Rudina Hajdari: Angazhohem në PD jo vetëm si bija e Azemit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rudina Hajdari: Angazhohem në PD jo vetëm si bija e Azemit

10:03 | 16/02/2017
në Shqiperi
0

“Është përgjegjësi shumë e madhe, ndihem më se krenare për tim atë, për atë që ka bërë dhe atë që ka lënë. Jam shumë krenare që jam bija e tij, por kam një ndjesi përgjegjësie, për të lënë, qoftë edhe modestisht diçka në rrugën që nisi im atë”

Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, ka braktisur SHBA-në për t’u rikthyer në Shqipëri, me qëllim të jetë aktive brenda Partisë Demokratike. Për më shumë se dy vjet emri i Rudinës shënohej si punonjëse në Kongresin Amerikan, pranë sektorit të marrëdhënieve me jashtë. Sot situata për të ndryshon, nuk ka shumë që është kthyer teksa shprehet se sakrifica ia vlen, për aq kohë sa bëhet fjalë për të dhënë kontribut, aty ku e la babai.

“Kam dëshirë të jem pjesë jo vetëm si vazhdimësi e mesazhit politik të babait tim, por edhe si kompletim i jetës sime, në drejtim të lirisë, të vërtetës dhe së ardhmes” -shprehet Rudina.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Modestia e ndjek gjithnjë nga pas dhe kjo mbetet një nga arsyet që nuk ka synuar kopertina revistash, apo ekrane televizive, për të puna është treguesi më i mirë, jo dukja dhe “shitja e vlerave” të stisura.

Në vitin 2009 punoi në administratën shtetërore në kohën kur qeveria ishte nën drejtimin e Sali Berishës, ndërsa tashmë kthehet kur numri një në partinë demokratike është Lulzim Basha.

Për të dy ka nga një vlerësim, kur njërin e konsideron lider të ri me vizion dhe tjetrin një figurë të rëndësishme historike, jo vetëm të PD-së, por të vendit.

“Basha është një lider me format bashkëkohor, është në moshë politike të re, por garanton perspektivë ekzekutive. Veçanërisht teksti i tij politik artikulohet me sukses me të huajt, intelektualët dhe është shumë i kapshëm nga njerëzit e thjeshtë. Ekspozon jo vetëm faktet por ofron zgjidhje” -gjykon Hajdari.

E pamësuar ende me konfliktualitetin politik, Rudina edhe si nënë e një vajze 15-muajshe, shprehet se shpesh instinkti e thërret të jetë pjesë aktive pranë partisë më të madhe opozitare.

“Është një emocion miks dhe më vjen mirë që po angazhohem në strukturat e Partisë Demokratike, pasi shoh të rinj të mirëshkolluar që mundohen të parashtrojnë vizionin e tyre në këtë forcë politike”.

Kontributi në parti ka shumë forma, por pyetjes nëse e sheh veten në listat e deputetëve në zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare të 18 qershorit, Rudina i përgjigjet “politikisht korrekt”, duke treguar edhe kujdes në artikulim.

“Është ende herët të flitet për këtë, nuk do refuzoja asnjë gjë që populli do, dhe jam gati të mbaj çdo detyrë që do më ngarkojnë, pasi kontributi jepet në çdo pozicion që të jesh” -thotë ajo.

Në zyrat e PD-së, që synon hapjen dhe tërheqjen e të rinjve të formuar profesionalisht, ngjan se ka vend për Rudinën, që në “CV-në” e saj ka ç’të shkruaj. Shkollën e mesme dhe më pas studimet e larta e mbajtën për disa vite në SHBA, dhe vetëm në raste pushimesh shkeli sërish në Shqipëri.

“Largimi im drejt Amerikës shënohet në vitin 2002, asokohe vetëm 14 vjeç dhe nisa menjëherë shkollën. Sigurisht duke qenë larg familjes vështirësitë ishin të shumta, por shtysa për të marrë një formim shkollor dhe profesional, ishte e madhe. Pas përfundimit të shkollës së mesme nisa studimet e larta në degën e shkencave politike, zgjedhja e kësaj dege nuk ishte rastësi, pasi më interesonte dhe intrigonte pjesëmarrja në politikë” -tregon Hajdari. Një tjetër kthesë në jetën saj shënjohet në vitin 2009. Zë vend si punonjëse në Ministrinë e Jashtme.

“Më pas kam investuar në formimin profesional në studime Master në Universitetin e Kolumbias, duke mbrojtur punimin shkencor për të drejtat e njeriut. Gjatë kësaj periudhë shfaqa dëshirën për të ardhur në Shqipëri, pavarësisht se në Amerikë kam familjen dhe mundësinë e punësimit, por mendoj se kam arritur pjekurinë e duhur, plus PD ka ofruar mundësi për kontributin e të rinjve të shkolluar jashtë vendit. Është përpjekje për të modernizuar këtë forcë politike” -shton Rudina.

Në këtë rast nuk vlen vetëm bagazhi profesional, pasi mbart diçka më shumë duke qenë vajza e Azem Hajdarit.

“Është përgjegjësi shumë e madhe, ndihem më se krenare për tim atë, për atë që ka bërë dhe atë që ka lënë. E mbaj me shumë krenari që jam bija e tij, por edhe një ndjesi përgjegjësie, për të lënë, qoftë edhe modestisht diçka në rrugën që nisi im atë” -thotë Rudina.

Partia Demokratike tashmë nuk është si këtu e katër vite më parë kur Rudina u rikthye drejt SHBA-së, është forcë që la pushtetin dhe mëton të rikthehet sërish në krye të qeverisë. Për Rudinën secili në këtë forcë politike ka lënë diçka, për aq kohë sa anëtarësimi në NATO, apo liberalizimi i vizave dhe lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë ndodhi në kohën kur vendi qeverisej nga e djathta.

“Me Berishën kemi një raport të afërt edhe familjar. Është lider historik brenda PD-së dhe mbetet pjesë e suksesit të saj” -shton Hajdari.

Ndërsa bën analizën e së tashmes, ka edhe një “sugjerim” për qeverisjen. Sipas saj, Shqipëria ka nevojë për përmirësim, është e domosdoshme që politika, veçanërisht pushteti, të dëgjojë qytetarët dhe duhet të jetë më pranë tyre, jo vetëm në rast fushatash.

“Qeveria nuk po arrin të depërtojë mirëfilltas në shpirtin e njerëzve. Nuk i kupton problemet e tyre dhe njerëzit janë të lodhur dhe zhgënjyer. Duhet rizgjim i vlerave, Shqipëria është mundësi, jo të ikin prej saj” -shprehet Hajdari.

Po afron edhe 18 shkurti, dita kur opozita ka ftuar qytetarët në një protestë në Tiranë.

“Mendoj se protesta do të jetë ndryshe nga herët e tjera, do e konsideroja bashkim ndërpopullor që qytetarët të shprehin hapur problematikën e tyre. Mendoj që do të jetë paqësore, konstruktive dhe masive” -komenton Hajdari.

/gazeta mapo/

Etiketa: Azem HajdariLulzim BashaPartia DemokratikePDRudina HajdariSali Berisha

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Vlorë/ Sekuestrohen 1 ton e 225 kg hashash, ishte fshehur në tunele (foto)

Vlorë/ Sekuestrohen 1 ton e 225 kg hashash, ishte fshehur në tunele (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com