“Shëndet për të gjithë” ishte aktiviteti I zhvilluar pasditen e sotme në ambjentet e Kryeministrisë, ku të pranishëm kanë qenë kryeministri Rama, ministri i Shëndetësisë Beqaj dhe përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Zsuzsanna Jakab.
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar se sistemi shëndetësor në vend i është nënshtruar një “ndryshimi rrënjësor”, duke u bërë gjithnjë e më i dobishëm për qytetarët.
“Është një ndryshim rrënjësor që ka nisur në rrugën e rilindjes së shëndetësisë dhe OBSH jep një vlerësim maksimal”, ka deklaruar Rama.
Duke përmendur si arritje check up-in falas, Kryeministri i ka mëshuar strategjisë së partneritetit publik-privat, e cila sipas tij po ripërtërin funksionalitetin e spitaleve.
“Të vazhdojmë të ndërtojmë partneritetin publik-privat për një shërbim më të mirë dhe për më shumë investime. Shteti nga ana e tij merr përsipër të shlyejë këto investime që vijnë nga privati”, ka sqaruar Rama.