“Sarah”, ose romani që të kënaq edhe se zbulove një shkrimtar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Sarah”, ose romani që të kënaq edhe se zbulove një shkrimtar

19:15 | 15/11/2017
në Uncategorized
0

Nga Iva Tiço

Pyetja “Sa nga vetja ka personazhi?”, duket se ka lindur bashkë me letërsinë. Edhe ata që e kanë njohur nga afër Homerin, duhet ta kenë pyetur për shembull, nëse dinakëria e Odisesë ishte tipar i tij që pastaj i ishte veshur personazhit, apo nëse ato dhjetë vjet endje në mes detrash, për t’u kthyer në shtëpi, ishin në të vërtetë dëshirë e shkrimtarit për t’u endur nëpër botë…  E di që nuk ka kuptim ta pyesësh fare autorin për të tilla gjëra, por nuk mund ta shmang, madje dhe në mes të natës, teksa lexoj librin, ngacmimi për të nisur një sms është shumë i madh, kur autorin e njeh nga afër, ke punuar bashkë dhe ju ka ndarë vetëm një qelq mes tryezave dhe ke bërë biseda personale…“Sigurisht, që kjo pjesë është jeta ime, patjetër që aty jam unë”, kthen përgjigje Alfred Peza, i cili “çuditërisht” për mua këtë radhë është “shkrimtari”. “Çuditërisht”, sepse ndryshe nga disa kolegë të tjerë gazetarë, nuk na ka lënë kurrë të kuptojmë që synonte letërsinë. Dhe sërish “çuditërisht”, sepse libri më zhgënjen për mirë. Dhe sërish “çuditërisht” ai e mirëpret këtë koment të sinqertë dhe e shoqëron me një buzëqeshje të kënaqur, teksa takohemi për të folur nga afër për mbresat e leximit, sapo unë e kam mbaruar, një ditë përpara se të çelet panairi i librit dhe ai të ulet e të firmosë autografët për lexuesit e romanit të tij të parë “Sarah”.

Jam ulur me të në të njëjtën kafene, ku fiks një vit më parë, me një tjetër koleg që kishte zgjedhur të shkruante një roman nën pseudonimin Tom Kuka, u ulëm për romanin e tij “Hide në kalldrëm”. Veç kënaqësisë, se një brez i ri shkrimtarësh po i vijnë letërsisë shqipe nga gazetaria, biseda ka një të përbashkët tjetër me atë të një viti më parë: Shqipërinë e viteve ’20-‘30, të pastudiuar pothuajse fare në të gjitha programet mësimore dhe pothuajse të paprekur për subjekte letrare, pasi shumica e veprave bashkëkohore frymëzohen pikërisht nga e sotmja.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ndryshe nga shumë shkrimtarë “të rinj” që romanin e parë (dhe më të suksesshmin në shumë raste) e kanë me nota të theksuara biografike, Alfred Peza ashtu si Tom Kuka një vit më parë, e ka fund e krye trillim artistik. Letërsi të mbështetur mbi ngjarje e personazhe historike. Dhe jo ngjarje dosido, por vitet e para të ndërtimit të shtetit modern shqiptar, ndërtimit të qytetit të Tiranës dhe sigurisht ndërtimit të një bote femërore krejtësisht moderne dhe europiane. Me këmbënguljen e një gazetari skrupuloz, ka ditur që në një artikull mëse normal të gazetave shqiptare, të mësojë në një shkrim të shkruar për një tjetër qëllim, të parin gjest emancipues të një gruaje shqiptare që kishte flakur ferexhenë dhe kishte shkaktuar një tërmet duke vallëzuar ashtu kryezbuluar më një ballo të Ambasadës Amerikane. Gruaja quhej Sarah Blloshmi dhe pas kërkimeve nëpër arkiva për Alfred Pezën ajo erdh’ e u shndërua në muzën dhe subjektin e kërkuar.

Një grua që të kujton Ella Fitzgerald për nga lehtësia për t’u shndërruar në muzë e për të sjellë një modë të re, duke ndryshuar njëherë e mirë një shoqëri që jeton brenda kufijve. Një grua që Peza, megjithëse e ka njohur përmes gjurmëve të shkruara në arkiva, ka mundur ta vizatojë me sytë e mendjes e ta vendosë pastaj mes personazheve historikë më të rëndësishëm të kohës, ta dashurojë, madje edhe me mbretin e saposhpallur Ahmet Zogun.

“Nuk ka ndjesi më të bukur se letërsia”, tregon Peza me buzëqeshjen e dikujt që ndihet vërtetë Zot. Dhe si Zot krijues, sigurisht ka të tjera plane, dy subjekte i ka tashmë në kokë, për të shkruar një lloj triptiku, që duke u mbështetur në të tjerë personazhe realë do sjellë të tjera copëza Shqipërie, në të tjera kohë e hapësira. Dhe për mua që ia njoh prej vitesh vullnetin dhe disiplinën e punës, e di që është thjesht çështje kohe derisa dy romanet e tjerë t’i kemi në dorë. Dhe atëherë nuk do kem më asnjë lloj çudie, sepse e di që tashmë Alfred Peza më ka shpërfaqur një shkrimtar. Dhe kjo nuk është një gjë kaq e lehtë për t’u thënë. Por, është një lajm shumë i bukur.

/tiranapost.al/

Etiketa: “Sarah” ose romani që të kënaq edhe se zbulove një shkrimtarAlfred PezaHide në kalldrëmiva ticosarahTom Kuka

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Serbët tmerrohen nga krijimi i një shteti të tretë shqiptar

Serbët tmerrohen nga krijimi i një shteti të tretë shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com