Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rama tregon në “Provokacija” nëse e ka bërë testin për koronavirusin (Film)

Nga Klodiana 0

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama, ka qenë në një lidhje me skype për ABC News, në “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano.

Gjatë bisedës me Nanon, kryeministri Rama tha se nuk ka bërë testim për koronavirusin pasi nuk e ka parë të nevojshme dhe të arsyeshme për t’iu nënshtruar këtij lloj testi nëse nuk ka simptoma.

Sipas Kryeministrit masat drastike që ka ndërmarrë në izolimin e qytetarëve do të mund të frenojnë përhapjen e koronavirusit dhe do të mund të shmangin katastrofën.

Rama gjithashtu tha se 60% e popullsisë do të preket nga koronavirusi pasi kjo është e pashmangshme por që do të shfaqet me simptoma të lehta për disa duke bërë që ata që do të preken të imunizohen nga Covid-19.

Biseda ne studio:

Mustafa Nano: Mendoj se jeni kryeministri më i pafat i Shqipërisë, kam parasysh që ndodhi tërmeti pastaj kriza e koronavirusit.

Edi Rama: Gjyshja ime thoshte zoti zgjedh shpatullat mbi të cilat vendos gjërat e rënda. Është situatë e jashtëzakonshme. Nuk e ekzagjeroj nëse prapë do përsëris atë që kam thënë më shumë se 1 herë. Kur hap sytë në mëngjes më kujtohet e para gjë fjala e Lindon Johnson kur iu desh të dilte përpara popullit amerikan për ti dhënë lajmin e vrasjes së John Kenedit ku tha: do jepja me kënaqësi gjithçka që kam për të mos qenë unë këtu përpara jush! Mirëpo kjo është një barrë për t’u mbajtur dhe do çuar deri në fund.

Mustafa Nano: Unë mendoj se ju në rrethana emergjence dhe krizash duket sikur jepni më të mirën tuaj..

Edi Rama: Mbase sepse në këto rrethana edhe vëmendja në atë që unë bëj është më e madhe dhe mbase ndaj duket më e qartë vlera ime.

Mustafa Nano: Për tu kthyer të kriza aktuale, unë pata një testim në familjen time. Dikush kishte temperaturë dhe u detyrova që edhe unë të bëj testin për të cilin rezultova negativ. Po ju  keni bërë ndonjë testim?

Edi Rama: Jo. Mendoj se nuk duhet të testohet kush nuk ka simptoma, por gjithkush duhet të sillet njësoj sikur e ka koronavirusin. Që do të thotë se duke u testuar nuk është se ndryshon diçka.

Mustafa Nano: Rasti i Boris Johnson tregon që edhe kryeministrat e vendeve të mëdha mund të infektohen

Edi Rama: Shumica e kanë bërë…

Mustafa Nano: Për ta filluar me lajmin më të fundit në botën shqiptare. Sot në mëngjes doli informacioni zyrtar ku u njoftua se numri i të infektuarve është shtuar me 20 të tjerë, ndërkohë u tha se janë testuar më shumë se zakonisht. Kam frikë se sa më shumë të testohen aq më shumë do dalin, ju keni ndonjë ide sa mund të jetë numri i të infektuarve?

Edi Rama: Nuk kam një ide të tillë, por di që 60 % e njerëzve do ta marrin ose e kanë marrë. Virusi nuk ndalet virusi do bëj të vetën. Ajo që është e rëndësishme është që ne duhet ta ngadalësojmë përhapjen e tij dhe aspekti tjetër është që, duke e marrë virusin shumica dërrmuese faktikisht nuk ndjen asgjë dhe imunizohet. Nuk e di sa janë por di që patjetër që ka më shumë që e kanë se sa ata që janë të testuar. Ata që testohen janë njerëz që kanë simptoma përtej një kolle të thjeshtë apo një temperature të lehtë. Nëse ne do vazhdojmë të rezistojmë së pari do shmangim katastrofën dhe së dyti do fillojmë të mendojmë për lirimin e masave më shpejt se vendet e tjera.

Mustafa Nano:  E keni menduar ndonjëherë se s’mund të shmangim dot katastrofën?

Edi Rama: Pikërisht se e kam menduar kam insistuar me shumë forcë të vendosen masat shumë shpejt. Kemi qenë të parët që kemi marrë masa drastike duke parë që jemi të dobët. Ideja e katastrofës më ka qëndruar mbi kokë gjithë kohës. Një katastrofë do të thotë mijëra të vdekur.

Ne nuk kemi luksin të numërojmë mijëra të vdekur dhe për më tepër të kemi një kolaps të sistemit shëndetësor ndaj dhe po bëjmë shtrëngime të mëdha pikërisht se katastrofa duhet ta shmangim me çdo kusht./abcnews.al

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej