Nga Devolli, ku prezantoi Eduard Duron si të besuarin e PS-së për zgjedhjet e 30 qershorit, kryeministri Edi Rama sulmoi opozitën për të cilën tha se nga frika e drejtësisë mbajnë peng zgjedhjet.
“Dhe pse ndodh kjo, për një arsye të qartë. Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi janë monumenti frikës nga drejtësia, nga hapja e negociatave që nis me drejtësinë. Dhe drejtësia i trajton të gjithë njësoj, nga më i gjati te më i shkurtri, dhe jo si i ka trajtuar për vite me radhë. Zgjedhjet janë pengu që duan për të futur vendin në kaos e për të dhënë mesazhin e gabuar në Europë. Në kohët e dikurshme do quhej sabotim, sot e ka emrin një përpjekje kundër Shqipërisë. Kjo përpjekje do dështojë me turp e turpi do u mbetet atyre që e kanë ndërrmarrë.” tha Rama.