• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjimnazi i Tiranës, shkolla që kaloi nëpër tri regjime

00:10 | 14/09/2016
në Uncategorized
0

Nga fashizmi në komunizëm e deri sot në demokraci. Detaje interesante të historisë si u transformua në emrin e ri gjimnazi “Qemal Stafa”. Nga lënda “Doktrina fashiste për drejtësi dhe ekonomi” e “Kulturë fashiste” tek “Historia e Partisë së Punës së Shqipërisë” e “Markzisëm-Leninizëm”

Tonin Bushati, quhej një ndër nxënësit e vitit të parë të gjimnazit të parë në Tiranë. “Gjimnazi i Tiranës” e kishte emrin, ndërsa sot quhet  gjimnazi “Qemal Stafa”.

Lexo edhe

E kemi humbur Kosovën që në vitin 1999 –

Dy kongresmenët amerikanë kërkojnë hetim të plotë ndaj McGonigal –

S’i dhashë asnjë dokument agjentit të FBI –

Është e para shkollë e mesme e përgjithshme në Tiranë dhe i ka hapur për herë të parë dyert për të rinjtë më 3 Nëntor të vitit 1925. Atë vit në klasën (vitin) e parë u regjistruan 25 nxënës.

Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve ka publikuar fotografi dhe detaje të hapjes së këtij gjimnazi të parë në Tiranë.

shkolla-tirShkolla drejtohej nga Mihal Sherko. Aty kanë dhënë mësim emra të spikatur si Eqerem Çabej, Aleks Buda, Skënder Luarasi, Karl Gurakuqi, Llazar Eftimadhi, Ludovik Ndoci, Kolë Shiroka etj.

Dëftesa

Në vitin shkollor  1936-’37 përveç lëndëve bazë si Gjuhë, Matematikë Histori, Gjeografi dëftesa plotësohet nga lëndë interesante si Histori e Artit, Drejtësi dhe Ekonomi, Vegël muzikore, Gjeometri deskriptive etj. Ndërkohë që aty janë të listuara përveç gjuhës shqipe edhe gjuhët Latine e Greke, madje ka edhe një rresht bosh për një tjetër gjuhë të huaj.

Tonin Bushati, një nxënës që ka përfunduar më 1937-­ën vitin e parë është vlerësuar për këto lëndë në dëftesën e tij vjetore: Gjuhë shqipe, Gjuhë italiane, Histori, Gjeografi, Matematikë, Histori natyre, Edukatë morale e qytetare, Vizatim, Bukurshkrim, Teori e muzikës dhe kangë, Edukatë fizike.

Në “vjetin shkolluer” 1941-­42 në dëftese gjejmë lëndë të tilla si, “Doktrina fashiste për drejtësi dhe ekonomi” e “Kulturë fashiste”. Këto lëndë janë hequr nga kurrikulat e arsimit dhe nuk i gjejmë në dëftesën e vitit 1948. Ato lëndë u zëvëndësuan me “Historinë e partisë së Punës së Shqipërisë” apo me “Markzisëm Leninizëm”. Pas vitit 1990 këto lëndë u hoqën nga kurikulat.

shkoll-tir-2

Sistemi i vlerësimit ishte i ndryshem nga ai i sotmi. Nota 4 që është sot pragu minimal që një nxënës duhet të kalojë për t’u kualifikuar, atëhere përdorej për vlerësimin kalueshëm. Një nxënës në vitin 1937 vlerësohej me notën 1 për rezultatin e tij më të mirë dhe merrte notën 6 për një paraqitje të dobët në mësime.

Si visheshin gjimnazizstët e vitit 1937:

shkoll-tir3

Bie në sy kasketa që kanë këta tre shokë gjimnazi. Janë veshur me këmishë, xhaketë me jelek, dhe këpucë dimërore. Në qafat e gjata të çizmeve kanë të futura pantallonat e gjera sipas stilit italian. Ata kanë pozuar seriozë, të kënaqur e me qëndrim fortë e të drejtë të trupit. Në fytyrë u lexohet: unë po shkollohem.

