Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rroftë miqësia shqiptaro-kineze!

Nga Media 0

Kjo fotografi që shihni është shkrepur kohët e fundit në Porto Palermo në Himarë.  Ndodhet fare pranë kështjellës së Ali Pashës. Një ndër pikat turistike më të vizituara nga turistë të huaj e vendas. Siç duket ndërtesa është mes plehrash, rrëmujës, e amortizuar dhe mban ende në fasadën e saj parullën komuniste, “Rroftë miqësia shqiptaro-kineze”.

enveri-me-kinezinËshtë parullë e asaj kohe kur vinin në Shqipëri vëllezërit komunistë kinezë e dilte i priste Enveri e Mehmeti në aeroport.

E mbani mend ose e keni parë nëpër dokumentare që transmetohen sot nëpër media të ndryshme, se si takoheshin udhëheqësit komunist e putheshin në faqë nga shtatë herë si të ishin gra të katundeve më të humbura. Kështu puthej Enveri  Mehmeti edhe me vëllezërit komunist rus, njësoj si me ata kinezë. Kështu tregohej dashuria dhe uniteti mes proletarëve të të gjitha vendeve në atë kohë.

I kemi edhe sot rrënojat e asaj kohe përmes parullave komuniste që nuk po shkulen dot nga fasadat e Shqipërisë së vitit 2016.

Video më poshtë na tregon se si putheshin komunistët shqiptarë me vëllezrit rusë e kinezë, ndërkohë që luftonin me sukses armikun e kllasës.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej