Refleksion në 30 vjetorin e Shoqatës “Çamëria”

Duhet të lëçisni

Me ndihmën e Katarit, Franca evakuon rreth 330 persona nga Afganistani

Franca ka kryer një fluturim nga Afganistani, duke evakuuar rreth 330 persona nga shteti i kontrolluar nga talebanët, tha Ministria e Jashtme. Autoritetet thanë se...

Përplasen dy automjete në Krujë, 26 vjeçari transportohet në spitalin e Traumës

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Krujë. Drejtuesi i automjetit E.K., ka përplasur automjetin me drejtues 26-vjeçarin L.K. 26-vjeçari është transportuar në spitalin...

Shpërndante drogë në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet 21-vjeçari. Sekuestrohet kanabis dhe kokainë, ja sa i shiste dozat

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve duke arrestuar një 21-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike në...

Vijon situata problematike nga reshjet e dëborës në Skrapar, 4 fshatra pa drita prej më shumë se 2 ditësh

Vijon të jetë problematike situata nga reshjet e dëborës në Skrapar. Reshjet e pandërprera gjatë gjithë natës kanë shkaktuar probleme me lëvizjen e automjeteve...

Nga Alket Veliu

Grekët janë padyshim falsifikatorët më të mëdhenj të historisë. Larg autopsive filozofiko-shkencore, Çështja Çame është një realitet historik që pret zgjidhje. Tendenca e qeverive greke kronologjikisht ka qenë dhe është të fshehin gjithçka komprometuese që e kanë shkaktuar vetë, me gjenocid e dhunë unikale në historinë njerëzore.

Historikisht grekët kanë bërë ç’është e mundur për të privuar opinionin publik ndërkombëtar nga çdo vrojtim vertikal historik, politik e diplomatik të rekordeve e privacioneve absurde që kanë regjistruar në fushën e të drejtave të njeriut. Por popullsia çame dhe gjithë përkrahësit e kësaj çështjeje kanë bindjen se shumë shpejt do të vijë dita kur shteti grek të thirret para gjyqit të arsyes, me gjithë substratin artificial të tij, me falsitetin e shenjave emblematike me të cilat po përfaqësohet sot në botën perëndimore, si anëtar i Bashkimit Evropian dhe i organizmave më të larta ndërkombëtare.

Çështja Çame do të jetë do të mbetet vetëvrasja e qytetërimit të ri grek, harakiri historik i Greqisë moderne, pasi çamët ishin progresistë dhe u vunë në shërbim të vendit të tyre dhe të atyre që e bënë historinë. Madje, pjesa më e madhe e historisë revolucionare greke rëndon mbi shpatullat e tyre dhe të arvanitasve të shquar. Dhe për këtë grekët gjithmonë janë ndier inferiorë dhe nuk e kanë gëlltitur dot. Çamët u vranë, u masakruan dhe u shkulën nga rrënjët, vetëm se ishin shqiptarë, se nuk ishin në harmoni me “Megaloidenë” shoviniste greke, se ishin qenie me vetëdije kombëtare dhe historike të kristalizuar në shekuj. Çamët u përzunë nga trojet e tyre për shkak të obligimit ndaj së vërtetës, përkatësisë së tyre dhe krenarisë kombëtare. Tragjedi të tilla janë shumë të rralla në historinë botërore, madje mund të themi se tragjedia çame është unikale në llojin e saj. Greqia tentoi shumë herë t’i përdorte çamët si “mish për top” për interesat e saj, duke përdorur një arsenal të tërë mitesh e paragjykimesh false dhe kërcënuese, por nuk arriti t’iu zhbëjë identitetin dhe në fund të vitit 1944 urdhëroi bandat e gjenerali kuisling Napoleon Zerva për t’i shfarosur me zjarr e thika bajonetash, deri dhe fëmijët në djep, apo në barkun e nënave. Një shtet si Greqia, që gjithmonë ka belbëzuar mitologjinë e lashtë dhe antikitetin, pa iu qasur asnjëherë demokracisë së lashtë athinjote, me të cilën në të vërtetë nuk kish kurrfarë lidhjeje gjenetike, ka prodhur gjithmonë një demokraci farsë, një shtet kallp dhe një sterilizim të plotë intelektual, që e ka bërë këtë vend turpin e botës së qytetëruar. Shteti i sotëm grek nuk njeh asnjë minoritet brenda Greqisë! Dhe, për paradoks, çirret e ulëret pafund për minoritetin grek në Shqipëri, i cili është trajtuar si veshka mes dhjamit. Në serat e pseudodemokracisë dhe diplomacisë greke rriten vetëm hibride parazitare, që deklarojnë edhe sot, pa pikë turpi, se çështja çame nuk ekziston! Por duhet thënë se në përbërje të vetë popullit grek dhe të rretheve akademike ka mjaft historianë që kanë pohur të kundërtën dhe i janë kundërvënë tezave zyrtare greke. Është pikërisht kjo polivalencë antiçame, ky antipod kohor, politik e historik, që i ka ardhur për shtat së fundi edhe kryeministrit shqiptar dhe ambicionit egocentrik të tij për të qenë “mag”, a një “perëndi” e sajur greke që, veç çështjes çame, është gati të shesë jo vetëm detin, por gjith atdheun, vetëm për një mandat të tretë! Ç’atdhe mund të kenë tjetër skllevërit veç sklavërisë?! Të drejtën e popullsisë çame nuk mund ta pengojë askush. Liritë universale, e drejta e pronës dhe e riatdhesimit nuk mund të konservohen apo ambalazhohen përjetësisht.