Sigurisht kohët ndryshojnë. Gjatë komunizmit, gjimnazistët visheshin me uniformë. Vajzat me përparëse të zeza, ndërsa djemtë me bluzë e pantallona teritali, tipike të kohës së komunizmit.

gjimnazizste-te-vitit-1965

fiskultura-e-mengjesit
Në komunizëm dita niste me fiskulturën e mëngjesit, në çdo institucion

Ja si vishen sot gjimnazistët:

gjimnazizste-sot
Sot 13 shtator, dita e parë e shkollës te gjimnazi “Qemal Stafa”

qemali

Etiketa: Aleks BudaEqerem Çabejgjimnazi “Qemal Stafa”Gjimnazi i TiranësKarl GurakuqiKolë ShirokaLlazar EftimadhiLudovik NdociMihal SherkoSkënder LuarasiTonin Bushati

Të Lidhura

E kemi humbur Kosovën që në vitin 1999 –

E kemi humbur Kosovën që në vitin 1999 –

nga 27
22:57 | 02/02/2023
0

“Në vitin 1999 në Kumanovë ne praktikisht nënshkruam kapitullimin me të cilin humbëm integritetin dhe sovranitetin tonë territorial në Kosovë....

Dy kongresmenët amerikanë kërkojnë hetim të plotë ndaj McGonigal –

Dy kongresmenët amerikanë kërkojnë hetim të plotë ndaj McGonigal –

nga 27
22:47 | 02/02/2023
0

Dy nga kongresmenët amerikanë, përkatësisht Jim Jordan dhe Matt Gaetz kanë kërkuar hetim të plotë për Charles McGonigal. CBS News bën me...

S’i dhashë asnjë dokument agjentit të FBI –

S’i dhashë asnjë dokument agjentit të FBI –

nga 27
22:41 | 02/02/2023
0

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” në Euronews Albania, ku foli në lidhje me...

‘Pa ikur Rama s’ka paqe’, Berisha: Emri i tij përmendet 7 herë…

Ja lidhjet e qeverisë me oligarkun e Putinit –

nga 27
22:33 | 02/02/2023
0

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar mbrëmjen e sotme lidhjen e dy prej ministrave të qeverisë Rama, sipas tij, me...

Para
Dyshja PS-PDIU dhe dyshja LSI-Zaloshnja

Dyshja PS-PDIU dhe dyshja LSI-Zaloshnja

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E kemi humbur Kosovën që në vitin 1999 –

E kemi humbur Kosovën që në vitin 1999 –

22:57 | 02/02/2023
Dy kongresmenët amerikanë kërkojnë hetim të plotë ndaj McGonigal –

Dy kongresmenët amerikanë kërkojnë hetim të plotë ndaj McGonigal –

22:47 | 02/02/2023
S’i dhashë asnjë dokument agjentit të FBI –

S’i dhashë asnjë dokument agjentit të FBI –

22:41 | 02/02/2023
‘Pa ikur Rama s’ka paqe’, Berisha: Emri i tij përmendet 7 herë…

Ja lidhjet e qeverisë me oligarkun e Putinit –

22:33 | 02/02/2023
E frikshme heshtja e… –

E frikshme heshtja e… –

22:25 | 02/02/2023

Më Të Lexuarat

  • E kemi humbur Kosovën që në vitin 1999 –
  • Dy kongresmenët amerikanë kërkojnë hetim të plotë ndaj McGonigal –
  • S’i dhashë asnjë dokument agjentit të FBI –
  • Ja lidhjet e qeverisë me oligarkun e Putinit –
  • E frikshme heshtja e… –
  • Berisha: Do ta takoja McGonigal, por…

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E kemi humbur Kosovën që në vitin 1999 –
  • Dy kongresmenët amerikanë kërkojnë hetim të plotë ndaj McGonigal –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com