Shteti ka rënë me kohë, sot po bien maskat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shteti ka rënë me kohë, sot po bien maskat

11:01 | 15/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Erges Eskiu

Nuk e di a mund të heqim paralele midis fundit qeverisë së Nanos dhe të Edvinit, por sot m’u kujtua si një deja-vu 9 janari  i 2004-s, tek shihja (prag) krizën humanitare në Kakavijë dhe (mos) reagimin të Rilindjes, që më shumë se cinik duhet thënë është kriminal.

Drama në kufirin me Greqinë më kujton tragjedinë 9 janarit 2004, ku u mbytën 28 vetë dhe kryeministri i asaj kohe vazhdonte pushimet në shtetin helen, pa denjuar t’i linte ato e të kthehej me aeroplanin më të parë.

Read more

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Sot, një dramë tjetër shfaqet në ditët e fundit të pushtetit të majtë në Shqipëri dhe sërish kryeministri vazhdon pushimet pa e prishur terezinë, për të dëshmuar edhe një herë pandjeshmërinë e tyre ndaj qytetarëve që “qeverisin”.

Pas sondazheve të përjavshme që e nxjerrin pashmangshmërisht humbës përballë sfidantit të tij, Lulzim Basha, kryeministri e ka pranuar verdiktin popullor dhe tashmë kjo duket qartë nga fakti se është energjikisht i ezauruar, ndaj nuk bën as përpjekjet më të vogla për t’i dhënë zgjidhje situatës, qoftë edhe për efekt propagandistik.

Nëse BE-ja ka mbyllur kufirin tokësor, detar e ajror për shqiptarët kjo vjen për faktin se shteti shqiptar ka dështuar në administrimin e pandemisë!

OBSH thotë se Shqipëria ka mesatare shumë shumë më të lartë se vendet e BE-së për rastet e reja me COVID-19. Aktualisht, janë 3000 raste aktive në vend.  Janë 60 raste të reja në 100 mijë banorë, ndaj Greqia sot ka vendosur rregulla të reja për pranimin e udhëtarëve nga Shqipëria, pasi ajo e njeh shumë mirë (mos) administrimin e pandemisë, që ka bërë qeveria shqiptare.

Me gjithë izolimin ekstrem, të cilin urdhëroi kryeministri për tre muaj me radhë, për të fshehur mungesën e gadishmërisë dhe të gjendjes mesjetare, ku e ka çuar shëndetësinë si rrjedhojë të pangopësisë së vet për të vjedhur, Shqipëria sot me numrin më të ulët të testimeve, ka mesataren më të lartë të rasteve të reja krahasur me fqinjët dhe BE, ndaj mbyllja e kufijve vjen si reagim vetëmbrojtës i shtetit grek prej rrezikut, që u kanoset nga papërgjegjshmëria e qeverisë së Tiranës.

Qeveria greke i druhet hyrjes së njerëzve potencialisht të infektuar, gjë e cila do t’i shkaktonte probleme të mëdha shtetasve grekë, sistemit shëndetësor dhe ekonomisë së vendit fqinj, ndaj sot të gjitha shigjetat duhen drejtuar drejt qeverisë shqiptare, e cila ka dështuar dhe nuk po u jep zgjidhje qytetarëve të saj duke i lënë në pikun e vapës, në një hapësirë të mbipopulluar dhe të papërgatitur, çka rrezikon të kthehet në një vatër të madhe infeksioni dhe në humbjen e dhjetëra e qindra jetëve njerëzore.

Sot, minimalisht ministri i jashtëm, njëkohësisht kryeministri vendit, ministri i brendshëm dhe ministrja e shëndetësisë duhej të jepnin dorëheqjen, nëse do kishin fijen e dinjitetit njerëzor, por kjo është diçka që ata nuk e njohin e nuk e kanë patur kurrë.

Sot, po bien maskat dhe kuptohet se pas maskave çfarë bie?!

Etiketa: COVID-19Erges Eskiukakavijekriza humanitareMaskatmbyllja e kufijveRilindjaShteti ka rënë

Të Lidhura

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

nga 27
17:42 | 02/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë, që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik...

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

nga 27
15:56 | 02/06/2026
0

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Para
Dalin pamjet tragjike, autoambulanca përplasi për vdekje fëmijën në Kakavijë (fotot)

Dalin pamjet tragjike, autoambulanca përplasi për vdekje fëmijën në Kakavijë (fotot)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

15:56 | 02/06/2026
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

15:28 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –
  • Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com