30 vjet më parë intelektualë të njohur çamë krijuan Shoqatën Patriotike “Çamëria”, që nuk përngjasonte me asnjë shoqatë tjetër në botë dhe, me zgjuarsi e largpamësi, kërkuan të drejtën e rikthimit të çamëve në trojet e tyre. Ende kjo kërkesë është mëse reale dhe e qënësishme, pavarësisht nga shkalla e emancipimit kulturor, moral, historik e psikologjik të shtetit grek. Ajo është pjesë e drejtësisë dhe të kuptuarit të saj dhe duhet të pranohet prej të gjithëve si e tillë. E drejta dhe liria që duhet të gëzojnë çamët nuk presupozon lirinë e shoqërisë, shtetit apo drejtësisë greke, pasi dihet që institucionet greke janë skllavëruese të të drejtave të njeriut, gjersa nuk lejojnë çamët të vizitojnë shtëpitë e tyre. Nuk e dimë sa do të jetë gjatëjetësia e këtij shteti dhe kësaj shoqërie, por një gjë shpresojmë dhe besojmë të gjithë: Çamëria do të jetë e jona, pasi maska e hipokrizisë dhe falsifikimeve greke nuk mund të mbulojë përjetësisht fytyrën e botës së lirë dhe drejtësisë universale. Gjatë ecurisë historike Greqisë i është kokolepsur shumë herë Filli i Arianës, por tani duket se i është ngatërruar keq, gati po këputet, dhe ka shkarë keq nga rruga horizontale e qytetërimit dhe demokracisë. Kurse çamët, ndonëse jetojnë në Shqipëri e të shpërndarë ngado, mbeten atje, në gjenezën e vet, në Paramithi e Dodonë, në Pargë e Gumenicë, në Filat e kudo ku flitet ende shqip, jo prej rastësisë aksidentale, jo si humbës të historisë, por si njerëz creative, plot hijeshi e vitalitet, si pasardhës të Pirros e Marko Boçarit. Çamëria, që grekët sot i thonë Thesproti, është më reale se Greqia e dalë boje tashmë.

#çamjam

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Me ndihmën e Katarit, Franca evakuon rreth 330 persona nga Afganistani

Franca ka kryer një fluturim nga Afganistani, duke evakuuar rreth 330 persona nga shteti i kontrolluar nga talebanët, tha Ministria e Jashtme. Autoritetet thanë se...

Përplasen dy automjete në Krujë, 26 vjeçari transportohet në spitalin e Traumës

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Krujë. Drejtuesi i automjetit E.K., ka përplasur automjetin me drejtues 26-vjeçarin L.K. 26-vjeçari është transportuar në spitalin...

Shpërndante drogë në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet 21-vjeçari. Sekuestrohet kanabis dhe kokainë, ja sa i shiste dozat

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve duke arrestuar një 21-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike në...

Vijon situata problematike nga reshjet e dëborës në Skrapar, 4 fshatra pa drita prej më shumë se 2 ditësh

Vijon të jetë problematike situata nga reshjet e dëborës në Skrapar. Reshjet e pandërprera gjatë gjithë natës kanë shkaktuar probleme me lëvizjen e automjeteve...

U arrestua për vrasjen e ish deputetit, babai i Marjan Kolës: Të lirohet, nuk ka prova

Këtë të shtunë kanë reaguar familjarët e Marjan Kolës, i cili është arrestuar si bashkëpuntor në vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujkan në Shkodër. Familjarët kërkojnë...