I rrëshqitur nga arsyeja, tani Edi Rama po thërret Fatos Nanon për ndihmë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I rrëshqitur nga arsyeja, tani Edi Rama po thërret Fatos Nanon për ndihmë

12:19 | 31/01/2018
në Uncategorized
0

Nga Spartak Ngjela

Të gjithë abuzuesit me shtetin shqiptar sot po duan të bashkohen kundër Amerikës. Po pyetja që ngrihet këtu është kjo: përse iu duhet ky bashkim?
Ky bashkim iu duhet që të ndalojnë Reformën në Drejtësi, e cila po drejtohet me forcën e politikës amerikane .

Po, Reforma, është apo nuk është në interes të shqiptarëve dhe Shqipërisë?
Sigurisht që është në interes të shqiptarëve dhe në interes të Shqipërisë sepse, pas njëqind vjetesh, ajo vendos drejtësinë shoqërorë. Kjo Reformë strukturon me ligj përgjegjësinë kryeministrore dhe kontrollin institucional në shtetin shqiptar.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Po pse janë kundër drejtësisë së popullit të tyre këta pushtetarë kur në fakt pretendojnë se janë të zgjedhur me votë nga populli?

Se janë kundër vendosjes së drejtësisë në Shqipëri, sepse kjo Reformë i penalizon, mbasi këta janë të korruptuar dhe Reforma i shpronëson e i dënon për abuzim me pushtetin.
Atëherë lodhen kot, se as të zgjedhur me votën e shqiptarëve nuk janë.

Këta në fakt koha i zgjodhi për të qenë uzurpatorët e fundit të lirisë dhe mirëqenies së shqiptarëve.

l.
Ja, në funksion të arsyes së më sipërme dhe në funksion të aksionit për bashkimin antireformë, i rrëshqitur nga arsyeja, tani Edi Rama po thërret Fatos Nanon për ndihmë.

Po kaq kaqol është ky derëzi e punëzi sa mendon që të trembë politikën amerikane me Nanon e turli sovjetikësh të tjerë!

Kurse amerikanët po qeshin, jo me veprimin e Ramës, por se ata e dinin këtë disi më të rritur; po Rama tani iu ka dalë të jetë 12 vjeç.

Ndërsa, ajo gjë që e kthen këtë përpjekje absurde të Edi Ramës në komedi, është fakti që politika e lartë perëndimore e ka të kapur me fakte edhe Ramën njëlloj si Sali Berishën me të gjithë taborin ë tij.

Po ku ka ngjarë ndonjëherë që i kapuri i dobët të ketë trembur të fortin që e ka kapur! Vetëm Rama e mendon këtë. Dhe prandaj sot në Shqipëri me këta politikanë nën mediokër kemi hyrë në raportin absurd kur i dobti kërkon të trembë super të fortin. (!)

Ndërkohë, të korruptuarit e tjerë po e shohin Ramën me një farë shpresë, por sigurisht që thellë-thellë nuk e besojnë që ky mund të mundë Anerikën kundër interesit shqiptar.

ll.
Po ku qëndron realisht raporti absurd në të cilin ka hyrë sot korrupsioni kryeministror shqiptar?

Edhe Rama edhe Berisha janë të kapur në të gjitha aferat korruptive antishqiptare që kanë bërë.
Po, a e di Ramë ziu që po i hapi botërisht politika amerikane letrat për këta, asnjëri prej tyre nuk e ka të gjatë në Shqipëri?
Madje, nuk kanë as burg ku të futin kokën për siguri nga mëria popullore në Shqipëri, e cila sot ekziston edhe pa ekspozimin e fakteve.

Ule kokën Rama! sepse procesit të nisur nuk i shpëton dot, do ta udhëtosh të gjithin vetë, me këmbët e tua këtë proces! Dhe, lëre Nanon të rrijë në hijen e tij, se letra u kanë të gjithëve ata që drejtojnë botën sot.

lll.
Zoti Rama, të siguroj për një gjë, nuk mund të jesh dot më kryeministër i Shqipirisë: shko ku të duash, në daç në Athinë, në daç në Beograd e në daç në Moskë; por mos e provo hapjen e kartave amerikane kundër teje, se shqiptarët nuk do të të falin kur të dëgjojnë të faktuara bëmat e tua kundër tyre…

Nuk e sheh si struket Saliu kur i kujton ato që i tha Brian Yee në pranverën që shkoi?

Prite, Rama, fatin me kurajë! Kjo duhet të jetë filozofia e sjelljes tënde sot, se e ke krijuar vetë fatin tënd dhe nuk ta ka njeri fajin që kërkove të sundoje shqiptarët patologjikisht me një palë sandalle pa bojë, dhe me besim tënd vulgar delirant që ti mund të drejtosh një kontinent me ëndërrat e një dymbëdhjetë vjeçari.
Është kohë e humbur kot kjo, zoti Rama!
“Prendi la vita come ti vjene”! Kështu na ka porositur fiorentini i madh i Toskanës, Dante Aligeri – e pra, pranoje jetën ashtu siç të vjen, por me kurajë.
Asnjë bashkim nuk e mund dot politikën amerikanë sot në Tiranë; kur 97 përqind të shqiptarëve janë me të.
Periudha njëqind vjeçare e vjedhës së shqiptarëve ka marrë fund – ky tani është vetë imperativi i kohës sonë.

Etiketa: edi ramaFatos NanoSpartak Ngjela

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Puna ku kam aplikuar s’i kushton asnjë lekë shqiptarëve, nëse e fitoj do jetë nder për ta

Puna ku kam aplikuar s'i kushton asnjë lekë shqiptarëve, nëse e fitoj do jetë nder për ta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

15:45 | 28/04/2025
Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

15:42 | 28/04/2025
Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

18:45 | 18/04/2025
Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

16:35 | 18/04/2025
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

16:02 | 06/04/2025

Më Të Lexuarat

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit
  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të
  • Kosovë, na fal për 12 vite!
  • Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com