Reagoni o shtete shqiptare! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagoni o shtete shqiptare!

13:36 | 22/12/2018
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nga Shaban Murati

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në 21 dhjetor i drejtoi një kërcënim të drejtëpërdrejtë për luftë Kosovës, duke deklaruar se “çdo njeri po thotë se ne me lehtësi do t’i arrijmë me armë qëllimet dhe unë e njoh më mirë se kushdo tjetër në vend gjendjen e ushtrisë dhe të policisë”.
Është një kërcënim flagrant në nivelin më të lartë dhe një shantazh ushtarak serb ndaj shtetit të pavarur të Kosovës për ta detyruar udhëheqjen e saj të dorëzohet dhe të bëjë lëshime në sovranitetin dhe në integritetin territorial të Kosovës. Është një tregues i qartë se çfarë lloj “marrëveshje përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve” po kërkon të imponojë Serbia.
Kemi një moment diplomatik, që kërkon reagim të menjëhershëm zyrtar nga Prishtina dhe nga Tirana, sepse po kërcënohet me luftë shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar, pjesë e të cilit është Kosova. Kemi një moment diplomatik, që kërkon protesta zyrtare të Kosovës dhe të Shqipërisë në adresë të Serbisë dhe nevojën për t’i kujtuar asaj frontin e dy shteteve shqiptare. Kemi një moment diplomatik, që kërkon nga Prishtina dhe nga Tirana përçapje diplomatike në Bruksel për të shkundur diplomacinë dhe disa drejtues të BE, të cilët po çfaqen të trullosur nga opiumi mashtrues i diplomacisë serbe.
Kemi një moment diplomatik, që kërkon përçapje në ambasadat perëndimore të akredituara në Prishtinë dhe në Tiranë, për t’u freskuar kujtesën për fantazmat dhe retorikën luftënxitëse të përditëshme të ish ministrit të Millosheviçit, që sot është president i Serbisë. Kemi një moment diplomatik, që Kosova dhe Shqipëria të shtrojnë me forcë protestat e tyre për Serbinë në mbledhjet butaforike të Ballkanit Perëndimor, mbledhje që po shndrrohen si forumet rajonale të Bashkimeve Profesionale të vendeve socialiste në kohën e kampit sovjetik.
Le ta pranojmë me zë të lartë realitetin e hidhur: Diplomacia e BE në dialogun Kosovë-Serbi ka marrë rolin e arbitrit të njëanshëm, që jo vetëm po favorizon Serbinë, por hapur po inkurajon Beogradin të godasë Kosovën me sa ka fuqi. Nuk shpjegohet ndryshe skandali diplomatik, kur presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, në 19 dhjetor, në takimin në Bruksel me presidentin serb, “përshëndeti lëvizjet e arsyeshme të Serbisë në marrëdhëniet me Prishtinën”. Po atë ditë, kryeministrja serbe pas takimit me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, deklaroi se “BE mbështet dhe i është mirënjohëse Serbisë për mosmarrjen e kundërmasave kundër Prishtinës”. (Nuk ka përgënjeshtrim nga Brukseli).
E entusiazmuar nga kjo mbështetje absurde e disa drejtuesve të BE, Serbia e ka futur Kosovën në një trekëndësh diplomatik dhe po e godet për ditë. Taktika diplomatike serbe e përplasjes së këmbëve ka dhënë frutet e veta dhe këtë e dëshmon fakti se BE ka harruar se kush është shteti agresor, që zbatoi gjenocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë, dhe po i sulet shtetit viktimë. Nuk mund të shpjegohet ndryshe alarmi falso i disa drejtuesve të BE, që i bëjnë jehonë zhurmës serbe për formimin e ushtrisë së Kosovës me 2500 veta, që do na rrezikoka Serbinë, e cila ka një ushtri prej 100 mijë vetësh, me armë të sofistikuara, me sisteme raketash ruse dhe me baza ruse në vend.
Kemi një situatë alarmante, ku ulja e kokës dhe e mendjes shqiptare po e dëmtojnë lojën diplomatike të Prishtinës dhe mund ta çojnë drejt humbjes. Heshtja dhe memecllëku infantil i Prishtinës dhe i Tiranës shkojnë në favor të agresionit diplomatik serb kundër shtetit të Kosovës.
Kosova dhe Shqipëria duhet të reagojnë me shpejtësi dhe në të gjitha drejtimet. Kosova dhe Shqipëria do të duhej të ishin në sulm frontal dhe të koordinuar diplomatik ndaj Serbisë. Problematikat e brendshme në Kosovë dhe në Shqipëri nuk janë justifikim për mosreagimin ndaj kërcënimeve ushtarake të Serbisë dhe ndaj ofensivës diplomatike serbe. Edhe në Serbi po zhvillohen protesta të opozitës, por presidenti dhe qeveria serbe po sulmojnë çdo ditë Kosovën. Kosova dhe Shqipëria duhet ta flakin nga vetja kompleksin e inferioritetit të të ashtuquajturit moderim, që është një sëmundje tipike e diplomacisë shqiptare.
Ndaj reagoni o shtete shqiptare, që Serbia të mos kujtojë se shqiptarëve dhe dy shteteve të tyre mund t’u bësh çdo gjë dhe ata vetëm heshtin. Reagoni o shtete shqiptare, për hir të përgjegjësisë ndaj kombit dhe historisë!

