Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Saimir Tahiri peng i votave që i duhen Rilindjes, jo i drejtësisë

Nga 27.al 0

Saimir Tahiri po ankohet se kthimi i çështjes ndaj tij në shkallën e parë është padrejtësi. Ai shton se drejtësia e vonuar nuk është drejtësi, teksa përdor fjalën “turp”.

Me thënë të drejtën nuk është drejtësi e vonuar, sepse as që bëhet fjalë për drejtësi, veçanërisht pas reformës që udhëhoqi pasardhësi i Tahirit, Fatmir Xhafaj.

Por, në këtë rast kemi të bëjmë me një urdhër të mirëfilltë politik për ta mbajtur peng Saimirin e bashkë me të çunat e tij të “vyer”.

Tashmë, në vjeshtë do të nisë fushata e gjatë e një gare elektorale, e cila siç po duket do të jetë e sojit “sy për sy e dhëmbë për dhëmbë”. Edi Rama që e sheh veten në zbythje ka nevojë për çdo votë e mbi të gjitha për të tëra llojet e vjedhjeve, presioneve, krimeve elektorale.

Duke ia lënë litarin jashtë Saimir Tahirit, rilindasve u duhet “ndërhyrja” e tij në fushatën e Tiranës.

Para katër vjetëve, falë kësaj “ ndërhyrje” me para dhe “çunat e mirë”, të cilët Damiani i thërret “problematikë” në Tiranë u bë një masakër e vërtetë elektorale. Rilindja fitoi 18 deputetë.

Sa për të dhënë një shembull le të marrim zonën e Farkës, në të cilën komisionerët dhe aktivistët e të gjitha partive politike janë kërcënuar me grykën e pushkës apo me atentate që nuk u kursenin as familjarët.

Në Tiranë shumë qytetarëve u janë sekuestruar kartat e identitetit, në mënyrë që mos të votonin kundër qeverisë. Janë blerë vota në komunitete të margjinalizuara, ndërsa qershia mbi tortë ka qenë mbushja e kutive.

Sapo Saimiri mësonte që diku në një qendër votimi vota po dëmtonte numrin 18 të Rilindjes, “djemtë e tij magjistarë” bënin çudinë.

U dogjën mandate, u “ekzekutuan” deputetë, në mënyrë që ish-“vllai ‘modh” i Saimirit të mbretëronte, të krijonte një sulltanat, të formonte një qeveri me timon në dorë.

I pari që e pësoi ishte Saimir Tahiri. Të parin që lëshuan ishte pikërisht ai. Kjo është besa e Rilindjes. Ky është Kodi i Nderit i Edi Ramës. Një njeri që nuk ka një shok të vetëm si nuk do ta linte të ikte për lesh Sajmen?

Por, tani ai u duhet, prandaj duhet mbajtur lidhur. Çështja i kthehet në shkallën e parë, në mënyrë që të përziejë sërish duart në llum.

Ndaj, Saimiri nuk duhet të ankohet, sepse kjo është loja, të cilën ai e njeh fort mirë dhe sot poi a kërkojnë, si bënte ai pak vjet më parë me të tjerë.

Përndryshe t’i nxjerrë ato rregjistrime që thotë se ka dhe t’i marrë të gjithë me vete udhës për në greminë, meqë i mbyturi të mbyt.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej