndoshta, ky është këndvështrim pak kristian, meqë dhe kryeministri e identifikon veten të këtillë, por sirianët kanë nevojë për një çati dhe dinjitet. Shqiptarëve nuk takon t’ua mohojnë, nëse kanë ndonjë gjë në dorë.

/27.al/

Etiketa: Antonio RussoBaton Haxhiuçatidinjitetedi ramaEnkel DemiKosovakristiankufinjtëprofughi albanesirefugjatetsirianëtSokol Ballavizat

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para
Këshilltari i Metës: Zgjohu Erion dhe hap sytë

Këshilltari i Metës: Zgjohu Erion dhe hap sytë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Transparenca rrit besimin e publikut tek institucionet –

Transparenca rrit besimin e publikut tek institucionet –

14:51 | 04/10/2023
Aksident në aksin Fier-Patos, makina përfundon në kanal –

Aksident në aksin Fier-Patos, makina përfundon në kanal –

14:35 | 04/10/2023
“Ka një unazë në gisht”, Lorenc Hasrama e pranon publikisht fejesën –

“Ka një unazë në gisht”, Lorenc Hasrama e pranon publikisht fejesën –

14:31 | 04/10/2023
Jam baba i dy vajzave… –

Jam baba i dy vajzave… –

14:17 | 04/10/2023
Çudit Dafina! Largon nga lista e ndjekësve motrën e saj –

Çudit Dafina! Largon nga lista e ndjekësve motrën e saj –

14:13 | 04/10/2023

Më Të Lexuarat

  • Transparenca rrit besimin e publikut tek institucionet –
  • Aksident në aksin Fier-Patos, makina përfundon në kanal –
  • “Ka një unazë në gisht”, Lorenc Hasrama e pranon publikisht fejesën –
  • Jam baba i dy vajzave… –
  • Çudit Dafina! Largon nga lista e ndjekësve motrën e saj –
  • Mozzik ndan një foto, a është kjo vajza e ëndrrave të tij? –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Transparenca rrit besimin e publikut tek institucionet –
  • Aksident në aksin Fier-Patos, makina përfundon në kanal –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com