Sarah Berisha shkon në Prishtinë, ja cila është arsyeja (VIDEO)

0
58

Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi janë një nga çiftet e formuara brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” më  të përfolur në rrjet. Lidhja e tyre në fillim edhe pse u pa me një skepticizëm të madh nga publiku, i ka mbijetuar të gjitha thashethemeve dhe të dy duken shumë të lumtur bashkë. Në fillim kur çifti la shtëpinë më të famshme nuk ishin të shpeshtë me postime, ndërkohë tani ato janë më aktiv në rrjetin social Instagram.

Sidomos Sarah, e cila së fundmi ka postuar një video së bashku me Pajtimin. Blogerja e njohur në video tregoi se ndodhet në Prishtinë, për të shoqëruar partnerin e saj në intervistën e tij të radhës. Duket se Sarah nuk do t’i ndahet për asnjë moment PM-it, duke qëndruar edhe në prapaskena gjatë emisioneve ku ai është i ftuar.

Në videon e publikuar dëgjohet në sfond zëri i moderatores teksa e pohon vet lajmin.

“Sot jam në Prishtinë dhe po shoqëroj PM-in se ka një intervistë. Ja ku është PM i nxehur se mezi gjeti parkim.”

Së fundmi, në një nga intervistat e tij të pakta PM foli për lidhjen e tij me Sarah-n duke u shprehur se edhe pse janë në distancë ndonjëherë kjo i ndihmon sepse i merr më shumë malli për njëri-tjetrin.

Kujtojmë se pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”, blogerja dhe DJ PM, emri i vërtetë i të cilit është Pajtim Krasniqi, kanë vendosur që të jenë më të rezervuar rreth lidhjes së tyre.