Kryetari i PDIU-së në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, flet për Çështjen Çame, për problemet brenda koalcionit qeveritar, për krizën politike dhe rrezikun që i kanoset zgjedhjeve, për debatet në lidhje me komisionet e vetting-ut e gjithë problematikën politike.
“Brenda koalicionit qeveritar nuk ka më shije të mirë”, ka thënë kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi Idrizi ka komentuar atë çka ndodhi në seancën e jashtëzakonshme plenare, të 11 prillit, ku u diskutua krijimi dhe përbërja e komisionit “ad hoc” për verifikimin e kandidatëve për institucionet e vetting-ut. Këto komisione do të verifikojnë kandidatët e institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Deputetët e Kuvendit, pa opozitën miratuan kandidaturat e dy anëtarëve të PS-së Vasilika Hysi, Ulsi Manja, dhe atë të LSI-së, Luan Rama. Por gjatë votimit, vetëm kreu i PDIU Shpëtim Idrizi nuk ka marrë votat e nevojshme për të qenë anëtar i komisionit “ad hoc” për vetting-un. Kreu i PDIU tha se artifica të kësaj natyre, si ajo e qëndrimit të mbajtur në Kuvend, duhet të shmangen, ndërsa theksoi se duhet t’i jepet rëndësia e duhur reformës në drejtësi.
“Brenda koalcionit qeveritar nuk ka më shije të mirë”, ka thënë kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi Idrizi ka komentuar atë çka ndodhi në seancën e jashtëzakonshme plenare të 11 prillit, ku u diskutua krijimi dhe përbërja e Komisionit Ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e vetting-ut. Këto komisione do të verifikojnë kandidatët e institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Deputetët e Kuvendit, pa opozitën miratuan kandidaturat e dy anëtarëve të PS-së Vasilika Hysi, Ulsi Manja dhe atë të LSI-së, Luan Rama. Por, gjatë votimit, vetëm kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi nuk ka marrë votat e nevojshme për të qenë anëtar i Komisionit Ad hoc për vetting-un. Kreu i PDIU tha se artifica të kësaj natyre, si ajo e qëndrimit të mbajtur në Kuvend, duhet të shmangen, ndërsa theksoi se duhet t’i jepet rëndësia e duhur reformës në drejtësi.
Pjesë nga intervista
Si e përceptoni ju atë që ndodhi në Kuvend?
Për gjëra kaq themelore siç është reforma në drejtësi, artifica të tilla i bëjnë dëm procesit. Reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme dhe zbatimi i vetting-ut nuk mund të fillonte me një gjë të tillë. Nuk ndaj opinionin që dy partitë e mëdha të kenë mazhorancën, pasi ata kanë përgjegjësinë për këtë sistem që ne po anatemojmë sot. Kreu i Parlamentit i ka dërguar një letër të gjithë grupeve parlamentare për të paraqitur kandidaturën. Edhe ne paraqitëm kandidaturën tonë, nisur edhe nga fakti që mazhoranca jonë ka 3 grupe parlamentare. Emri i propozuar nga PDIU, ishte në kuadër të kësaj. Në Konferencën e Kryetarëve u tha se PDIU, meqë nuk është e përfaqësuar me ministër, trajtohet si minorancë. Por, këtë nuk mund ta pranonim. Ne tashmë përfaqësohemi në kabinet qeveritar me zëvendësministër, megjithatë nuk ka rëndësi fakti i kësaj artifice. Në këto kushte doli ideja që të vazhdoja të garoja në pjesën e mazhorancës.
Si jua shpjeguan këtë?
Ne nuk pranuam. Edhe disa anëtarë të Konferencës së Kryetarëve nuk e pranuan këtë. Dhe me ngeli të garoja me Ulsi Manjën. Por, theksoj se ne të gjithë duhet të kuptojmë se reforma në drejtësi është një proces shumë serioz.
Zonja Doda, deklaroi se ky votim e dëmton koalicionin qeveritar. Është veprim tinzar apo jo?
Nuk mund t’i shtoj më shumë se asaj që thashë. Po e përsëris, imagjinoni sot jemi në një krizë të madhe politike, përfaqësimi, elektorale. Kjo vjen nga mungesa e besimit të palëve. Për sa i përket marrëdhënieve brenda koalicionit, nuk të lë shije të mirë.
Partia juaj mori vota të konsiderueshme në zgjedhjet e kaluara. Cilat janë pritshmëritë tuaja në zgjedhjet që vijnë? Shpesh Rama ju përdor për të trembur Metën, por dhe Meta ju përdor për të trembur Ramën?
