“Shih Programin”, kryeministri Rama: Reforma në drejtësi kërkon vite – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shih Programin”, kryeministri Rama: Reforma në drejtësi kërkon vite

16:12 | 01/03/2016
në Uncategorized
0

Bllokuesit e reformës do të kenë rezultate shumë negative në zgjedhjet e 2017

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në emisionin “Shih Programin” në TVSH se reforma në drejtësi si e tërë do të kërkojë vite, por si bazë për reformën është e  domosdoshme paketa e ndryshimeve kushtetuese, e cila mund të votohet brenda muajit mars. Sigurisht, nëse do ketë vullnet për të gjetur marrëveshje në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, është shprehur Rama.

“Nëse duam një reformë reale, politika duhet të bëjë një hap prapa dhe t’ia lërë këtë punë ekspertizës më të mirë të mundshme”, u shpreh Rama. Ai shtoi se, “Reforma nuk është tek teknikalitetet, por tek thelbi dhe thelbi është që kjo reformë do të sjellë një tronditje të sistemit të drejtësisë dhe premisa se cilido mund t’i shërbejë shqiptarëve në këtë sistem do të kalojë nga një proces rigoroz qëmtimi të kandidaturave që nga eksperienca tek pasuria etj”.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Rama tha se ajo palë politike që identifikohet si bllokuese e Reformës do të ketë një rezultat shumë negativ në zgjedhjet e ardhshme. Duke komentuar draftin e Venecias për Reformën në Drejtësi, Rama tha se, “Pjesa e parë e reformës  ndryshimet në Kushtetutë hyjnë në proces, reforma në drejtësi si e tërë do kërkojë vite, por si bazë për reformën është domosdoshmërisht paketa e ndryshimeve kushtetuese. Në rast se do të ketë vullnet për të gjetur marrëveshje. Nuk jam në dijeni të debateve, i qëndroj asaj që nëse duam një reformë reale politika duhet të qëndrojë nga prapa dhe t’ia lërë ekspertizës  më të mirë të mundshme.

Kurse duke folur për Byronë Kombëtare të Hetimit, Rama theksoi se, “Byroja e hetimit e ndërmjetësuar nga amerikanët nuk varet nga Policia, por prania e Prokurorisë ishte vendimtare. Thelbi është që kjo reformë do sjellë një tronditje të sistemit të drejtësisë. Rama tha se nuk ka çfarë të rinegociohet për Byronë Kombëtare të Hetimit. “Do bëhet një proces në komisionin e reformës dhe në atë proces sigurisht që do ketë takime. Ne do synojmë dakordësi me opozitën dhe nuk do fillojmë me planin B, por do synojmë planin A”, tha Rama.

Kryeministri komentoi edhe incidentin e ndodhur në sencën e fundit parlametare, ku disa deputetë të opozitës e qëlluan atë me vezë. “Duhet të pyesni ata që e bënë, sepse ajo që ndodhi nuk ka të bëjë me PS, pasi Armando Prenga është përjashtuar nga PS. Se kush janë fajtorë e kush janë të pafajshëm i takon gjykatës”, tha Rama.

Gazetari Enkel Demi e nisi intervistën me kryeministrin Rama me “thumba’ sapo hyri në studio. Ai i kërkoi Ramës që të shkonte më shpesh në TVSH, pasi sot që ka vajtur pati disa ndryshime “duke nisur që nga pastrimi dhe lyerja e mureve”. Në këtë çast Rama ndërroi vendin me gazetarin “për të mos e lënë atë në krahun e majtë”, siç tha kryeministri.

Etiketa: Armando PrengaByroja Kombëtare të Hetimitedi ramaKomisioni i Veneciasreforma ne drejtesiRTVSHShih programin

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Taulanti gjithmonë dy hapa pas kryetarit…

Taulanti gjithmonë dy hapa pas kryetarit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com