Shpëtim Idrizi: Progrekët do sulmojnë edhe më keq, por mos besoni – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpëtim Idrizi: Progrekët do sulmojnë edhe më keq, por mos besoni

12:30 | 22/01/2017
në Shqiperi
0

“Teknologjia e shpifjes dhe e sulmeve do të jetë e madhe, sepse zgjidhja e Çështjes Çame është rrënimi përfundimtar i shovinizmit grek në Shqipëri”

Një reagim mjaft i ashpër vjen nga kryetari i PDIU-së Shqpërim Idrizi për të gjtihë ata politikanë e gazetarë që janë shfaqur në public duke mbrojtur interest shoviniste greke. Në 26-vjetorin e themelimit të shoqatës Çamëria, Idrizi ka paralajmëruar se  teknologjia e shpifjes dhe e sulmeve do të jetë e madhe, sepse zgjidhja e Çështjes Çame është rrënimi përfundimtar i shovinizmit grek në Shqipëri.

Ja një pjesë e fjalës së tij mbajtur në ceremoninë e Shoqatës “Çamëria”.

Read more

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Kemi hyrë në vitin elektoral dhe duhet ta pranojmë që zhvillimi i Çështjes Çame i ka dhënë një shtysë të ndjeshme pse jo elektorale lëvizjes sonë. Falë Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Shoqatës “Çamëria” Çështja Çame tani është në qendër të vëmendjes.

Jo në sondazhet tona, por në sondazhet e të tjerëve qoftë majtas, qoftë djathtas forca jonë politike tregohet vetëm në rritje. Kjo ka shkaktuar shqetësim të madh, veçanërisht tek ata që e shohin me panik Çështjen Çame. U bë kohë që Greqia e sheh ngritjen e PDIU-së si rrënimin direkt të interesave të saj shoviniste në Shqipëri.

Natyrisht, ky shqetësim dhe panik është përcjellë drejtpërdrejtë tek krahu politik pro Greqisë në vend, i cili nuk kufizohet vetëm në një parti të falimentuar si ajo e Dules, por kryesisht në parti që gjenden si në qeveri, si në opozitë.

Kjo ka shkaktuar dhe do të shkaktojë fushata të tëra sulmesh politike dhe mediatike ndaj nesh.

Unë nuk jam politikan që shkoj pas sondazheve, por e dalloj shumë mirë energjinë që gjej në terren kudo që shkoj në Shqipëri si në Jug, ashtu dhe në Veri të vendit. Çështja Çame tashmë është bërë tejet popullore jo vetëm prej komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë, por ajo po përkrahet gjerësisht nga të gjithë shqiptarët e të tëra trevave. Kemi një shumicë dërrmuese dhe ngritje të zjarrtë patriotike nga Tropoja, Dibra, Shkodra, Korça apo Lezha deri në Fier, Vlorë, Konispol Sarandë. Në Kosovë Shoqata “Çamëria” tani rreshton mbi 20 mijë anëtarë dhe po përhapet vrullshëm, falë patriotëve si Nexhmi Muqiqi. Mes shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi po ashtu ka një përkrahje të zjarrtë. Nuk është më tabu të flasësh për Çështjen Çame brenda në Çamëri mes shqiptarëve, vëllezërve tanë orthdoksë që janë ende atje apo emigracionit të ri që është është krijuar pas viteve ’90 në Greqi.

E gjitha kjo ka shkaktuar mëri, xhelozi, por mbi të gjitha thurrjen e lloj-lloj konspiracionesh.

Ndaj, ja ku po ua them që nuk do lënë gjë pa bërë për të sulmuar PDIU-në, Shoqatën “Çamëria”, drejtuesit e lëvizjes sonë. Keni për të dëgjuar një sërë akuzash dhe sulmesh të paprincipta, por mos i besoni!

Tani që po e humbin betejën si politikanët, ashtu dhe mediat që marrin para nga Athina, e vetmja armë që u ka mbetur është shpifja, shpifja dhe shpifja.

Ndaj, mos kini frikë, sepse jemi në rrugën e duhur, në udhën që na kanë treguar të parët tanë që u vranë, u prenë dhe prapë mbijetuan bashkë me Çështjen Çame dhe Çështjen Kombëtare.

Etiketa: Çeshtja çameÇështja kombëtarePartia Drejtësi Integrim dhe UnitetprogrekëtrrënimiShoqata CameriaShpetim Idrizishpifja

Të Lidhura

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

nga 27 ok
18:20 | 19/05/2025
0

Në Samitin Politik Evropian të mbajtur në Tiranë Vodafone Albania ishte partneri i besuar i rrjetit 5G në eventin prestigjioz,...

Para
Vlorë/ Kapet me 1460 euro false, arrestohet 32-vjeçari (foto)

Vlorë/ Kapet me 1460 euro false, arrestohet 32-vjeçari (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com