Rritet sërish numri i të infektuarve me COVID-19, 52 raste të reja në 24 orë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritet sërish numri i të infektuarve me COVID-19, 52 raste të reja në 24 orë

11:21 | 23/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sërish rritje të numrit të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 328 testime, nga të cilët 52 raste kanë rezultuar pozitive, kryesisht raste të reja në proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

NJOFTIMI I MSH
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë bizneseve, qytetarëve, të tregojnë kujdes në zbatimin e masave të vendosura sipas protokolleve të sigurisë pasi virusi ka ende transmetueshmëri të lartë, kemi rritje të rasteve të reja ditore pozitive si dhe të rasteve që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Read more

Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor –

Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor –

Çështja “Bankers”, SPAK përfundon hetimet, u komunikon akuzat të pandehurve –

Opozita bojkotoi seancën, PS miraton e vetme rezolutën për shpalljen e Iranit shtet terrorist –

Pavarësisht shërimeve, ka sërish shtrime të reja në spitalin infektiv ku aktualisht po marrin trajtohen 81 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive. Mosha mesatare e të shtruarve është rreth 61 vjeç, ndërsa gjysma e të shtruarve është nga Tirana.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 36 qytetarë, duke e çuar në 1195 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 328 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 52 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 22 të prekur në Tiranë, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, 2 në Fier dhe nga 1 rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë Delvinë dhe Tepelenë.
Në vendin tonë janë aktualisht 807 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Nisur nga rastet pozitive ditore kryesisht në ndërmarrjet me shumë punëtorë dhe kontakte në vendet e punës, i bëjmë thirrje edhe një herë bizneseve të respektojnë protokollet e sigurisë, distancimin fizik, dezinfektimin dhe ajrosjen e ambienteve, mbajtjen e maskave kudo ku ofrohet shërbimi për qytetarët.
Me rihapjen e transportit publik është domosdoshmëri mbajtja e maskës nga të gjithë, ata në shërbim dhe përdoruesit e transportit publik, dezinfektimi i mjeteve të transportit etj.
Task forca anti-covid nuk do të tolerojë shkelje të rregullave të sigurisë duke e konsideruar rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Edhe një herë një kujtesë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:
Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
Ruani distancën në ambientet publike.
Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
Mos u grumbulloni me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes, nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.

Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Qytetarët e prekur nga Covid-19 pa shenja klinike ose me simptoma të lehta, të kontaktojnë online me mjekun e familjes për keshilla përgjatë kohës së karantinimit. Nëse shenjat rëndohen, telefononi 127.

COVID-19 – Statistika (23 Qershor 2020)
Testime totale 24020
Raste pozitive 2047
Raste të shëruara 1195
Raste Aktive 807
Humbje jete 45 (Qarku Tiranë 25, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 374
Durrës 152
Shkodër 124
Vlorë 63
Fier 37
Lezhë 20
Korçë 17
Elbasan 10
Kukës 7
Gjirokastër 2
Berat 1

Etiketa: 328 testime52 raste të rejaCOVID-19Durrësministria e shendetesisenumri i të infektuarve me COVID-19ShkoderTirane

Të Lidhura

Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor –

Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor –

nga 27
11:41 | 17/03/2026
0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Tiranë. Një autoboti i UKT-së...

Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor –

Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor –

nga 27
11:23 | 17/03/2026
0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Tiranë. Një autoboti i UKT-së...

Çështja “Bankers”/ GJKKO nxjerr nga qelia CEO-n kinez të kompanisë –

Çështja “Bankers”, SPAK përfundon hetimet, u komunikon akuzat të pandehurve –

nga 27
11:03 | 17/03/2026
0

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet në lidhje me dosjen e Bankers. SPAK...

Opozita bojkotoi seancën, PS miraton e vetme rezolutën për shpalljen e Iranit shtet terrorist –

Opozita bojkotoi seancën, PS miraton e vetme rezolutën për shpalljen e Iranit shtet terrorist –

nga 27
10:43 | 17/03/2026
0

Kuvendi ka miratuar rezolutën e paraqitur nga grupi parlamentar i PS-së dhe shpall Iranin shtet terrorist. Me 79 votat e...

Para
Rregullim i ri për transportin urban

Nesër rinis transporti ndërqytetas në të gjithë vendin, në Korçë linjat e autobusëve në protestë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor –

Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor –

11:41 | 17/03/2026
Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor –

Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor –

11:23 | 17/03/2026
Çështja “Bankers”/ GJKKO nxjerr nga qelia CEO-n kinez të kompanisë –

Çështja “Bankers”, SPAK përfundon hetimet, u komunikon akuzat të pandehurve –

11:03 | 17/03/2026
Opozita bojkotoi seancën, PS miraton e vetme rezolutën për shpalljen e Iranit shtet terrorist –

Opozita bojkotoi seancën, PS miraton e vetme rezolutën për shpalljen e Iranit shtet terrorist –

10:43 | 17/03/2026
Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit –

Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit –

09:53 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor –
  • Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor –
  • Çështja “Bankers”, SPAK përfundon hetimet, u komunikon akuzat të pandehurve –
  • Opozita bojkotoi seancën, PS miraton e vetme rezolutën për shpalljen e Iranit shtet terrorist –
  • Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit –
  • Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor –
  • Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com