• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptari, ky kusar me traditë

17:27 | 03/05/2016
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Në një reportazh të fillim shekullit XX, Asdreni përshkruan një udhëtim me kuaj nga Durrësi në Tiranë. Është një nga përshkrimet gazetareske më interesante që vizaton shqiptarin e rëndomtë të Shqipërisë së Mesme. Poeti rrëfen se profesioni më i pëlqyer i shqiptarëve të atyre kohëve është kusaria. Madje, ai diku shkruan që nëse banorët do të punonin tokat e tyre pjellore të kësaj krahine, fitimet do i kishin shumë më të mëdha se kusaria. Asdreni tregon për ca burra të rreckosur, të veshur me zhele, të mbathur me gjysëm opinge, por që kanë armë të lara me serm dhe gurë xhevairi. Karvani i udhëtarëve udhëhiqet nga disa njerëz të mytesarifit të Durrësit, të cilët kishin pas qenë cuba dhe mbanin lidhje me kusarët e rrugëve. Në një han njëri prej këtyre grabitësve ankohet që nuk po ecën mirë puna, sepse udhëtarët janë të paktë, përherë e më të varfër dhe pa plaçkë, por veç këtë zanat njohin dhe i mban shpresa e mirë që dikur do bien në plaçkë, meqë kanë një muaj thatë.

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Është një shkrim i jashtëzakonshëm, i cili është botuar fillimisht në shtypin turk a rumun dhe më pas në gazetën “Albania” të Faik Konicës. (Shiko botimin në 27.al)

Pas më shumë se një shekull, tek e lexon këtë reportazh të ngjethet mishtë, sepse kupton gjer në asht’ se cilët janë të parët dhe cili është profesioni që ne kemi trashëguar më me zell prej tyre. Të parët janë cuba. Ndaj këtu, në këtë rrëfim mund të kuptohet përse shoqëria e sotme, i ka të fortët një farë busulle orientuese. Kjo vjen, pasi asnjëherë moralisht kusarinë nuk e kemi gjykuar për keq, madje çunat e fortë i hasim në lagje, katund a qytet e për ta kemi admirim. Të fortët konsiderohen të shkathët, por dhe simbole të burrnisë.

Nëse Asdreni shkonte me kuaj nga Durrësi në Tiranë, nuk ngjan tëpkë kjo histori me vitin 1997, kur të prisnin udhën tek Ura e Mifolit dhe jo vetëm. Grabisnin çunat çdo gjë që gjenin në makina a mjete të tjera, kanë vrarë dhe përdhunuar. Për çfarë? Për kusari. Kjo është e vetmja ideologji.

Kur Asdreni përshkruan njerëzit e mytesarifit, të cilët e shoqëronin që mos të linte pendët rrugës, a nuk ngjajnë ata me të fortët e sotëm të partive politike, qeverive apo opozitës? A nuk duhet ndërmjetësimi i tyre për të marrë më shumë vota, mbledhur pushtet, por edhe për të bërë sipërmarrje e grabitje prone?

Thjesht, duhet pranuar trashëgimia kulturore që rrit, shëndosh dhe i jep cilësi një Kombi. Nëse italianët kanë trashëguar mes të tjerave artet pamore, arkitekturën, ndërtimtarinë, dëshirën për punë, gjermanikët mes të tjerave muzikën, filozofinë, hebrenjtë shpirtin e mbijetesës, dijet e pafundme, shqiptarët kanë trashëguar kusarinë. Ta shohim në sy këtë vlerë dhe dasht’ Zoti po nuk na pëlqeu më të fillojmë shkollën.

Etiketa: AlbaniaasdrenibusullcubatFaik KonicakusarkusariamytesarifplaçkëShqiperia e Mesmetë fortëttraditë

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para
Mimoza Hafizi: Me Ramën u takova para referendumit

Mimoza Hafizi: Me Ramën u takova para referendumit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kullat, mjetet e lehta për të siguruar status quo-në –

Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –

18:22 | 27/09/2023
Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

18:11 | 27/09/2023
Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

13:25 | 27/09/2023
Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –
  • Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –
  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com