Rama pas takimit me Lu: Vija e kuqe është e SHBA-së dhe BE-së – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama pas takimit me Lu: Vija e kuqe është e SHBA-së dhe BE-së

16:20 | 15/06/2016
në Uncategorized
0

Kryetari i opozitës Lulzim Basha reagoi pas deklaratës së Ramës duke e ftuar Kryeministrin të reflektojë rekomandimin 88 të Venecias.

Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për të nënvizuar rolin e ndërkombëtarëve në këtë reformë, si proçes nga i cili varet dhe integrimi i Shqipërisë në BE. Sipas Ramës vija e kuqe që ka të bëjë me ndërhyrjen në proçesin e vetingut është vendosur nga SHBA dhe BE dhe duhet të marrë vulën e BE-së.

Edi Rama: “Përsërisin pa pushim Venecia Venecia ju ka mbetur të marrin një gondol dhe një kapele tipike të Venecias dhe të vazhdojnë të përpiqen të hedhin as më shumë ujë për të hodhuar substancën e reformës. Falë presionit të madh të publikut, pozicionit të qartë dhe të hapur të BE-së u tërhoqën nga thuajse gjithçka por nuk u tërhoqën ende nga kryesorja: mos futja e duarve të partive në procesin e vetingut, radiografimi etiko profesional i çdo prokurori “

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Duke sjellur vendimet për vrasjet e 21 janarit, apo dhe të tragjedisë së Gërdecit Rama ngriti një pyetje: Cfarë është ky sistem?  Nuk është i kalbur por është pazar i madh ku drejtësia shitet e blihet. Kujt ia tregojnë këta kapjen me 2/3 ne?!

Rama nënvizoi: Duam që vëllazëria në krim mes politikës e gjyqësorit të prishet dhe se vija e kuqe është pozicioni i SHBA, BE dhe partnerëve kryesorë.

Edi Rama: Nuk është diskutim i brendshëm më, mes PS e PD por është debat mes një qëndrimi strategjik dhe një qëndrimi puro partiak. Qëndrimi strategjik është i yni. Duam ta shembim këtë sistem drejtësie. Ky draft e shemb por pa vetingun e pavarur ndërton nëj shtëpi të re ku futen xhagajdurët e vjetër. Këtë nuk e pranojmë dot.

“Nuk mund të bëjmë reformë që tia hedhim BE-së. Reforma duhet të marrë vulën e BE-së dhe nuk e merr vulën duke i çuar në tavolinën e Brukselit të shkruar në SHQUP-isht apo Socialist 88-tën. Nëse ata do ta lexonin 88 siç e lexon SHQUP atëherë s’ka asgjë”

Është momenti i ndarjes së shapit nga sheqeri, i të shkuarës nga e ardhmja që do të thotë kush nuk justifikon dot pasurinë e vet dhe nuk është i justifikuar për vendimarrjet që ka bërë, nuk janë 1, 2, 10, 15, 70, por janë mbi 100 gjykatës që kanë dhënë vendime të tmerrshme, të pajustifikueshme. Por sidoqoftë si mund të pranojmë ne, qoftë dhe një i vetëm nga grupi i gjykatësve që kanë liruar kriminelë dhe përdhunues ta kalojnë testis e radiografisë sepse partia X apo Y ka një opinion pozitiv për ta. Cfarë do bëjmë ne KQZ e vitit 2011?! Do të nxjerrim diagnozën e duhur nga pacienti i gabuar? Ne jemi të vendosur në këtë pikë sepse duam që vëllazëria në krim mes politikës e gjyqësorit prishet

Reforma do shërbejë për afrimin me BE-në.  Teorikisht, ne mund të bëjmë një reformë që tradhëton popullin shqiptar, se janë bërë shumë reforma por kanë qenë  tradhëti të interesave kombëtare e publike por ne nuk mund të bëjmë dot një reformë dhe tia hedhim BE-së. Nuk ka ardhur BE të thotë që duam të hyjmë në Shqipëri, është Shqipëria që i bie derës e thotë duam të hyjmë në BE. Atëherë për të hyrë në atë derë ka një radiografim të shteteve, ashtu sic duam ta bëjmë ne me gjyqtarët. Atë radiografim nuk e bëjnë partitë atje por një sistem i tërë, këtë duam ne.

