Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Shqipnia vazhdon me qenë vend stalinist…

Nga 27.al 0

Nga Ilir Seci

Fotot e vendosuna shtyllave në qendër te kryqytetit nji ditë mbas Halloween-it si dhe festimet e përvjetorëve të brigadave partizane me veteranë me shalle të kuqe sovjetike, dishmuen edhe njiherë se në këtë vend vazhdon me vegjetue stalinizmi. Nji formë mutante e stalinizmit që mbijeton përçudshëm në kaosin politiko-shoqnor, ku asht kredhë vendi.

Studiuesit thonë se derisa të dekompozohet plotësisht, në trupin e të vdekunit vazhdojne me u rritë thonjtë edhe flokët… kështu asht edhe puna e festimeve të vitit 2019, që vegjetojnë në mënyrë patologjike edhe 75 vjet mbas vendosjes së diktaturës staliniste, ma e egra në krejt Lindjen Komuniste.

Stalinizmi në Shqipninë e sotme vërehet bash në këto festime, kur shohim foto dhe video të fëmijëve të shkollave fillore dhe 9-vjeçare që i marrin nga mësimi për me ba butaforinë e një maskarade të neveritshme.

Asht ba si garë kjo, bile… një garë ri-viktimizimi. Në këtë garën e ethshme te riviktimizmit politiko-shoqnor nuk po kursejnë as fëmijët. Diktatura staliniste për 47 vjet e pat kthye sistemin arsimor në makinë indoktrinuese. Për 47 vjet me rradhë fëmijët iu nënshtruen nji indoktrinimi të mirëfilltë nga regjimi stalinist i Enver Hoxhës, indoktrinim dhe manipulim që konkuronte vetëm me nazistët dhe fashistët, me grupet terroriste islamike si Al Qaeda, ISIS, apo me Iranin e sotëm. Pamja e fëmijëve me shalle të kuqe sovjetike gjatë festave të brigadave asht ma shumë se recidivë staliniste, asht stalinizëm puro.

Në nji vend demokratik, në nji vend, ku ka shtet të së drejtës, askush nuk guxon me ia marre tjetrit fëmijën nga shkolla dhe me e detyrue me vndue shall komunist për me u ba butafori e maskaradave politike.

Në Amerikë, fëmijët deri me sot janë konsiderue jashtë kufijve të aktivizmit politik… prindi të hedhë në gjyq ba me ia hjekë fëmijën nga mësimi dhe me ia përdore per butaforizma politike… Në mënyrë tragjike, përdorimi i fëmijëve si maja e heshtës politike të qeverisjes aktuale në Shqipni nuk asht tjetër përveçse nji formë e dukshme e abuzimit të fëmijëve.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej