Një 44-vjeçar është plagosur me armë zjarri rreth mesditës në qytetin e Shkodrës,
Sipas informacioneve paraprake shtetasi Syrri Mehmetaj është qëlluar me armë teksa udhëtonte me mjetin e tij tip “Benz” me targë AA031NL.
44 vjeçari ka shkuar vetë në spital i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Policia bën me dije se ka ngritur pika kontrolli si dhe po punon për kapjen e autorëve të dyshuar.