Si Edi Rama i kërkoi Britanisë që të mos hapte negociatat në vitin 2013 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si Edi Rama i kërkoi Britanisë që të mos hapte negociatat në vitin 2013

15:45 | 11/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Nga Mal Berisha 

Si i kërkoi Edi Rama, Ministrisë së Jashtme Britanike të mos i hapte negociatat me Shqipërinë, në dhjetorin e vitit 2013

Në Dhjetorin e Vitit 2013, në Bruksel do të mblidheshin Kryeministrat e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për të vlerësuar, midis të tjerave, edhe përparimin që kishin bërë vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zgjerimit.

Ishte një rast i artë për Shqipërinë, pasi ishim në momentin më të përshtatshëm për të bërë hapin e radhës drejt ëndrrës tonë të 12 Dhjetorit:

“Ta bëjmë Shqipërinë si Gjithë Evropa!”

Arsyet ishin se Parlamenti i mëparshëm kishte miratuar 3 ligjet të cilat e mbanin peng çdo hap avancues të vendit drejt BE-së, të mbajtur në sirtar nga Edi Rama; Së dyti, deri në atë kohë Shqipëria kishte bërë hapa shumë të rëndësishëm në të gjitha reformat ndër të cilat bllokimi deri në zero i trafikimit të njerëzve, drogave dhe armëve që e pat zanafillën në Moratoriumin e Skafeve i cili i la nëpër mole mjetet e shpejta të lundrimit që sulmonin brigjet evropiane të Italisë dhe Greqisë; Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe dhënia e së drejtës së Lëvizjes së Lirë të qytetarëve shqiptar drejt Zonës Evropiane “Shengen” e ndihmonte këtë proces.

Përveç të tëra këtyre, në verën e vitit 2013, kur Partia Demokratike i humbi zgjedhjet e Qershorit, qeveria e kohës kishte organizuar Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe u realizua kalimi i butë i pushtetit nga Partia Demokratike tek Koalicioni i ri i majtë që doli nga zgjedhjet e atij viti.

Në Tetorin e Vitit 2013, Ministria e Punëve të Jashtme më dha instruksionet e nevojshme për të marrë informacionin e duhur nga Foreign Office Britanik se çfarë qëndrimi do të mbante Britania e Madhe në Takimin e Dhjetorit të atij viti në Bruksel, në lidhje me Shqipërinë.

Në cilësinë e Ambasadorit, vajta në zyrat e Foreign Office në Londër dhe takova Drejtorin e Drejtorisë së Zgjerimit Ballkanik, Xhekings, të cilit i parashtrova kërkesën që kisha dhe natyrisht i kërkova mendim se çfarë qëndrimi do të mbante vendi i tij në atë takim Kryeministrash?

Anglezi, i ftohte siç ishte, më tha se Britania nuk ka ndonjë vërejtje esenciale për Shqipërinë e momentit, sikundër që nuk është edhe ndonjë entuziaste e madhe për pranimin e saj.

Megjithatë, më tha, duhet të dini se përpos hapave shumë pozitivë të kohëve të fundit, sidomos realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të pa kundërshtuara nga opozita, shoqëruar me kalimin e butë të pushtetit në duar të tjera, kjo është pasuar edhe me një fluks të ri emigrantësh të cilët e kanë sulmuar Britaninë dhe kjo nuk është shenjë e mirë. Në fund ai më tha se, nëse asnjë vend i BE-së nuk e kundërshton përparimin tuaj, Britania do të votojë pro në linjë me të tjerët.

Nëse ndonjë vend evropian që është edhe më i cenuar sesa ne nga fluksi i ri i emigrantëve shqiptarë që është rritur dramatikisht këto muajt e fundit, atëherë ju nuk do ta keni as votën tonë. Gjithsesi, shtoi ai, neve nuk do të jemi flamurtarët e ndonjë pengese për juve.

Disa ditë më vonë, të atij Tetori, mora një telefonatë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë z Engjell Agaçi, i cili me më kërkoi që të aranxhoja një takim të KM-së Edi Rama me Drejtorin e Zgjerimit në FCO.

I thashë se do të punoja për atë takim. Ai më kërkoi që takimi të bëhej në zyrën e Drejtorit, z. Xhekings. Unë i thashë se një takim i tillë nuk mund të kërkohej në zyrën e atij personi sepse ky do të ishte një gjah i madh për shtypin londinez. Ai e pranoi vërejtjen dhe më pyeti: Po ku ta bëjmë takimin atëherë? Në ambasadë i thashë. Zyra e çdo funksionari të shtetit shqiptar në Britaninë e Madhe dhe në çdo vend të botës është ambasada.

