Rikthim karantine?, zv.Ministrja: Shtimin e rasteve e kishim parashikuar, kur hoqëm masat… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikthim karantine?, zv.Ministrja: Shtimin e rasteve e kishim parashikuar, kur hoqëm masat…

06:13 | 16/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

Shpërthim me tritol në oborrin e banesës së një personi, autorët djegin makinën pas ngjarjes –

Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Javën e fundit numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur ndjeshëm, ndërsa dita e sotme shënoi edhe shifrën më të madhe të të rpekurve në 24 orë, me 69 raste të reja.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, si edhe zv.Ministre e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka folur në emisionin “Top Talk”, duke u shprehur se ishte parashikuar shtimi i rasteve në momentin kur do të hiqeshin masat shtrënguese.

Por ajo u shpreh se nëse do të ketë rritje të numrit të të infektuarve dhe rrezik për sistemin shëndetësor, karantinimi do të ishte i pashmangshëm.

“Kjo është normale të ndodhi në çdo politikë hapje, me hapjen ishte një gjë e parashikuar sepse me politikën e hapjes rritet numri i njerëzve që kanë kontakt me njëri-tjetrit, zgjatet koha që ata rrinë dhe njëkohësisht zgjatet edhe ekspozimi ndaj koronavirusit. Në çdo lloj politikë hapje shtimi i numrit të rasteve është i pritshëm. Prandaj është shumë e rëndësishme që politikat e hapjes të shoqërohen gjithmonë me zbatime të masave parandaluese për të marrë infeksionin. Normalisht në këtë politikën tonë të hapjes, për çdo biznes, për çdo lloj aktiviteti janë përcaktuar protokolle rigoroze që nëse zbatohen rritja është e vogël dhe mjaft e kontrolluar.

Nuk është një fenomen që komiteti nuk e kishte parashikuar. Nuk është një fenomen që ndodh vetëm në Shqipëri, është një fenomen që ndodh në çdo moment kur fillon hapja pas një pandemie, e cila mbrojtje të vetme ka pasur izolimin mekanik, pasi siç e dimë vaksinë dhe mjekim specifik nuk ka. Numrat do të ishin më të vegjël, nëse këto do të zbatoheshin masat që janë përcaktuar shumë mirë, sidomos përdorimi i maskave. Indikatorët merren të gjitha jo të veçuara. Nuk gjykohet vetëm nga numrat ditorë. Përveç numrave ditorë gjykohet me rastin e atyre që janë asimptomatik. Në numrat ditorë ka simptomatikë dhe asimtpomatikë.

Gjykohet në bazë të shtruarit në spital. Gjykohet mbi bazën e atyre që janë rëndë në njësitë e kujdesit intensiv. Natyrisht me numrin e atyre që brenda janë të intubuar dhe normalisht me numrin e fataliteteve. Mund të them që duke kanalizuar këto tregues që kemi deri më tani, vijojmë të mbetemi në situatë të kontrolluar. Nuk duhet të vazhdojmë me sjelljet që janë vënë re kohët e fundit karshi mosrespektimit si duhet të protokolleve që me aq përgjegjësi u respektuan nga qytetarët në fazën e parë. Gjëja më e thjeshtë dhe më normale është vendosja e maskave në ambientet e mbyllura. Gjëja më e thjeshtë dhe normale është të respektojmë distancimin fizik. Ditët e para të gjithë ruanin distancimin fizik, mbanin maska”, u shpreh Rakacolli.

Rakacolli ka shpjeguar edhe përse QSUT është kthyer në një vatër infeksioni.

“Atëherë unë nuk do të përdorja fjalën qendër e përhapjes. Sepse rastet aktive nuk janë përhapur të gjitha nga QSUT-ja. Infektimi i personelit shëndetësor është një fenomen mbarë botërorë dhe është një fenomen i pranishëm në çdo strukturë që merret me trajtimin e sëmundjeve infektive. Edhe përdorimi nga njerëzit më rigorozë i mjeteve mbrojtëse. Siç është si “astronaut”, përdorimi atë veshje të mbron nga kontakti me virusin, por virusin e merr dhe me ato veshje mbrojtëse. Një pjesë e mirë e personelit mjekësor e merr virusin nga zhveshja e këtyre veshjeve”, tha ajo.

Etiketa: COVID-19KarantinëKryetarja e Komitetit Teknik të EkspertëveMira Rakacollizv.Ministre e Shëndetësisë

Të Lidhura

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

nga 27
10:19 | 06/04/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, ka akuzuar qeverinë se përmes “Paketës së Maleve” po zbaton një politikë që, sipas...

Shpërthim me tritol në oborrin e banesës së një personi, autorët djegin makinën pas ngjarjes –

Shpërthim me tritol në oborrin e banesës së një personi, autorët djegin makinën pas ngjarjes –

nga 27
10:18 | 06/04/2026
0

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në oborrin e një banese në Memaliaj. Policia bën me dije se autori/autorët,...

Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –

Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –

nga 27
10:03 | 06/04/2026
0

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një postim në rrjetet sociale është shprehur se rritja e çmimeve të...

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

nga 27
09:30 | 06/04/2026
0

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale si dhe ka zbardhur dy ngjarje të tjera, të cilat dyshohet se...

Para

Rrëzohet avioni ushtarak amerikan, fati i pilotit mbetet mister

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

10:19 | 06/04/2026
Shpërthim me tritol në oborrin e banesës së një personi, autorët djegin makinën pas ngjarjes –

Shpërthim me tritol në oborrin e banesës së një personi, autorët djegin makinën pas ngjarjes –

10:18 | 06/04/2026
Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –

Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –

10:03 | 06/04/2026
Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

09:30 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:26 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria
  • Shpërthim me tritol në oborrin e banesës së një personi, autorët djegin makinën pas ngjarjes –
  • Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –
  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria
  • Shpërthim me tritol në oborrin e banesës së një personi, autorët djegin makinën pas ngjarjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com