Për çfarë na e përsërisin këtë 88, Cfarë rëndësie ka në fund të ditës si e lexoj unë apo Lulëzimi. Në fund fare reforma që po bëjmë duhet me patjetër të marrë vulën e BE-së dhe nuk e merr vulën e BE-së duke i çuar në tavolinën e Brukselit të shkruar në SHQUP-isht apo Socialisht 88-tën. 88 e lexojnë vetë, nuk kanë nevojë për përkthyes as nga SHQUP as nga qeveria. Nëse ata do ta lexonin 88 siç e lexon SHQUP do ishim të gjithë në rregull në fund të fundit kjo nuk është reformë për PS-në. Kjo është reformë ku partitë kanë pasur mundësi të japin kontributin e tyre, koalicioni ynë e ka dhënë, opozita s’e ka dhënë , ose e ka dhënë sipas saj, por në fund të ditës nuk është supë që po e gatuajmë në kazanin e parlamentit tonë dhe më pas do ia japim ta hanë ata që për shumë vite me radhë janë abuzuar, njerëz të zakonshëm me gjithfarë gënjeshtrash. Është reformë që duhet ta miratojë BE. Nuk është më diskutim i brendshëm. Nuk është më debat mes PS-së dhe PD-së më, por debat mes një qëndrimi strategjik dhe një qëndrimi puro partiak

Kreu i PD, Lulzim Basha i bëri edhe njëherë apel kryeministrit Rama që të pranojë plotësisht rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias. Në një dalje për mediat nga selia blu, kryedemokrati Basha tha se Rama po përpiqet të bëjë drejtësi me një plan për ta kapur atë.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij ka lidhje me Emiljano Shullazin./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, where he accused the Prime Minister Edi Rama about Emiljano Shullazi.

Basha: Të ftoj të reflektohesh të qetësohesh. PD dhe unë jemi gati që ti japim Shqipërisë një drejtësi të pakapur politikisht. Të heqësh pengesën e vetme  dhe të pranosh plotësisht dhe jo pjesërisht rekomadnimin 88 të Venecias.

Kryeopozitari tha gjithashtu se Rama kërkon që të kontrollojë Vetingun, duke planifikuar miratimin e një reforme në drejtësi të kapur politikisht.

Basha: Zullumi që ka bërë këto 3 vjet është shumë i madh. Rama me zullumin e tij nuk do të flinte i qetë nësë drejtësia do të ishte e pakapur. Ndaj e duan me cdo kusht drejtësinë e kapur. Por një drejtësi të pakapur e duam e kemi dashur. Vendi ynë nuk ka nevojë për provokime të ulëta që tregojnë destabilitet. Vendi ynë nuk ka nevojë për vija të kuqe. Vendi ynë ka nevojë për një dritrare shpresë për ekonominë që po lëngon, për varfërinë, për një klimë të mirë biznesi.

Prandaj PD u investua për një drejtësi të pakapur. I kam thënë qytetarëve se nuk do të kemi një byro të kapur nga Rama dhe Tahiri dhe kjo falë punës tonë. Kështu fituam 38 beteja me regjimin e korruptuar të Ramës.

Detyrën time për moskapjen e drejtësisë e kam bërë edhe pse detyren time si jurist nuk e ndjej të përfunduar ende. Rama nuk heq dorë nga projekti i kapjes politike. Rama kërkon të kontrollojë vetingun me duar që duken ose jo. Pse nuk pranon rekomandimin 88 të Venecias. Zgjidhjen e ka aty.

 Menjëherë pas deklaratës së Bashës, Rama i përgjigjet në Facebook

Rama: Lulezim rrofsh per ftesen per reflektim e qetesi po beja Shteteve te Bashkuara/Bashkimit Europian jo mua.Dhe shume suksese Kombetares sot!

rama 1

 

Etiketa: BEPDPSreagon bashaSHBAtakimi rama-lu

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Ditari i Servet Pëllumbit: Nano nuk vinte në mbledhje, pinte natën e flinte ditën

Ditari i Servet Pëllumbit: Nano nuk vinte në mbledhje, pinte natën e flinte ditën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com