Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Reagon LSI-ja pas shpërthimit: Rilindasit ende s’kanë gjetur kush i vuri tritolin babait të Sajës

Nga Ejona 0

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar në lidhje me shpërthimin që ndodhi në një nga zyrat elektorale të kësaj partie në Durrës.

Në reagimin e LSI-së thuhet me ironi se rilindasit ende nuk kanë gjetur se cila parti ja vuri dinamitin të atit të Saimir Tahirit, jo më të gjejnë atë në zyrat e LSI-së.

LSI thotë se nuk do të heshtin derisa të gjenden autorët e krimit, ndërsa kanë fajësuar militantët e Partisë Socialiste.

Reagimi:
Rilindasit ende nuk kanë gjetur kush i vuri tritolin Bashkim Tahirit, babait të Sajës, jo më të gjejnë kush vuri tritolin në zyrën e LSI, Lagjen 18, Durrës, ku vetëm 5 metra më tutje prej 2 ditëve po ruhen kutitë e fletëve të votimit në shkollën e Fizkulturës “Benardina Qeraxhi”
Ne kishim dhe kemi shumë arsye të besojmë se tritoli gjendet në duart e Rilindësve, por serish kërkojmë drejtësi. Ne besojmë tek socialistët durrsakë të ndershëm, por nuk mund të heshtim para Rilindjes së Krimit në Durrës

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej