• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shuhet Gjykata Kushtetuese! Ikën edhe Altina Xhoxhaj

09:09 | 04/05/2018
në Uncategorized
0

Vetting-u shkarkoi nga detyra gjyqtaren kushtetuese, Altina Xhoxhaj pas 23 viteve karrierë të nisur në gjyqësor në Shkallën e Parë të Tiranës, e të vazhduar më tej në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, si edhe të mësimdhënies atje ku përgatiten brezat e gjyqtarëve e prokurorëve.

Gruaja që mban gradën “Doktor shkencash”, e cila e nisi udhëtimin në gjyqësor në moshën 25-vjeçare, nuk u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualfikimit.

Altina Xhoxhaj mungonte gjatë dhënies së vendimit, ndërsa ishte e pranishme gjatë seancës dëgjimore, ku edhe këmbënguli se ishte në rregull me të treja shtyllat e vetting-ut, si pasurinë, ashtu edhe pastërtinë e figurës dhe aftësinë profesionale.

“Me shumicë votash, vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, zonjës Altina Xhoxhaj”, deklaroi KPK.

Lexo edhe

3 gabimet që bëni kur ruani ushqimet në frigorifer –

Si lindi platforma për bashkimin e PD –

Kongresi i Përmetit në fuqi, Rama pengon gjykatat të regjistrojnë statusin e PD –

Gjatë një seance të mëparshme, Komisioni i Vetting-ut, që është shkalla e parë, deklaroi se rezultonin të pajustifikuara disa nga pasuritë e gjyqtares kushtetuese, për të cilat Xhoxhaj replikoi duke kërkuar t’i llogariteshin edhe të ardhurat e bashkëjetuesit.

Kalkulimet i të ardhurave dhe shpenzimeve ishin shkaku i shtyrjes së vendimit që rezultoi negativ për gjyqtaren kushtetuese.

“Kalon testin e përputhshmërisë dhe bindshmërisë sipas asaj që ne kemi dorëzuar në dosjen përkatëse. Megjithatë, ligji parashikon edhe Apelimin dhe ne do të përdorim të gjithë mjetet ligjore për të ndjekur procesin. Jemi me bindje të plotë që do të kalojë për shkak të performancës së saj”, thotë avokatja e gjyqtares, Entela Shehu.

E vetmja që ka kaluar vetting-un nga Gjykata Kushtetuese është Vitore Tusha, ndërkohë që nuk u konfirmuan nga Shkalla e Parë dy prej anëtarëve të rojes së Kushtetutës.

Tashmë presin Vetting-un nga kjo gjykatë edhe gjyqtarët Bashkim dedja, Gani Dizdari dhe Fatmir Hoxha. Për këtë të fundit në faqen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka nisur numërimi mbrapsht i orës, pasi në orën 11 të datës 7 maj Hoxha është në radhë për të dalë para Vetting-ut.

Por, ndërsa edhe kjo e premte ishte e zezë për Xhoxhajn, për prokuroren e Apelit, Fatjona Memçaj ishte një ditë ogurbardhë. Komisioni i Pavarur i Kualfikimit shpalli konfirmimin në detyrë për magjistraten Memçaj, e cila pasi kaloi në filtrat e trefishtë të Vetting-ut, rezulton të mos ketë pasuri të pajustifikuara e të fshehura, ka lidhje të përshtatshme dhe është e aftë profesionalisht.

Të shkarkuar nga Vetting-u
1. Fatos Lulo , gjyqtar kushtetues
2. Altina Xhoxhaj , gjyqtare kushtetuese
3. Besim Trezhnjeva, gjyqtar i apelit
4 . Besa Nikehasani , prokurore e Apelit

Konfirmuar në detyrë
1. Vitore Tusha, gjyqtare kushtetuese
2. Fatjona Memçaj, prokurore e apelit

Del ne daten 7 maj
1. Fatmir Hoxha, gjyqtar kushtetues

Shuhet Gjykata Kushtetuese! Ikën edhe Altina Xhoxhaj

Etiketa: Altina XhoxhajFatjona MemçajFatos LuloGjykata KushtetuesevettingVitore Tusha

Të Lidhura

3 gabimet që bëni kur ruani ushqimet në frigorifer –

3 gabimet që bëni kur ruani ushqimet në frigorifer –

nga 27
21:37 | 05/06/2023
0

Të mësosh se si të mbash ushqimin në frigorifer është një nga mënyrat më të mira për të kursyer para,...

Të ikë Qerim Ismailaj, është dënuar –

Si lindi platforma për bashkimin e PD –

nga 27
21:32 | 05/06/2023
0

Gazment Bardhi, i cili drejton një pjesë të grupit parlamentar të PD, u shpreh mbrëmjen e sotme se gjuha e...

U manipulua sistemi elektronik –

Kongresi i Përmetit në fuqi, Rama pengon gjykatat të regjistrojnë statusin e PD –

nga 27
21:28 | 05/06/2023
0

Juristi Genc Gjokutaj, me një postim në Facebook, ka reaguar në lidhje me faktin se gjykata refuzon regjistrimin e statustit...

Spiunonte te Moska, “dërgohet te Krijuesi” ish-agjenti i FBI-së –

Spiunonte te Moska, “dërgohet te Krijuesi” ish-agjenti i FBI-së –

nga 27
21:24 | 05/06/2023
0

Të spiunosh kombin tënd te armiku i betuar, e paguan shtrenjtë, në këtë rast me jetë. Për tradhtarët nuk ka...

Para
Bëri simbolin e shqiponjës, këngëtarja Eleni Foureira sulmohet ashpër nga grekët (film)

Bëri simbolin e shqiponjës, këngëtarja Eleni Foureira sulmohet ashpër nga grekët (film)

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

3 gabimet që bëni kur ruani ushqimet në frigorifer –

3 gabimet që bëni kur ruani ushqimet në frigorifer –

21:37 | 05/06/2023
Të ikë Qerim Ismailaj, është dënuar –

Si lindi platforma për bashkimin e PD –

21:32 | 05/06/2023
U manipulua sistemi elektronik –

Kongresi i Përmetit në fuqi, Rama pengon gjykatat të regjistrojnë statusin e PD –

21:28 | 05/06/2023
Spiunonte te Moska, “dërgohet te Krijuesi” ish-agjenti i FBI-së –

Spiunonte te Moska, “dërgohet te Krijuesi” ish-agjenti i FBI-së –

21:24 | 05/06/2023
Bojkoti më 14 maj nga të rinjtë, njerëzit s’kanë besim te vota –

Bojkoti më 14 maj nga të rinjtë, njerëzit s’kanë besim te vota –

21:18 | 05/06/2023

Më Të Lexuarat

  • 3 gabimet që bëni kur ruani ushqimet në frigorifer –
  • Si lindi platforma për bashkimin e PD –
  • Kongresi i Përmetit në fuqi, Rama pengon gjykatat të regjistrojnë statusin e PD –
  • Spiunonte te Moska, “dërgohet te Krijuesi” ish-agjenti i FBI-së –
  • Bojkoti më 14 maj nga të rinjtë, njerëzit s’kanë besim te vota –
  • Seanca në KPA, debatet për pasurinë e gjyqtares Irena Brahimi –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 3 gabimet që bëni kur ruani ushqimet në frigorifer –
  • Si lindi platforma për bashkimin e PD –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com