Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në veri pas vendimit për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë. Haradinaj ka vendimi për vendosjen e reciprocitetit është i drejtë dhe i ligjshëm. Ai ka thënë se i mbështetë institucionet e vendit për zbatimin e këtij vendimi.
“Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm edhe në bazë të ligjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare. Mbështesim institucionet e vendit, organet e rendit dhe sigurisë, për zbatimin e këtij vendimi të drejtë e të ligjshëm. Bëjmë thirrje që qytetarët serb në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, rendin e ligjin” – shkruan Haradinaj.