Etiketa: Aleksandër VuçiçkosoveSerbishaban muratiShqiperi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Ikën edhe virgjëreshat bashkë me burrneshat, mbetëm ne lexuesit e pornove nëpër gazeta

Studentët e diplomuar hedhin kapelat lart, bordet u fusin duart në xhepa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjallë apo vdekur? Balla flet për fatin e Ervis Martinajt: Po shkojmë drejt… –

Pasuritë e Ervis Martinajt, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve dhe lë në fuqi sekuestron –

12:56 | 24/03/2026
“Trajtimi çnjerëzor në burg”, Ilir Meta kryen 3000 telefonata dhe 170 takime brenda vitit –

Meta ofron 50 mijë euro garanci për të lënë qelinë, GJKKO i rrëzon kërkesën –

12:44 | 24/03/2026
Qeveria nuk mori masa, Shoqata e Transportit paralajmëron rritje të kostove dhe reduktim të flotës për qytetarët! –

Qeveria nuk mori masa, Shoqata e Transportit paralajmëron rritje të kostove dhe reduktim të flotës për qytetarët! –

12:20 | 24/03/2026

12:18 | 24/03/2026
Dyshohet se dëmtuan një të mitur gjatë operacionit, nis hetimi ndaj dy mjekëve në Tiranë –

Dyshohet se dëmtuan një të mitur gjatë operacionit, nis hetimi ndaj dy mjekëve në Tiranë –

12:02 | 24/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasuritë e Ervis Martinajt, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve dhe lë në fuqi sekuestron –
  • Meta ofron 50 mijë euro garanci për të lënë qelinë, GJKKO i rrëzon kërkesën –
  • Qeveria nuk mori masa, Shoqata e Transportit paralajmëron rritje të kostove dhe reduktim të flotës për qytetarët! –
  • Qeveria nuk mori masa, Shoqata e Transportit paralajmëron rritje të kostove dhe reduktim të flotës për qytetarët! –
  • Dyshohet se dëmtuan një të mitur gjatë operacionit, nis hetimi ndaj dy mjekëve në Tiranë –
  • Shqiptarët ngrihen kundër korrupsionit, komplikohet rruga e integrimit drejt BE –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasuritë e Ervis Martinajt, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve dhe lë në fuqi sekuestron –
  • Meta ofron 50 mijë euro garanci për të lënë qelinë, GJKKO i rrëzon kërkesën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com