Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

SHBA: Reforma në drejtësi të miratohet tani

Nga Media 0

Në një deklaratë për Oranews, Ambasada amerikane shprehet qartë dhe prerë se është koha tani për të miratuar reformën në drejtësi. 31 maji ishte afati i vendosur për miratimin e reformës ndërkohë që palët duket se vazhdojnë të qëndrojnë larg marrëveshjes.

As ndërhyrja një ditë me parë e dy ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, dhe as letërkembimi mes liderëve Rama dhe Meta, duket se nuk i bindi palët të zbatojnë afatet, që janë përcaktuar qartazi nga SHBA dhe BE

“Kur të zbatohet, reforma në drejtësi do të jetë reforma më e rëndësishme në Shqipëri në 25 vitet nga rënia e komunizmit. 91% e shqiptarëve e kërkojnë atë. Udhëheqësit e partive politike në Shqipëri thonë se e mbështesin. Ekspertë dhe politikanë kanë shkruar drafte dhe kanë paraqitur komente. Tani është koha që politikanët të arrijnë kompromis dhe të miratojnë reformën në drejtësi – një herë e mirë”, theksohet në deklaratën e ambasadës së SHBA-së, raporton Oranews.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej