Raporti i “Doing Businness”, PD: Qeveria Rama zhyti ekonominë shqiptare në mjerim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i “Doing Businness”, PD: Qeveria Rama zhyti ekonominë shqiptare në mjerim

16:47 | 13/07/2022
në Shqiperi
0

Për raportin e “Doing Businness”, që zbriti me një pikë vendin tonë sipas pritshmërive të investitorëve, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti. Sipas saj, ky raport jep një pamje të errët të treguesve të situatës ekonomike në Shqipëri. Ajo tha se sipas raportit, investitorët e huaj përballen me mungesën e fuqisë punëtore.  Edhe kjo ka qenë një këmbanë konstante alarmi e Partisë Demokratike, dhe lidhet me shpopullimin e vendit.

“Doing Businness”, në raportin për vitin 2022, jep një pamje të errët të treguesve të situatës ekonomike në Shqipëri. Realizuar nga FIA, Shoqata e Investitorëve të Huaj, raporti e zbret me një pikë vendin tonë sipas pritshmërive të investitorëve. Shumë më e zymtë gjendja paraqitet sa i takon gjyqësorit. Por, as transparenca e qeverisë nuk është më mirë. Secili tregues shënon 33 dhe 34 pikë, përkatësisht. Raporti nuk harron pa shprehur shqetësime dhe për monopolet, ato të cilat Partia Demokratike i denoncon me një emër tjetër, oligarkët. Investitorët e huaj theksojnë një tjetër pikë shqetësuese: mungesën e fuqisë punëtore. Edhe kjo ka qenë një këmbanë konstante alarmi e Partisë Demokratike, dhe lidhet me shpopullimin e vendit. Situata e klimës së biznesit, edhe pse ka një rritje me 1 pikë nga vitit 2019, është ende ekstremisht e pafavorshme, sepse shënon 40 pikë nga 100 të mundshme. Edhe pritshmëritë e investitorëve të huaj për klimën e biznesit janë të ulta, me një rënie prej 1 pike, pra 44 pikë. Ata tregues ku ka pasur një rritje të lehtë me vetëm 1 pikë, sipas raportit, kanë të bëjnë me çlirimin psikologjik që ka sjellë dalja nga pandemia. Treguesit e Doing Businness edhe për këtë vit tregojnë mjerimin ku e ka zhytur ekonominë shqiptare qeveria Rama. Fakti që këta tregues përputhen me paralajmërimet e Partisë Demokratike nuk na gëzon aspak. Ajo që ne theksojmë është se, kur Shqipëria është në rrezik, duhet larguar rreziku, jo të largohet populli nga vendi” – tha Sorina Koti.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Etiketa: Doing Businnessedi ramaekonomiaPDQeveriaRaportishqiptarë

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Bojkoti i avkokatëve, paralajmëron Manja: Do ta ndryshojmë ligjin e avokatisë

Bojkoti i avkokatëve, paralajmëron Manja: Do ta ndryshojmë ligjin e avokatisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

09:01 | 16/03/2026

08:27 | 16/03/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:23 | 16/03/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –

07:45 | 16/03/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

07:39 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –
  • Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –
  • Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026
  • Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –
  • Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com