Ish-kreu i grupit të PD, Astrit Patozi dhe kryeministri Edi Rama janë përfshirë në diskutime për kultivimin e kanabisit në vend. Patozi ka akuzuar se pistën në Ishëm e kanë vënë në dispozicion trafikantë të vendit dhe ndërkombëtar. Patozi ka shtuar se Shqipëria nuk mund të trajtohet si Kolumbi, ku njerëzit mendojnë se kanabisi është mbijetesë.
Sakaq Kryeministri i është drejtuar duke i thënë se duhet të shoh raportet e ndërkombëtarëve, të cilat vijnë nga institucione me kredibilitet.
Patozi: “Në Shqipëri po rrëzohen avionët e drogës si të ishin harabelë që fluturojnë para kohë dhe kur bien dy brenda vitit do të thotë se frekuenca e tyre është e lartë, sepse të gjithë e dinë se aksidente ajrore nuk janë aq të lehta.
Kam dëgjuar Edi Raman të mburret para shumë kohësh se qeveria e tij ndryshe nga paraardhëset ka marrë në kontroll territorin në Shqipëri, duke e besuar e akuzoj sot se atë pistën sportiv në Ishëm e ka vënë në dispozcion të trafikantëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë të drogës dhe kam frikë se nuk është e vetmja. Ajo u rrëzua dhe jo se e kapi policia. Është jashtë çdo dyshimi se një gjendje e tillë prodhon dëshpërim.
Ne nuk duhet ta konsiderojmë si një fatkeqësi natyrore, por si të keqe që duhet shkulur.
Ka nga ata që i kërkojnë opozitës të marrë kosën dhe ti korrë vetë arrat e mbjella me hashash si zgjidhje e vetem. Inovator si ide, por unë medoj se PD nuk mund të bëhet si farku edhe se Shqipëria po trajtohet si Kolumbia e Europës. Ka dhe të tjerë që mendojnë se kanabisi është mbijetesë.”
Rama: “Të dëgjova që the unë marr si lëvdatë heshtjen e perëndimit. Si do ti të flasë perëndimi lidhur me këtë fenomen dhe raportin me këtë fenomen, si e do të flasin? Nuk të mjaftojnë raportet e DASH, BE Guarda di Finanza?!
Janë institucione me kredibilitet që nuk mund tja vëmë ne në dyshim. Raporti i DASH në vitin 2014-2015 flet për rezultate mbresëlenëse. Ca duhet të thotë tjetër. Ku e ke dëgjuar ti Astrit nga unë që droga nuk ekziston?
Unë kam thënë që ky është një fenomen që nuk lindi me këtë qeveri, por kjo qeveri po e lufton ballë për ballë. Astrit, ke qenë ktryetar i grupit parlamentar me një qeveri ku kryeministri ka deklaruar se Lazarati është qëndrim politik. Nëse i referohemi raporteve teknike operacionale të Guardia Di Finanza, në qeverisjen tënde ka pasur sipërfaqe të mbjellë me hashash në një sasi që është shumë herë më e madhe sesa sasia e mbjellë në periudhën që qeverisim ne.
Nëse deri në 2013 nuk kishte asnjë qëllim për ta luftuar, kishte një qëndrim publik të njohjes së republikës së Lazaratit. Besoj që ka 1001 arsye për të bërë opozitë, për të kritikuar apo akuzuar këtë qeveri, por nuk mundet dot që as ti dhe as partia jote të godisni këtë qeveri.
Nëse do kishte jo ngjashmëri, por thjesht një konotacion të asaj natyre do ishim ne sot në kushtet kur KE po përgatit rekoamndimin pozitiv për të hapur negociatat. Si të shkon në mendje që DASH do mund të rrinte duarkryq, që ai shtet ka marrë udhëheqësa me helikopter dhe i ka hedhur për këtë fenomen.
Nëse deri në momentin kur ne erdhëm ne qeveri s’mbahet mend ndonjë moment që ministri i Brendshëm i juaj të shfaqej në ndonjë platancion apo mediat të kenë dhënë që u shkatërrua kjo apo ajo dhe fakti që cdo ditë shkatërrohen platancion nuk tregon se Shqipëria po bëhet Kolumbi.”