Shkodra bëhet me dy Jozefina – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkodra bëhet me dy Jozefina

12:13 | 29/08/2017
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

A mund të kishte Shkodra një “Jozefinë’ të dytë? Deri në kufi të të pamundurës, ishte menduar. Aq sa disa diplomatë që bënin sikur e shqiptonin keq emrin e politikanes së fortë nga Shkodra, e thërrisnin “Jozepina” alias Josephine Beauharnais- gruaja e parë e Napoleonit të Parë…

Por ja që historia e të fortëve nuk është edhe aq rezistente; Shkodra tani po krijon “Jozefinën” e Dytë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Qeveria e re e shpallur ‘Rama 2’, ka shumë lidhje me dublin. Jo vetëm se Jozefina Topalli po dublohet nga Senida Mesi, por edhe për disa “kopje” të tjera:

Një kopje është mes qeverisë “Rama” dhe opozitës PD. Rama e ndjeu të domosdoshme që, në skuadrën e tij, të krijonte një “egërsirë” grua për të sulmuar. A nuk ishte Jozefina kështu? Edhe Senida “gia” e ka krijuar këtë profil. Shiko çfarë i shkruante kryeministrit Rama: “Ndihesh i sigurt të jetosh në Shqipëri? Unë jo! Mbas shpërthimit me tritol mbrëmë te komshiu i pallatit tim, ndjenjës së pështjelluar (frikë, pasiguri, trishtim) i bashkohet një thirrje për qeverinë: Stop fushatës PR për shou politik që keni ndërmarrë, mjaft me konferencat për shtyp, boll më duke dalë në TV”.

Një kopje tjetër:

Gruaja e re e fortë e Shkodrës është zëvendëse e numrit Një; do të jetë zëvendëskryeministre. Edhe gruaja e parë e fortë nga Shkodra ishte zëvendëse e numrit Një- Berisha. Veçse Jozefina nuk e kritikoi kurrë “Njëshin” e saj; po kurrë! Edhe sikur dikush të thoshte një fjalë ndaj Berishës, ajo ishte gati t’i jepte “plumbin ballit”. Rama e ka toleruar këtë pjesë, me qëllim që të tregohet “i stilit tjetër”.

Kopja e tretë brenda subjektit:

Të gjitha qeveritë post- diktaturë, sidomos qeveria Socialiste, ndjekin skemat e qeverive të diktaturës hoxhaiste. Shkodra – e konsideruar si antikomuniste, aq sa është shtypur nga makina e diktaturs, aq edhe është “përkëdhelur” nga diktatura. Përkëdhelur dmth., duke emëruar ministra, presidentë, deputetë, kryetar parlamenti…., për shkak se “e duam Shkodrën me vete”. Edi Rama si kryeministër, e shkeli shumë Veriun gjatë mandatit të parë dhe tani po mendon se korrigjohet duke krijuar “Jozefinën” e Berishës, ose “Alinë” e Enver Hoxhës, ose “Ditmirin”, e Sul Bushatit.

Jo vetëm emërimi i shkodranes me mbiemër nga e famshmja “Ura e Mesit”, por nga shumë aspekte, qeveria Rama është një “dubël”.

Në radhë të parë, “Rama 2” është dubël me “Rama 1”. Në qeverinë e parë të tij, kryeministri kishte ndërtuar strategjinë “pak jashtë PS, pak brenda PS”. Atëherë ndërtoi strategjinë e koduar “Rilindja” të cilin e konsumoi brenda pak kohe. Në fund të mandatit, “Rilindjen” ia shiti Opozitës PD, e cila ndryshoi vetëm emrin: Nga “Rilindje”- në “Republikë e Re”. PD e bleu kodin të falimentuar. Megjithatë, sot mund të thuash se Rama e ndërtoi qeverinë si dubël të fillesave të veta “Rilindje” dhe mbaresave të PD: “Republikë e Re”. Kësaj here ka shkurtuar numrin e ministrive, duke i  ngjeshur, por njëkohësisht ka gjetur disa figura që “nuk i njeh njeri’, dhe disa të tjera ‘që i kanë ardhur në majë të hundës”. Pandeli Majkon- një themelues të PS dhe kryeministër, e uli në ministër. Kjo është thuajse ironike. Por jo vetëm kaq: Si Majko,deri te emri më i panjohur- të gjithë janë zgjedhur nga ata që “nuk bëjnë zë” edhe sikur të shembet godina e qeverisë.  Të gjithë ministrat janë zgjedhur shumë të kontrollueshëm nga kryeministri. Domethënë një kopje e qeverisë “Rama 1”.

E dyta, “Rama 2” është dubël i Bashkisë së Tiranës ku qeverisi zoti Rama më shumë se një dekadë. Bashkia është dubluar dyfish: Në njërën anë si Bashkia ku ishte Rama, dhe në plan të dytë- si Bashkia ku qeveris Veliaj. Kryeministri Rama ka rekrutuar si ministra një pjesë të mirë, ose pjesën më vitale, nga nëpunës të Bashkisë; ose të profilit të nëpunësit të Bashkisë. Vetë zëvendëskryeministrja Mesi është një aktiviste e Bashkisë. Dhe jo vetëm kaq: Ajo ka deklaruar se pasioni i saj është “pushteti vendor”, jo qeveria qendrore. Edhe ministre e Shëndetësisë është nga Bashkia e Ramës… Strategjia për ta lidhur Qeverinë me konceptin “Bashki” është një ide që e ushqen qeverinë me populizëm. Ndërkohë kjo mënyrë është zgjedhur edhe për të dëshmuar një “qeveri të profilit të ulët”, dmth., ministra vulnerabël, ekip i menaxhueshëm, por nga ku shquhet “lartësia” e njëshit…

… Ndoshta është kohë për të kujtuar kur Rama ngrinte dy gishtat, kur vinte trëndafilin mes të dyve, kur thoshte “Votoni një- sa për dy”. Ja ku jemi në qeverinë “Dubël.”

/Veritas.com.al/

 

Etiketa: burratdublimedi ramaFrrok ÇupiJozefina Topallikutite e duhanitPDRilindjaSenida Mesi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Britney Spears e palyer: Kjo jam unë

Britney Spears e palyer: Kjo jam unë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com