Shokët e çadrës përbri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shokët e çadrës përbri

09:45 | 10/07/2018
në Shqiperi
0

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Nga Mira Kazhani
Në Jal ishte një diell djegagur dhe pikun e kalova në dhomë. Kur u ktheva, dallova prej së largu disa të rinj të ulur pothuajse në zonën e shezlongut tim. Afrohem e qetë, se tek e fundit – thashë me vete – nuk janë nga ato fytyrat që u thërrasin skiftera dhe kjo do ishte e tmerrshme dhe rrezikon të ta bëjë fundjavën si paraburgim me det. Një grup të rinjsh, që nga bisedat janë ose në universitet ose në master. Nuk duken më shumë se 22-23-vjeçarë. Flasin një anglishte ujë dhe tema moskokëçarëse por që reflektojnë një nivel mbi mesatar dhe parandjej që janë tipa dhjetash në shkollë, por siç ndodh me pushime, njerëzit i dorëzohen një lumturie që duket që nga temat e lehta dhe rregullat që thyhen: gjumi, ushqimi dhe stakimi me detyrat ndaj jetës.
-A mund ta di sa vjeç jeni?
-22 pak a shumë, të gjithë,- më përgjigjet një djalë që zotëron një komunikim të mirë dhe nuk ngjan me dy djem të moshës së tij tre çadra më tutje, që mbajnë varëse floriri të trasha dhe sillen sikur janë 40 vjeç. Por ata s’më interesojnë dhe përqendrohem tek grupi. Ky djali që më përgjigjet me edukatë, mësoj se studion në Angli. Ndërkohë, një vajzë pak si topçe, me dhëmbët e bardhë akull, ka ardhur nga Amerika (më vonë mësova që studion atje) dhe diskuton me shoqet gjithë batuta të ëmbla për Shqipërinë, sepse sa herë vjen i duhet të jetë e kujdesshme me çfarë nxjerr nga goja, se jemi gati për keqinterpretim. Nuk ia kujtoj dot emrin, por ishte plot karakter dhe bisedat e shokëve përbri çadrës nisa t’i përgjoj me kënaqësinë që të jep një libër i mirë, madje ky edhe më i vlefshëm. Jam gjithmonë kurioze të di se si janë të rinjtë e sotëm, çfarë thonë ata, çfarë ëndërrojnë dhe sidomos si jetojnë.
Po, ata pëlqenin të pinin pak xhin dhe vodka në mbrëmje. I dëgjoja që mezi prisnin për një gotë të mirë në darkë. Ishin të mezipritur për këtë fundjavë. Siç thoshin dhe vetë, pas provimeve të duket sikur del nga një jetë e futesh në tjetrën. Janë plot adrenalinë dhe më pëlqen që nuk janë tipa të mërzitshëm; edhe të shkollës, edhe të qejt! Çdo gjë në kohën e vet.
Gjatë gjithë kohës binte telefoni i ndonjërit. Ishte ose një grup tjetër ose një shoqe me emra si Bora, Ada, etj. që udhëtonin ndërkaq drejt jugut për t’iu bashkuar grupit. Erdhi një një afrikane, e cila ishte në fakt britanike dhe shoqe e njërës prej shqiptareve që studionte atje. Dy francezë motër e vëlla gjithashtu ishin bërë pjesë e fundjavës në Jugun shqiptar prej miqësive me dy nga të rinjtë.
Ines është një studente në Pragë për International Security dhe me të bëra një copë bisedë.
-Jeni tipa dhjetash apo më duket mua?
Inesi qesh, rrotullon sytë nga të gjithë dhe më thotë “po”.
-Po këta të huajt, i keni sjellë ju?
-Po, janë miq me disa prej nesh dhe i kemi ftuar të shohin Jugun e Shqipërisë.
– Ku do punosh ti me këtë shkollën që po bën? Në Nato, në Ministrinë e Jashtme? Do ktheheni në Shqipëri?
-Atë duam. Në mos, në Europë.
-Po një ditë ne do jemi edhe Europa, – i them.
– Po ne atë shpresojmë, po është komplekse shumë. Duhet ta duam të gjithë, – thotë Inesi! Dhe e pashë që po kishte dëshirë të pushonte pak nën rrezet e ngrohta të buzëperëndimit dhe preferova të mos fus më shumë hundët në çadrën e të rinjve, të cilët rrezatonin pamjen e pushimeve prej vërteti: atë që rrallë e sheh në Jugun tonë, mbushur me skiftera jo rrallë herë.
Pak përshkrim: Në det tani po lahen francezët, britanikja me ADN afrikane fol e qesh me vajzat shqiptare, një tjetër sapo porositi kokteje dhe birra. Asnjëri nuk duket që të ketë një histori dashurie në mes. Janë dukshëm vetëm shokë të vjetër klase dhe mendoj se përbri çadrës sime është Shqipëria në Europë. Kaq afër, kaq e thjeshtë, me një anglishte si shpirt, me disa fytyra pa tualet, pa thonj të gjatë akriliku, me veshje të bukura si në Pinterest, që po tokin gotat e tyre. Britaniko-afrikania po përdredh belin teksa dëgjon muzikë në sfond , dy shoqe të saporitakuara po përqafohen me mall, një tjetër po shijon një birrë të ftohtë. Janë aq të mirë, sa të bëjnë të besosh se Europën po e sjellin avash- avash ata që s’i njeh askush, por që me sjelljen e tyre janë kartolina e Europës shqiptare!
http://www.tiranapost.al/shoket-e-cadres-perbri/
Etiketa: anglishtçadërEuropeJalëmira kazhanishokëShqiperi

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Rumani, shkarkohet kryeprokurorja e antikorrupsionit

Rumani, shkarkohet kryeprokurorja e antikorrupsionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com