Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur sot në fshatin Melgushë të Shkodrës. Mësohet se 60-vjeçari Zef Paloka ishte duke lëvizur me motoçikletë kur u përplas me një kamion.
Si pasojë e aksidentit, 60- vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Policia e Shkodrës ka nisur sakaq hetimet për ngjarjen.