Si t’i bëjmë hapat tjerë drejt Europës? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si t’i bëjmë hapat tjerë drejt Europës?

13:43 | 22/03/2018
në Uncategorized
0

Nga Ndue Ukaj

Tani meqë demarkacioni u votua, e kemi shansin të fillojmë të dukemi vend normal. T’i lëmë prapa prapështitë dhe paudhësitë e shumta e banale që e karakterizuan jetën tonë tash e tre vite.

T’i lëmë prapa shfajësimet dhe justifikimet e padobishme dhe pa sens. Të mos kërkojmë kundërshtarë e armiq kudo e kurdo, për të justifikuar paudhësinë dhe pazotësinë tonë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Pra, t’ia fillojmë të punojmë me më shumë dashuri për vendin tonë.
Duke e pranuar se:
Deri me tani, Kosovës i kemi dhënë pak dashuri dhe shumë urrejtje.
I kemi dhënë pak vlera dhe shumë antivlera.
I kemi dhënë pak shembuj të mirë dhe shumë shembuj të këqij.
I kemi dhënë pak dije dhe shumë injorancë.

Në këtë atmosferë të rëndë, nuk janë fajtorë, siç jemi mësuar të bëjmë me gisht, vetëm “ata”, por fajtorë jemi të gjithë.
Institucionet e dijes dhe të sferave tjera që kanë përgjegjësi publike.
Mediat që u japin krahë budallenjve.
Kontingjenti i njerëzve të Facebook-ut, që gjykojnë e paragjykojnë pa kurrfarë baze.
Ata që u bëjnë like në Facebook, atyre që i shajnë, por edhe atyre që i lavdërojnë.
E dini kush janë ata: hipokritët e panumërt.

Pra, është koha ta bëjmë Kosovën atdhe të vlerave të përbashkëta. Dhe, që të fillojmë mbarë udhëtimin kah Europa, duhet ta njohim dhe ta kuptojmë atë.  Europa, parasë gjithash është shpirt dhe kulturë. Kështu u ngjiz ideja e Unionit Europian nga etërit e saj, dhe, mbi këtë bazë ruhet kohezioni i saj.

Europa është i vetmi kontinent që ka përmbajtje dhe kohezion, për dallim nga kontinentet tjera. Shumë të ditur mendojnë se ky kohezion dhe kjo përmbajtje, ndërlidhen me identitetin e saj kulturor. Është thënë se, në historinë e mendimit europian, karakteristikë e përhershme është ideja e krizës dhe aftësia e kapaciteti për kritika të brendshëm (Umberto Eco), për dialog të arsyeshëm, për hapje dhe evolucion drejt progresit dhe përsosmërisë. Po ashtu, ndjenja e kritikës është karakteristikë e përhershme e Europës, nëpërmjet së cilës ajo është hapur ndaj ideve dhe sfidave të reja.

Historiani i famshëm, Fernand Bruadel, përkitazi me këtë pohon se: “jeta shpirtërore dhe intelektuale e Europës rrjedh nën ndikimin e dhunshëm të ndryshimeve. Ajo i dëshiron, i krijon ndarjet, ndërprerjet, stuhitë, në një kërkim të pafund të një bote më të mirë.”

Meqë e kemi bërë një hap drejt Europës, dhe, nga përvoja e dimë se, edhe rruga më e gjatë fillon me një hap të vetëm, është e udhës të mësojmë si t’i bëjmë hapat tjerë. Dhe, e para punës është, të dimë ku po shkojmë, dhe, çfarë përfaqëson në esencë ajo që njihet si Familja Europiane.

Në diskursin tonë publik, për BE-në flitet kuturu, duke i përmendur më shumë hallet j dhe dobësitë e saj, sesa përparësitë që ka ajo. Ne, nuk kemi pse t’ia qajmë hallin Europës. Sa herë flasim për të me tone negative, më shumë kukurisim, dhe tregojmë padijen tonë për Unionin Europian, sesa themi ndonjë të vërtetë.

Flasim dhe shkruajmë se, Europa po ballafaqohet me një krizë të madhe, po shpërbëhet, dhe, harrojmë të shohim ku jemi ne, e ku duhet të jemi ne në raport me zhvillimet globale.
Cili është vizioni ynë për Kosovën e pas dy dekadave?
Europa, apo më mirë të themi, shtet e BE-së këtë e kanë të qartë.
E ne?
Pra, t’i qajmë hallet tona, t’i mbledhim forcat dhe ta projektojmë të ardhmen tonë pas dy dekadash, dhe të merremi më pak me tema për të cilat nuk na pyet kush, dhe shumë më shumë me tema që janë në përgjegjësinë tonë.

Etiketa: DemarkacioniEuropaKosovandue ukaj

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Fshatrat e Tiranës me çmimin më të lartë të tokës në Europë

Fshatrat e Tiranës me çmimin më të lartë të tokës në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë –

50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë –

09:20 | 15/12/2025
Në shtëpi i gjendet një mitraloz! I vuri flakën dy automjeteve, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri) –

Në shtëpi i gjendet një mitraloz! I vuri flakën dy automjeteve, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri) –

08:46 | 15/12/2025
Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur –

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur –

08:34 | 15/12/2025
Saga e hetimit pasuror, si shpëtoi nga konfiskimi biznesi i ndërtimit i Ben Qimes –

Saga e hetimit pasuror, si shpëtoi nga konfiskimi biznesi i ndërtimit i Ben Qimes –

08:30 | 15/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 15 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:16 | 15/12/2025

Më Të Lexuarat

  • 50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë –
  • Në shtëpi i gjendet një mitraloz! I vuri flakën dy automjeteve, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri) –
  • Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur –
  • Saga e hetimit pasuror, si shpëtoi nga konfiskimi biznesi i ndërtimit i Ben Qimes –
  • Këmbimi valutor 15 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 15 dhjetor 2025 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë –
  • Në shtëpi i gjendet një mitraloz! I vuri flakën dy automjeteve, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com