Mendoj dy gjëra. E para, PDIU ka peshën e vet në skenën politike shqiptare. Të garantoj që në zgjedhjet e ardhshme do dyfishojmë mandatet tona, për shkak të peshës që kemi dhe rolit që po luajmë në përpjekjen për t’u ulur në bisedime. Deduksioni i dytë, është fakti i gabuar që dikush mund ta përdorë PDIU-në, por kjo vjen si pasojë e kodit zgjedhor që kemi nga partitë e mëdha. Ju kujtoj se pas vitit 2005 ka ikur koha e partive shtojcë.
Nëse Meta largohet nga qeveria dhe nëse PD nuk futet në zgjedhje ju me kë do të shkoni?
Është e vështirë t’i përgjigjet shumë “nëse-ve” që ju më pyesni. Ne sot jemi në një moment të rrezikshëm për vendin. Shumë institucione do humbin legjitimitetin, dhe ne do shkojmë në një pikë që s’dimë çfarë do bëhet. Unë nuk e imagjinoj dot sot edhe me praninë time, se si palët në 2017-n, një vend kandidat për BE, të mos arrijë të bëjë zgjedhje transparente dhe pa bërë zgjedhje me të gjitha palët. Ne kemi bërë propozime konkrete për të hyrë në bisedime.
Cila është kërkesa juaj thelbësore për Çështjen Çame?
Ne nuk kërkojmë pronat, por po kërkojmë atdheun tonë. Në vitin 1927 patën statusin e minoritetit shqiptar në Greqi dhe ne kërkojmë të kthehemi në shtëpitë tona dhe kërkojmë të gjitha të drejtat e mohuara.
Më vijnë të moshuar të popullsisë së Çamërisë në zyrë dhe më thonë: “Unë jam duke e lënë këtë botë dhe dua vetëm të shkoj e ta shoh edhe një herë vendin tim, shtëpinë time, tokën time”. Shumë nga shtëpitë tona nuk janë zënë dhe janë nën sekuestro konservative dhe askush nuk na thotë dot pse nuk na lënë të shkojmë atje. Është Ligji i Luftës që e ndalon këtë.
Dashamir Tahiri, më tha kohë më parë në këtë studio se ju afroi juve në PDIU dhe ju larguat atë?
Të fundit njeri që unë do t’i jepja përgjigje publike do të ishte përgjigja ndaj një çami. E kam të vështirë t’i jap përgjigje një njeriu, me të cilin unë kam bërë një rrugëtim. Në përvjetorin e parë të 27 qershorit të vitit 2006 kam bërë një fjalim dhe kam kërkuar një minutë heshtje në Kuvend, madje jam angazhuar me partinë PDI, e cila më pas u bë PDIU. Jam angazhuar në çdo thirrje që më është bërë nga PDI, pasi unë isha në Kuvend dhe i jepja më shumë zë Çështjes Çame. Në vitin 2009 unë isha i PS-së ai i PDI-së dhe vendosëm që të bënim një parti politike, ku Çështja Çame të ishte themel i asaj partie. Falë atij momenti jemi këtu në këtë situatë, kur janë bërë kaq shumë gjëra për ta faktorizuar. Kam rrugëtuar bashkë me zotin Tahiri deri në zgjedhjet e 2015.
Sigurisht që morëm bashkë një vendim politik që të bëhemi pjesë e kësaj mazhorance për reformën territoriale. Tahiri ishte në rreshtin e parë të atyre që votuan për të marrë këtë vendim politik. Pas dy ditësh Dashamir Tahiri doli në Vlorë përkrah Bashës dhe deklaroi se ishte me PD-në. Vendimi nuk ishte vetëm i imi, por i grupit parlamentar dhe Këshillit Kombëtar. Është zgjedhje e Tahirit që sot është pjesë e PR-së dhe i uroj shumë suksese në rrugën politike, sepse është çam dhe i uroj çdo çami shumë suksese në politike, sepse ka pjesë të popullsisë së Çamërisë edhe në parti të tjera.
A keni ju si parti dhe deputetët tuaj probleme me dekrimnalizimin?
Nuk kemi asnjë problem me dekriminalziimin në grupin parlamentar. Ato që thuhen nëpër media janë vetëm spekullime. Deputetët e PDIU-së e kanë votuar dekriminalizimin dhe në dijeninë time s’ka asnjë deputet me probleme me dekriminalizimin. Sidoqoftë, është përgjegjësi individuale e secilit kjo çështje.