Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rrahja e protestuesëve me njëri-tjetrin është si armët që gjetën komunistët në kishë

Nga 27.al 0

Dikush pyet në faqen e 27.al: “Po tani që doli se protestuesit u rrahën me njëri-tjetrin, çfarë do të thoni?”.

Mesazhi është në formën e akuzës ndaj “armikut të pushtetit”. Pra, ne të 27.al dhe disa të tjerë kemi gënjyer, që të manipulojmë rolin “paqedashës” të policisë. Kjo del në pah akoma më shumë prej deklaratave të zonjës zëvendësministre e Brendshme dhe vetë ministrit. Me një fjalë, demonstruesit u rrahën paq me sho-shoqin dhe u shitën si të dhunuar nga opozita për ta vendosur policinë paqedashëse të Rilindjes në hall të madh.

Çfarë përgjigje u duhet dhënë nga ne, “armiqtë e pushtetit”?

E njëjta që do të jepnim po të zhvendoseshim në kohë për armët që komunistët gjenin në kishat e Shkodrës në vitet e pasluftës. Akuzuan priftat e asaj kohe se me ato armë do të luftonin Pushtetin Popullor. I morën dhe i plasën brenda, i torturuan. Disa syresh nuk mbijetuan, do të tjerë i vranë vetë, pak shumë pak i kalbën në burg, mes të cilëve Patër Zefi, i cili na e sjell dëshminë e tij rrënqethëse në “Rrno për me tregue”.

Edhe në atë kohë komunistët u kujdesën ta filmojnë çastin, kur nxirrnin armët prej elterit, ndaj për gjysëm shekulli u kujdesën ta shesin këtë mënxyrë si komplot i Vatikanit dhe klerit ndaj pushtetit gjakatar.

Këtë histori e njeh shumë mirë Sandër Lleshaj si mirditor që është, por e njohin dhe shefat e tij si pinjollë të etërve komunistë.

Sak, këtë medotë përdorën për të na treguar që babë e bir janë bërë copë, se janë zënë mos me njëri-tjetrin me tubuesit e tjerë. Ata që ngritën tullumbacet e paqes në protestë, ata u vranë mes vedit?

Se fill pas kësaj nisi dhe sherrnaja.

Për mos t’u bërë konspirativ si ata që po e shesin këtë histori të turpshme, a nuk mund të thuhet që në tubim ka provokatorë si ka ndodhur rëndom edhe më parë?

Hitleri dhe propaganda e tij, jo rrallë i shisnin hebrenjtë si bartës të krimit, perversionit, dhunës, hajnisë, gjirizit fundor, ndaj vendosi t’i ndëshkojë, pra për të mirën e kombit, racës, shoqërisë.

A nuk po bën të njëjtën gjë Edi Rama dhe Sandër Lleshaj? Gëbelsi do i merrte malli për ta.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej