Një sherr masiv ka ndodhur ditën e djeshme në ambientet e një godinë shtetërore në Qytet Studenti, ndërsa filli i konfliktit ishte pranë Fakultetin Ekonomik.
Dy persona kanë hyrë në ambientet e fakultetit dhe kanë ngacmuar dy vajza, veprim ky që është bërë shkak i sherrit të ashpër.
Pas këtij konflikti, studentët pranë FEUT janë ngritur në protest duke shprehur shqetësimin e tyre për sigurinë dhe mësimdhënien.
Në një prononcim për mediat, kryetari i studentëve Kristian Kina shprehet se ky është një rast që nuk duhet të përsëritet.
Kina siguron të gjithë studentët e Fakultetit Ekonomik që të vazhdojnë mësimmarrjen në mënyrë të qetë si dhe bën thirrje që të arrestohen dhe të vihen para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeje.