Nga Endrit Hoxhaj
Rrëzimi diktaturës në Shqipëri erdhi me negociata si në asnjë vend tjetër të botës! Sot akoma jetojmë në sistemin që Ramiz Alia na e la më 1984-1999, kur gjyqtarë dhe torturues ishin 26-vjeçarë si Fatmir Xhafaj… Për të vijuar më tej me Gramoz Ruçin, Edvinin, djalin e Kristaq Ramës e të tjerë fëmijë komunistësh, që vranë e internuan fëmijë, gra, burra e të moshuar!
Vranë patriotë dhe artistë njëlloj si po bëjnë sot me teatrin! Aktualisht, na dhunohet dhe grabitet vota, prona apo e drejta fjalës sikurse projektligji i ri që do miratojë Edi Rama për “shpifje”.
Sot, mediat flasin vetëm për Fatmir dhe Agron (Geron) Xhafajn! Sot drogën, krimin, vrasjen i mbron Fatmir Xhafaj, rasti i vëllait të tij, por edhe ai i nipit të diktatorit!
Sot gazetarët dënohen në qoftë se dalin kundër televizonit të propagandës ERTV. Dënimi nis për shpifje e përfundon ndryshe…!
Sot diktatori junior (JR) flet para gjykatës dhe prokurorisë dhe hetimet dalin si ai paralajmëron në ERTV. Sot, kush denoncon sistemin e Ramiz Alisë dënohet ose është në arrati jashtë vendit!
Sot vrasjet më të bujshme dhe pa autor ndodhin në ish Rezidencën komuniste, në Bllok!
Sot përdhunohesh dhe je fajtor ti si viktimë, jo sistemi i pushtetit dhe dorës së zezë mbi qytetarin. Sot nuk flitet për vota të lira pasi ka vetëm një parti (Partia e Punës), ashtu si në Diktaturë!
Sot kuvendin, ministrinë e Brendshme dhe kryeministrinë e drejtojnë Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj, dhe djali Kristaq Ramës… Pa llogaritur shumë të tjerë që janë pjesë e sistemit ditkatorial, në administratë, zyra dhe ministri!…
Sot denoncuesi burgoset, fjala lirë dhunohet, përdhunohet në ERTV! Sot janë 400 mijë shqiptarë që kanë marrë arratinë në botë nga diktarori JR dhe pushteti tij absolut!
Sot ata janë në kërkim nga Fatmir Xhafaj, policia e sheteti. Sot e vërteta ka kundërshtar jo vetëm shtetin, por edhe analistët e Diktatorit JR, të shtrirë këmbëkryq në televizonet e vendit!
Ndryshimi i sistemit diktatorial në çdo vend të botës ka ardhur me revolucion popullor. Prindërit tanë rrëzuan një bust dhe harruan pastrimin e isnstitucioneve, duke na lënë sot në krye të vendit apo shtetit, bijtë e etërve. Këtë nuk mund ta mohojë njeri, sepse është fakt i gjallë dhe merr frymë njëlloj si atëherë.
Ata njerëz ekzistojnë sot në zyrat e shtetit dhe janë përsëri në drejtimin e tij! Duhet të kemi një dhjetor 1990, të ri! Nëse ndodh kjo, të gjithë të “arratisurit” brenda vendit do ftojnë edhe 400-500 mijë shqiptarë të “internuar” jashtë vendit, për të rrëzuar Diktatorin JR. Kjo, për t’i nxjerrë nga sistemi njëherë e përgjithmonë ata njerëz që prindërit tanë s’i rrëzuan dot në ’90-tën. Ka hyrë thika në kockë! Nuk mund ta quash më perdhunimin a shpifje të vërtetën, nuk mund të dekorosh më një kriminel, nuk mund ta bësh Shqipërinë më Kolumbi, nuk mund t’ja thash gojën një invalidi për ndihmën ekonomike, të cilën ia pret, nuk mund ta dënosh më këtë popull me oligarkë dhe sigurimsa! Koha e tyre duhet të marrë fund që ky vend të ecë përpara!