Jo, mu përgjigj zotëria, Kryeministri nuk pranon të vijë në Ambasadë. Atëherë i thashë vendosni juve. Mirë më tha se të telefonoj prapë. Mbas pak më tha se KM do ta takonte zotërinë të cilin tha se e kishte shok (se ku ishin bërë shokë ata kurrë nuk e mora vesh pasi anglezi kurrë nuk më kishte thënë se njihej personalisht me ndonjë zyrtar shqiptar) në hotelin Goring ku do të qëndronte KM në pasditen e datës 22 Tetor 2013.

E bisedova çështjen me Xhekings dhe natyrisht që ai e pranoi ftesën e KM. Takimi u zhvillua në mungesën time, si çdo takim tjetër që KM zhvilloi ato ditë në Londër.

Në ikje nga Londra, KM sajoi një nga ato gënjeshtrat e tij si puna e Orës së Presidentit Bush dhe urdhëroi një gazetar me emër J. M., që të stigmatizonte Ambasadorin shqiptar në Londër pasi sipas tij ‘unë nuk i kisha siguruar eskortë mbrojtje në sorrollatjet e tij nëpër Londër, gjë që nuk ishte nën përgjegjësinë time, pasi vizita e tij nuk shënohej si vizitë zyrtare me ftesë të shtetit britanik dhe si e tillë nuk merrej nën mbrojtjen e Shërbimit të Mbrojtjes Diplomatike angleze’.

Ky ishte edhe skupi mediatok që sajoi pas një vizite turistike e cila i kushtoi buxhetit shqiptar 3.800 sterlina – rreth 5.000 Euro vetëm për një kalim në sallonin e VIP-it të aeroportit Gatëick ose dymbëdhjetë herë më shumë se bileta e avionit.

Më vonë gazetari më kërkoi ndjesë në një bisedë në rrjetin social, të cilin e ruaj edhe sot. Ai më tha se isha i shtyrë të sajoja një gënjeshtër të tillë, për të bërë të paktën një lajm nga Londra në atë vizitë të KM.

Në Dhjetor të vitit 2013 në Bruksel u mblodhën Kryeministrat e BE-së sipas planit të mëparshëm. I pari që e mori fjalën dhe e sulmoi Shqipërinë në mënyrën më të papritur ishte Kryeministri Britanik David Kamerun. Ai mbajti një fjalim më të gjatë sesa duhej rreth emigracionit shqiptar dhe sesi Shqipëria nuk përmbushte asnjë kriter për të avancuar drejt negociatave më BE-në.

Kur e pashë Kamerunin në atë diskurs aq negativ u shokova. Ishte krejt e kundërta e asaj që kisha dëgjuar nga Drejtori i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Të nesërmen menjëherë i kërkova këtij të fundit një takim. Ai më priti si përherë, i qetë, pa i lëvizur asnjë fije muskuli në fytyrë.

Pyetja ime e parë ishte: Çfarë ndodhi me neve i nderuar Drejtor?

Z. Ambasador më tha, përse nuk erdhe në takim me Kryeministrin e vendit tënd? Aty u biseduan gjëra të rëndësishme për këtë çështje. Qëndrimi ynë ishte kërkesë e KM tuaj, me të cilin ju nuk ishit në takim. Kredoja e këtij hapi të madh që do të bënte Shqipëria drejt BE-së në këtë Dhjetor, nuk kishte përse t’i shkonte qeverisë së mëparshme.

Paçi fat në takimin e Pranverës!

Këtë histori e kam mbajtur me vete dhe më ka vrarë shpirtin sa herë kam parë se si ky njeri jo vetëm nuk e ka dashur afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian por e ka penguar me çdo kusht si në rastin në fjalë. Të gjithë ata që habiten përse sot pas shtatë vitesh neve jemi katërmbëdhjetë vjet më larg se sa ishim në vitin 2013 le ta gjejnë përgjigjen pikërisht këtu.

Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa 12 Dhjetor 1990 – 2020!

*Autori është ish-Ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe

Etiketa: 2013Bashkimi Europianedi ramaMal Berishanegociatat

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Vrasja e Klodian Saliut, arrestohet në Dubai Plarent Dervishaj

Vrasja e Klodian Saliut, arrestohet në Dubai Plarent Dervishaj

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com