Shpërthejnë infektimet e COVID-19 në Shqipëri, kaq u shënuan vetëm sot

Duhet të lëçisni

Patronazhisti Taulant me syrin dhe veshin tek vrima e çelësit

Marrjen e të dhënave tepër konfidenciale të mbi 910 mijë qytetarëve shqiptarë, patronazhistët e PS-së e paskan marrë duke punuar vite te vite të tëra në...

E keni vrarë ndonjë herë mendjen se pse serbët…?

shkruan Fahri Xharra - Serbët me ngulm mundohen ta paraqesin veten para botës si pasardhës të pellazgëve, etruskëve, ilirëve e neve të na klasifikojnë si...

238 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid në vendin tonë

Vijojnë të jenë të qëndrueshme shifrat e të infektuarve me Covid në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nga 2684...

Bllokohen 21 minatorë në galerinë e karbonit në Kinë

21 minatorë kinezë kanë mbetur të bllokuar në një minierë karboni në provincën e Hutubi, në rajonin e Xinjiang. Këtë lajm e kanë bërë...

Janë bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 152 raste pozitive, ndërsa kanë ndërruar jetë dy persona.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përmes strukturave të shtuara të epidemiologëve vijon identifikimin, gjurmimin dhe hetimin e rasteve të dyshuara me COVID19, me qëllim izolimin e vatrave të infeksionit.

Angazhimi i shtuar i epidemiologëve në terren bëhet akoma edhe më i domosdoshëm me fillimin e viti të ri shkollor, ku mësuesit dhe nxënësit do të kenë prioritet për testimin.

Mësuesit për çdo shqetësim duhet të kontaktojnë me koordinatorin e shkollës, i cili lidhet me strukturat e shëndetësisë për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.

Është shumë i rëndësishëm në këtë moment, kur shtohet rreziku me hapjen e shkollave, bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Është e rëndësishme të respektohen rregullat e higjienës, distancimit dhe përdorimit të maskës kudo në ambientet e mbyllura dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë kryer në 24 orët e fundit 810 testime dhe janë konfirmuar 152 raste.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon :

68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër.

53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6668 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton numrin unik të urgjencës kombëtare 127, në rast se keni shenja të sëmundjes dhe dyshoni se jeni i prekur nga COVID19.

Qëndroni në kontakt me mjekun e familjes dhe për çdo informacion të sigurt rreth koronavirusit, mund të telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COVID19Statistika (15 Shtator 2020)

Testime totale 75576

Raste pozitive 11672

Raste të shëruara 6668

Raste Aktive 4664

Humbje jete 340 (Qarku Tiranë 163, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2366

Durrës 520

Shkodër 362

Lezhë 267

Elbasan 248

Korçë 209

Fier 192

Vlorë 170

Kukës 140

Berat 92

Dibër 51

Gjirokastër 47

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Patronazhisti Taulant me syrin dhe veshin tek vrima e çelësit

Marrjen e të dhënave tepër konfidenciale të mbi 910 mijë qytetarëve shqiptarë, patronazhistët e PS-së e paskan marrë duke punuar vite te vite të tëra në...

E keni vrarë ndonjë herë mendjen se pse serbët…?

shkruan Fahri Xharra - Serbët me ngulm mundohen ta paraqesin veten para botës si pasardhës të pellazgëve, etruskëve, ilirëve e neve të na klasifikojnë si...

238 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid në vendin tonë

Vijojnë të jenë të qëndrueshme shifrat e të infektuarve me Covid në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nga 2684...

Bllokohen 21 minatorë në galerinë e karbonit në Kinë

21 minatorë kinezë kanë mbetur të bllokuar në një minierë karboni në provincën e Hutubi, në rajonin e Xinjiang. Këtë lajm e kanë bërë...

Mijëra kosovarë drejt Shqipërisë për fundjavë, Përparim Kryeziu zbulon arsyen e dyndjes

Përparim Kryeziu, zëdhënës i qeverisë së Kosovës, pohon se masat e reja e ndërmarra nga qeveria kundër përhapjes së koronavirusit nuk kanë qënë shkak...